strong>
Që nga klasa e parë unë po e ruaja abetaren e gjuhës sonë shqipe. Duke shkuar në shkollë, që në pranverë të vonuar, afër rrugës së asfaltuar, aty ishte një pus me ujë, e aty ndalem që t’i pastroi pakëz këpucët e mia të grisura, se më ishin bërë më baltë të rrugës, ndërsa rrugën e asfaltuar nga shtëpia ime e vjetër e kisha diku afër pesëqind metra. Aty duke pastruar këpucët, nga çanta më ra abetarja në ujë, me është larguar shumë, e mora abetaren, e shkunda që uji mos rri në fletat e saja të arta, por atë ditë nuk shkova fare në shkollë, por as nuk u ktheva në shtëpi, qëndrova në një lëndinë, aty kishte dal pak rrezja e diellit, aty e vendosa abetaren që të thahet nga dielli. Unë jam munduar të jem një çun i mirë, çdo herë kur jam nisur nga shtëpie për të shkuar në shkollë, e kam përshëndetur nënë, por kushtet e rënda ekonomike, varfëria e madhe na ka bërë si fëmijë të jemi më e heshtur dhe e ndarë nga shokët e shoqet e klasës.
E kam dashur shumë librin, që në atë kohë kur jam bërë për të ditë dhe kam filluar të kem mbamendje për jetën dhe për librin. Librin e parë të gjuhës sonë shqipe, abetaren e kam dashur shumë, në fakt kam qenë i dashuruar më atë libër, atë e ruaja si sytë e mi. Unë edhe pse më herët i kam mësuar shkronjat, kam mësuar të lexoj dhe të shkruaj, kam mësuar që kur isha tepër i vogël, sa u bëra që unë të eci në këmbët e mia dhe po flisja si një bilbil, që atëherë fillova të mësoja. Por unë kisha dy vëllezër më të mëdhenj së unë, nga ata mësova vargje dhe i mësoja shumë shpejt.
Erdhi koha të shkoja në klasë të parë, shkova për në shkollë në moshën pesë vjet, por mësuesi dhe disa mësues të tjerë që ishte aty, nuk më pranuan që të jem nxënës i klasës së parë në atë vit. Njëri nga mësueset me tha: -sa vjet i ke vogëlush? Unë ju përgjigja, i kam veç pesë vjet. Ai ma ktheu, ju duhet të shkoni në shtëpi, të rritni ende, edhe pas një viti ejani dhe do të jeni nxënës i kësaj shkolle, unë po ia kthej më nervozizëm, shumë të madhe, unë dua të jem nxënës i kësaj shkolle, unë di të shkruaj dhe të lexoj, ai sërish tha: -shkoni në shtëpi, hani dhe pini, rrituni ende dhe pas një viti ejani, atëherë do të jeni nxënës i kësaj shkolle.
I pikëlluar po kthehem për në shtëpi, sa hy në oborr e takoi gjyshin tim ndjesë pastë, ai ishte i veshur më një këmishë të kaltër, me plis të bardhë në kokë, jelek e më orë me qostek dhe pantallona ngjyrë të zezë, por plisin që mbante në kokë, e kishte të pështjellur më një shall të kuqe si ngjyra e flamurit.
Unë që si e pash gjyshin tim Sadikun fillova të qaj, po qaja më zë të lartë. Gjyshi m’u afrua afër meje dhe më tha: -Kush të ka nguc me babën, pse po kanë?. Unë edhe më shumë po e rriti ofshamën dhe po qaj më lot, lotët me bini sa “grushti”, vërtet u ndjeva shumë i mërzitur që mësuesi nuk me pranoi në shkollë, por unë isha vetëm pesë vjet. Me zë ashtu duke qarë gjyshit i thash: -më ka mërzitur një mësues, ai nuk më pranoi për të shkuar në shkollë, nuk më regjistroi aty emrin, ai më tha je i vogël për të ardhur në shkollë. Por de të kam thënë dhe unë, që ti je ende i vogël. Unë fare nuk pajohesha që isha i vogël, ngritëm në këmbë, i them gjyshit. -Por unë jam i madh, e shikon sa i madh jam, jam gati sa ti, por pse me thua që jam i vogël? – unë jam i madh, shumë i madh, ma i madh se ti jam gjysh. Gjyshi fillon të qesh më zë, me përqafon dhe më lëmon flokët e mi ngjyrë ari, flokë i kisha të gjata deri në gjysmën e shpinës.
Gjyshi me shikoj drejt në sy dhe më tha: -Ngomë gjyshit, ti duhesh të rritesh edhe për një vit, duhesh të jesh edhe pak, pak ma i madh dhe atëherë do të shkosh në shkollë, atëherë do të pranoj mësuesi që të jesh nxënës në shkollës. Por unë ja kthej gjyshit. -Po mirë, e nëse ai mësuesi nuk më pranon pas një viti? Jo, ai do të pranojë, pas një viti ti do të jesh nxënës i asaj shkolle.
Viti po kalon, erdhi koha që të shkoi në shkollë, isha shumë i gëzuar dhe i lumtur që hyra në klasën e parë, por brenga më e madhe në atë kohë ishte varfëria, edhe në atë kohë ishte e theksuar shumë përqeshja (bullizmi). Kam qenë bukur shumë i bullizuar për arsye që isha i varfër. Por kurrë nuk kam treguar, e kam kaluar ashtu në heshtje, por vetëm shpirti im, brendësia ime, e ka kuptuar qartë sesa e kam vuajtur, sa kam qenë i lënduar në atë kohë.
Isha i vogël dhe nuk e kuptoja. Kosova ishte e pushtuar nga armiqtë serbo-sllavë. Ata e kishin pushtuar Kosovën dhe popullin shqiptar, e mban peng, e mbanin të burgosur dhe pa as një të drejtë thuaj elementare për jetë!
Më favore ishin vetëm ata që kishin pranuar dhe ishin nënshtruar sistemim hegjemonist (komunist-titiste) serbë.
Një pjesë e disa “intelektualëve” shqiptar ishin bërë pjesë e sistemit serbe-sllave, çdo burgosje e revolucionarëve, e atdhetarëve që po vepronin me mish e shpirt për liri dhe të drejtat e shqiptarëve, ata i duartrokisnin.
Një pjesë e këtyre akademikeve e disa shkrimtarë që po u shërbenin armiqve tanë, ata kanë qenë edhe dëshmitarë kundër atdhetarëve, nga dëshmia e tyre vuajtën shumë shqiptarë në burgje të rënda, në burgje e vite të gjata, njeri ndër ta ishte dhe Baca Adem Demaçi i cili vuajti burg të rëndë, e dëshmitar ishin disa shkrimtarë, politikanë të asaj kohe, nga dëshmia e tyre mbajti mbi 28 vjet burg, Baca ynë.
Këta tradhtarë (disa), pas burgosjes së atdhetarëve, këta merrnin çmime dhe ngritshin në detyrë, paga ju rritej, pasuria ju shtohej. Por të gjitha këto të mira i merrnin në emër të shtypjes dhe të ruajtjes së vëllazërimbashkimit, këto para i merrnin ata që ishin tradhtar, që nga tradhtia e tyre derdhej gjaku i atdhetarëve në burgjet e rënda të Serbisë. Aty në ato burgje, në ato qeli të gjitha muret e atyre dhomave të errëta, të ftohta, janë të lara më gjak të atdhetarëve shqiptar, të cilët sakrifikuan, u flijuan për çlirim, liri të atdheut nga çizmja e zezë e Serbisë fashiste.
Por një pjesë të atdhetarëve nuk dolën të gjallë nga aty, nga torturat ata vdiqën në burgje ose i rrahën aq shumë që pas daljes nga burgu, pas dy javë ose një muaji vdiqën. Këto tortura ishin të rënda, por me shumë të dhemb kur e kupton se për dëshmitar e kemi shqiptarin, atë që është i gjakut tënd, i vendin tënd, i atdheut tënd, por kokë e trup është i shitur për armiq, është bërë ma i keq se sa vetë armiqtë. Por historia e ka një detyrë, të shkruaj të dy anët e medaljes, atë faqen e bardhë dhe të lavdishme dhe faqen e zezë dhe të errët.
Vitet po kalonin shpejt, gjyshi im ndjesë pastë iku nga jeta, unë çdo ditë po rritem nga pak. Dëshira ime që të kem një Bibliotekë ishte e madhe, fillova më tubimin e librave, më dërrasa po mundohesha të bëja ca rafte për libra. Por ne në atë botë, e kishim një vitrinë, aty mbanin edhe ca rroba dhe aty po mundohesha të sistemoja librat e mia, ato libra ishin kryesisht libra shkollore më përjashtim të disa veprave që na i kërkoni në shkollë për t’i bërë hartime. Por në mesin e atyre librave ishte dhe libri im i parë, ishte abetarja e gjuhës sonë shqipe, ajo qëndronte si mbretëresha në fron.
Rrethanat politike e bënë të vetën, situata në Kosovë u bë çdo ditë edhe më rëndë, lufta po merr përmasa të mëdha, populli shqiptar më në krye më Ushtrinë Çlirimtare po bënin luftë për liri e çlirim të atdheut. UÇK-ja çdo ditë po korrë fitore, çdo ditë liria ishte më afër se kurrë, por ashpërsia e forcave pushtuese serbe-sllave nga humbja e madhe që po merrte përditë nga Ushtria Çlirimtare, nga UÇK-ja po i revoltonte shumë ata!
Forcat fashiste pushtuese serbe-sllave po vrisnin e masakroni fëmijë, gra e pleq, por edhe shumë shtëpi, po digjen nga kjo dorë e errët dhe gjakatare serbe. Ashtu si shumë shtëpi e kulla që u djegën nga dora kriminale pushtuese serbe në tërë Kosovën, ashtu edhe shtëpia ime e vjetër është djegur nga dora serbe, është djegur më gjithë raftet e librat e mia. Është djegur abetarja e gjuhës sonë shqipe, abetarja e art dhe e larë më gjak, më gjakun e shumë burrave e grave, me gjakun e fëmijëve të porsalindur, më gjakun e atyre që luftuan për shkronja shqipe, për gjuhën e lirinë tonë që të përdorin gjuhën e kulturën tonë lirshëm.
Kur dritën ma shuan armiqtë serbë
Shkronjat e shkruan në qiell emrin
Nga gjaku i atyre trimave që po luftonin
Për liri të atdheut tim të ndritur.
–
Gjaku i dëshmoreve u bë dritë
Shkronjat e abetares i vulosen me gjak
Me gjak të Zahirit e të Adem Jasharit
Me gjakun e grave e burrave të atdheut.
–
Kur dhimbjet më përqafonin në male
Atje kam kujtuar abetaren time të parë
E sot armiqtë më vriten kujtime e mia
Ata më rrënuan bibliotekë time shqipe.
–
Nga ajo kohë kam në zemër abetaren
E gjithë tymi në qielli shkroi Liri-Liri
Dardani, atdhe ynë gëzoi çlirimin e ti
Fal gjakut të grave e burrave dëshmorë
Sot e përjetë abetarja e lirë do të rrojë.
Që nga koha që ka mbetur vetëm kujtim, si një kujtim i shkruar në letrën e bardhë. Sot po më përpjekje dhe në rrugëtim që të bëjë Bibliotekën time, në kullën e ndërtuar pas çlirimit të Kosovës, po në ato themele që dikur forcat pushtuese serbo-sllave i bërën pluhur dhe hi, po aty do të jetë qendra e dijes dhe e gjuhës sonë shqipe. Aty do të jetë abetarja e gjuhës sonë më të bukur shqipe.
Kurrë mos harroni të kaluarën, por mos u rëndoni më të, atë arkivoni, mbani si një arkiv për memorie historike a po si një kujtim për mallëngjim. Jetoni të tashmen, përqafoni dhe gëzoju të tashmes, por mos u lodh shumë për të menduar të ardhmen, koha që do vjen do ju mësoj atë që e keni fat për të përqafuar në ditët në vazhdim! Jeto përherë, i buzëqeshur, jeto vetëm shqip + shqip + dhe vetëm + shqip!
–––––––––––––––––––––––––
Të drejtën për publikim, shpërndarje të këtij punimi kanë të gjithë, por duke ruajtur autorësinë!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!