ÇFARË DUHET TË DINË SHQIPTARËT PËR “DARDISTANIN” DHE GJUHËN “DARDIKE”, TË RUAJTUR 2300 VJET NË ZONAT E THELLA MALORE MES PAKISTANIT DHE AFGANISTANIT?

10
Feb
2023


Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti

Shpalime historie

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Kjo e vërtetë u fshihet shqiptarëve, për shkakun se nuk ka dëshmi më të fortë se kjo për prejardhjen etnike ilire-dardane të Lekës së Madh.
(Nyja e madhe që mund të zgjidhë shumë çështje thelbësore të historisë, gjuhës, etnokulturës dhe çështjeve të tjera lidhur me të kaluarën e lashtë e ilirëve-dardanëve, shqiptarëve të sotëm)
Më herët kanë shkruar disa autorë të huaj, në gjurmë të shkrimeve të tyre edhe disa autorë shqiptarë, jo vetëm që kanë shkruar, por edhe i kanë alarmuar institucionet e pushtetit dhe ato shkencore, se diçka e madhe nga historia e lashtë u fshihet shqiptarëve, edhe sot.
Janë përmendur disa fise të lashta, që besohet me arsye se kanë mbetur në zonat e thella malore mes Pakistanit, Afganistanit dhe vendeve përreth, që nga periudha e ekspeditës ushtarake të Lekës së Madh në ato vise.
Por, përderisa autorët e huaj kanë shkuar më larg, te rrënjët e lashta të këtyre banorëve, autorët shqiptarë janë ndalur vetëm te disa emra fisesh dhe rajonesh, në traditat, zakonet dhe gjuhën e këtyre banorëve, të cilët edhe vetë nuk e dinë saktësisht se prej nga e kanë prejardhjen, nga arsye të njohura, sundimet e huaja që e kanë rrezikuar në vazhdimësi ekzistencën e tyre.
Për studimet e historisë, të gjuhës, etnokulturës, traditat dhe zakonet, simbolet e lashta dhe besimi pagan, këngët dhe vallet, që kanë shumë elemente të ngjashme me të shqiptarëve të sotëm, pak mund të zgjojnë interesim kështu siç janë paraqitur deri më sot nga studiuesit shqiptarë, si Kalashë, Hundëzakë, Burreshtë, Pamirë etj., nëse nuk preket thelbi i kësaj çështje, se këto fise që kanë mbijetuar deri në ditët e sotme, për 2300 vjet me radhë, nëse nuk thuhet e vërteta se ato deri në ditët e sotme e kanë trashëguar dhe ruajtur emrin e lashtë të të parëve të tyre: si popullsi Dardane, emrin e krahinës së tyre ku kanë jetuar historikisht, sipas emrit të vendit dhe të parëve të tyre nga kanë shkuar në ato vise: Dardani (Dardistan, region) dhe gjuhën e tyre Dardane (Dardic languages).
Është me rëndësi të përmendet me këtë rast se, asnjë gjurmë nuk ka në ato vise, nga ekspedita e ushtrisë së Lekës së Madh, në lidhje me emrin Maqedoni dhe Maqedonas, Greqi ose Helenë, apo diçka të ngjashme, siç predikojnë studiuesit e sotëm grekë, sllavë, madje dhe disa shqiptarë dhe të huaj.
HUNZËT-HUNDËZAKËT
Në një shkrim të publikuar para disa vitesh, studiuesi i shquar shqiptar, Fahri Xharra, ndër të tjera me shumë të drejtë thotë:
“Është interesante që, fqinjët tanë kanë guxim, të pa thirrur të kërcejnë në dasmën tonë. Grekët me vite të tëra dërgojnë mësues, hapin shkolla greke dhe e bindin botën për prejardhjen e hundëzakëve si grekë, kurse sllavo-maqedonasit që nga viti 1996 dërgojnë linguistë sllavë në vendin e kalashëve për të gjetur vazhdimësi gjuhësore mes gjuhës sllave-maqedone dhe asaj burrerishte. Kurse ironia edhe më e madhe është ajo e vitit 2008 kur kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, e thirri në vizitë princin e hundëzakëve Gacanfer Ali Khanin dhe princeshën Roni Atika, si pasardhës të Lekës së Madh e kjo vetëm për të treguar vazhdueshmërinë sllavo–maqedonase me hundëzakët. E, derisa fqinjët tanë kanë guxim që të kërcejnë në dasmën tonë, ne shqiptarët dasmës sonë ia vëmë vellon e harresës dhe të mospërfilljes”.
KALASHËT
“Kalashët (Kalasha, rajon) janë një tjetër fis në malet e Hindukushit me kombësi të pavarur që rron në krahinën afgane të Nuristanit dhe në atë pakistaneze të Çitralit në pjesën veriperëndimore të Pakistanit (në luginat Bumburet, Rumbur dhe Birir). Sipas regjistrimit të vitit 1998, kalashët janë vlerësuar si një popullsi prej 3660 banorësh.
Të tjera vlerësime këtë shifër e afrojnë deri në 4000 sish. Paolo Graciozi, profesor i antropologjisë dhe parahistorisë në Universitetin e Firencës në një artikull të botuar në një revistë londineze më 1963 thotë se kalashët kanë trajta të pastra evropiano-mesdhetare, më saktësisht me ato të njerëzve alpin. Ai, kalashët i përshkruan si njerëz me lëkurë të bardhë, tipare të rregullta të fytyrës dhe shtat të hedhur. Populli kalash është i veçantë në mbarë rajonin si për nga veshjet, doket e feja. Kjo kombësi gjykohet si popullata e vetme pagane në këtë rajon.”
DARDANËT
“Dardistan, region inhabited by the Dard peoples in the north of Pakistan and northern Kashmir. It includes Chitral, the upper reaches of the Panjkora River, the Kohistan (“Highlands”) of Swat, and Gilgit-Baltistan. The Dards are known to history since ancient times, mentioned by classical historians such as Pliny the Elder, Ptolemy, and Herodotus under the demonyms Daradae, Daradrae, or Derdae. They speak a set of Indo-Aryan languages known collectively as Dardic languages. They converted to Islam in the 14th century and use a Perso-Arabic script (see nastaʿlīq script) to write these languages, which include Khowari and Shina. The diverse region also includes a number of non-Dardic peoples and languages.”
– The Editors of Encyclopaedia Britannica
* Fotografia e personit në bashkëngjitje të këtij shkrimi është e studiuesit të shquar, orientalisti britanik, Gottlieb Wilhelm Leitner (1840–1899 ), me veshje tradicionale të dardanëve të Pakistanit dhe Afganistanit.
(9 shkurt 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk