Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Kush mund ta besojë këtë propagandë primitive, kinse banorë arabë paskan jetuar në Besi-Besianën ilire (shih: Fig. 1)? Emrat e krahinave, të qyteteve të lashtë ilirë dhe simboleve me brirët e dhisë, sipas monedhave të lashta në viset ilire, në Istri në brigjet e detit Adriatik (Kroacia e sotme) dhe Istria, Nistria, por edhe në Abhazia e sotme, në brigjet e Detit të Zi, nuk janë një rastësi, ato dëshmi e shtrirjes së fiseve pellazge-ilire në ato territore. Kush mund ta arsyetojë krimin e forcave paramilitare, policore e ushtarake ruse, që vetëm gjatë një nate, në shtator të vitit 1993, në qytetin Suhumi (Diosguri i lashtë i Gurisë), kanë masakruar mbi 2000 banorë civilë vendës dhe kanë dëbuar me dhunë e terror nga ky qytet mbi 50 mijë banorë të tjerë, siç kanë vepruar me shekuj më parë edhe në shumë rajone të tjera me popullsi të lashtë vendëse?! Shiheni simbolin ilir në stemën e këtij qyteti të lashtë (Fig. 10) dhe reflektoni pse masakra të ngjashme kanë kryer regjimet e Kremlinit disa shekuj me radhë, në rajonet me banorë autoktonë, ku edhe sot kryhen gjithë ato masakra të tmerrshme mbi banorët vendës të Ukrainës nga forcat ushtarake ruse dhe mercenarë nga jashtë, pasues të Internacionales së zezë terroriste ruse-sovjetike!
1.
Shih, në stemën e falsifikuar të Besisë (Besarabisë), propaganda sllave-moskovite e Rusisë si i ka vendosur tre portrete njerëzish të racës së zezë arabe, ndërkohë që të tillë asnjëherë nuk kanë jetuar në këto hapësira nga lashtësia e hershme deri në ditët e sotme, për ta shitur më lehtë propagandën e tyre, kinse Besia paska qenë Besarabi, prandaj, si e tillë të urrehet nga popujt fqinjë të saj për shkak të paragjykimeve fetare dhe racore, duke pretenduar sa më parë ta zhdukin nga faqja e dheut shtetin e lashtë të Besisë-Besanisë-Besianës), e cila ka ekzistuar historikisht mes Vllahisë së lashtë (Rumania e sotme) dhe Volhinisë së lashtë (Ukraina e sotme), bashkë me historinë e saj të stërlashtë pellazge-ilire. Sipas hartave më të vjetra të botës, edhe masivi malor i njohur më vonë me emrin Karpate, më herët është quajtur Alpet e Besëve apo të Besisë. (Fig. 1)
2.
Jo Besarabia, sipas propagandës sllave-moskovite (ruse), apo Bastarnae, sipas propagandës borgjeze evropiane, për ta paraqitur rrejshëm autoktoninë e tyre në Evropën Qendrore dhe Juglindore, në hapësirat ku kanë banuar fiset e lashta pellazge-ilire, kurse nga shek. I – VII e.s. ka dominuar popullsia ilire e Besëve-Besianëve të Trakisë, e shtrirë nga Alpet Besiane deri në Bosfor dhe Athinë. (Fig. 2)
3.
Nga Kaukazi deri në Alpet evropiane të sotme, siç shihet edhe nga monedhat e periudhës antike, deri te simbolet e principatave, mbretërive të lashta, qyteteve më të lashtë në brigjet lindore dhe perëndimore të Detit të Zi, dominojnë simbolet e lashta pellazge-ilire, shqiponja me dy krerë, brirët e dhisë (i panë përdorur në përkrenaret e tyre, Leka i Madh, mbreti Pirro, Burebista i Dakisë, Skënderbeu etj.), kulti i heronjve mitikë – Diosgurët, perëndia pagane – Dionisi etj., si dhe emërvendet në gjuhën e lashtë shqipe, nga lashtësia më e hershme që njeh njerëzimi (qytetërimi) i sotëm. (Fig. 3)
4. Nga një monedhë tepër e lashtë, e cila ndodhet në Muzeun e Kopenhagës*, e gjetur në rrethinat e Selanikut (qyteti ilir Terma), përveç portretit të mbretit Krya, perëndisë së lumit Struma dhe banorëve të tij (Strimoni), në pamjen e perëndisë pagane të ilirëve të Trakisë, Dionisit, në faqen e pasme të saj shihen edhe këto simbole, të cilat aktualisht ndodhen, në stemën e shtetit të Ukrainës, të principatës së lashtë të Abhazisë (Guria-Gurzia-Gruzia-Gjeorgjia), si dhe të Besisë-Besanisë (Bes-arabisë) së lashtë, emrin e së cilës propaganda sllave-moskovite e Rusisë dhe e satelitëve të saj në Ballkan dhe Evropë, e kanë fshirë nga hartat dhe faqet e historisë më të re të Evropës. (Fig. 4)
* Shënimet origjinale (nga të huajit) për monedhën, Fig. 4:
“English: Serdi region
187-168 BC or later obverse: head of rivergod Strymon right reverse: wide trident ref: type: (A?)5B imitation of: SNG Copenhagen 1298-9 var. weight: 8,37g diameter 22-20mm
This coin is overstrike of official Thessalonican coin:
Thessalonica 187-31 BC obverse: head of Dionysos with ivy wreath right goat standing right ΘEΣΣA_ΛO / N_IK_HΣ (NE) / ? other monograms Sear #1466; BMC Macedonia p. 110, 10 – 16
Imitations from Serdi region weren’t used to fool Macedonian traders but as their own currency. This coin is one of overstrikes on official Macedonian coins which proves this theory.
Data: 14 maj 2014, 17:19:41”
(26 maj 2022)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!