Nga: Abaz Goxhaj
Athinë, 12 Shkurt 2022.
Ç’janë këto shtatore
Fantazma të zeza,
Vrer e tradhwti,
Turpi vjen tek dera!
.
Ngrihen vazhdimisht
Pa kuptim e vlera,
Tokës i rëndojnë,
Vlon gjaku ndër breza..!
.
“Kërpudha” e parë
Ish një pasha turk,
“themeloi” Tiranën.
Turp e shkuar turp..!
.
Shihni Gerlandinën,
Pes’ ditë mbretëreshë,
Kapardiset shumë.
M’u si “sokoleshë”..!
.
Ç’ësht’ ky turp i radhës,
Ju që na drejtoni?!
MËMAT shamizeza
Ç’thonë, a i dëgjoni..?!
.
– Kemi të FLORINJTA
TONAT mbretëresha,
Iliren TEUTA,
ARGJIRO princesa..!
.
DONIKË KASTRIOTI
e SHOTE GALICA,
ka plot KOMBI YNË,
si gjerdanë me drita..!
.
Sa shumë MËMË PASHAKO
e NËNA TEREZA ,
LAPIDARË në qiell
ngrihen në gjith’ brezat..!
.
Kemi vajzat tona,
në gjith’ brezat radhë,
që lindën me pushkë,
për ATDHE U VRANË!
.
Do flas, do bërtas
Me zë shum’ të fortë:
-Ç’ka bërë Gerlandiana..?!
Kush do të më thotë..?
.
Ç’bëri Gerlandina,
More faqezinj..?!
-Brodhi gjithë botën,
Fjeti mbi florinj..!
.
Nuse në Tiranë,
As Dielli s’e pa,
Iku në 6 Prill
Me Mbretin për kra..!
.
Të gjithë vëndin mbarë,
Hall’ i madh e zuri,
AJO përshëndeste
Përtej nga Kosturi..!
.
Këtu bëhej luftë
E derdhej gjak me okë,
AJO bënte qejf,
Plazheve në botë!
.
MËMAT po luftonin,
Ngarkuar me djepe,
AJO nëpër ballo
Bënte tuealete..!
.
U mbytën në lot,
MËMAT SHQIPTARE,
AJO hasharitej,
Bënte qejf në bare..!
.
MËMAT shamizeza,
Me plot plumba zëmrën,
AJO gjithë jetën
S’e pushoi këngën..!
.
Bijt’ e TU, moj MËMË,
Nuk e njohën frikën.
LEKA , të vrit natën
E të qante ditën!
.
Këtë fillim shkurti
Lali e mer për dore,
Në mes të Tiranës,
I ngre përmendore..!
.
I jep një buqetë
Të bukur me lule:
-Sa lezet, që ke!
Rri e qet’ moj nure..!
.
GERLA përmendore
Ngrihet e krekosur,
MËMAT qumështdritë,
Poshtë saj “varrosur”..!
.
Pse nuk e nderoni,
Vallë, MËMËN TUAJ ,
Po, u ka hedhur dreqi
Vetëm në të huaj..?!
.
Jo, mor jo, s’varosen
MËMAT GJERAQINË,
U kanë bërë harram,
Qumështin e GJINË..!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!