Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski i ka reaguar të dërguarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi i cili në një postim në X kishte njoftuar lidhur me takimin që ka pasur me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe tre të tjerët nga Gjermania, Franca e Italia.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Lajçak kishte shkruar se kishte pasur konsultime intensive dhe substanciale, gjersa theksoi se kanë biseduar edhe për hapat tjerë për zbatimin e marrëveshjes për normalizim e raporteve Kosovë-Serbi.
E lidhur me këtë ka reaguar njohësi i çështjeve të Ballkanit, Jonusz Bugajski i cili i kërkoi Lajçakut të ndalojnë këtë gjuhë të pakuptimtë dhe se askush nuk e beson më këtë fasadë.
“Ndaloni gjuhën e pakuptimtë dhe mendimet e dëshirueshme. Askush nuk e beson më këtë fasadë.
Beogradi dhe Moska po luajnë me juve si me budallenj. Kështu dëshironi të kujtoheni kur të ndizet lufta e ardhshme ballkanike?”, shkruan Bugajski.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!