Çfarë duhet të kuptojmë me termin Perandori Ilire?

12
Nov
2024
Shkruan: Aristotel Petro


1.Cila është zanafilla e emërtimit Barbar ?
2. Çfarë duhet të kuptojmë me termin Perandori Ilire?
1.Nga Lashtësia dimë dimë që grupfiset e shumta ilirike që banonin në veri perëndim të Ballkanit në një periudhë të kësaj lashtësie quheshin Barbarë nga pjesa e popullsive të Jugulindjes por sot kjo fjalë ka një kuptim të kundërt nga kuptimi që kishte kur kjo fjalë u përdor për herë të parë, pra në kohët e sotme termi Barbar përdoret për një popull apo grupim njerërzish që bëjnë krime e pushtime ndaj një populli tjetër e me rradhë por le të vemi në lashtësi e të kuptojmë se si është përdorur ky term. Pushtimet Perse të viteve 500 deri 400 para erës sonë në Ballkanin Jugor Kryesisht në Atikë ,Pire etj deri në kufi me Spartën apo Peloponezin e Sotëm (Koha e Spartës dhe e Spartanëve legjendarë ) lanë gjurmët e tyre me kohën më disa qytet shtete të asaj kohe si psh Athina ,një qytetërim miks ndryshe në mentalitet dhe nga qytetërimi stoik i deri atëhershëm i gjithë gadishullit të Ballkanit. Përplasjet e shumta midis Athinave dhe Spartanëve nuk ishin përplasje rastësore pasi mënyra e jetës në njërën anë ishte pikërisht mënyra se si deri në atë kohë jo vetëm Spartanët por thuajse gjithë pjesa e Ballkanit jetonin sipas kodit Kanonik të kohës apo Kanunit të kohës ku nuk njihej mashtrimi nënshtrimi ,skllavëria apo poshtërimi e pushtimi i fqinjëve ,qytetërimet e trasformuara si ai i Athinës së asaj periudhe pas shekujsh përplasje filluan ti quanin fiset veriore Barbarë dhe kjo jo se ata ishin siç kjo fjalë kuptohet sot por se ata ishin të pa ndryshuar në racë e si rrjedhojë dhe e klimës më të ftohtë ishin njerëz lëkura e të cilëve kishte mbet e bardhë (Borike) që nga kohëra që smbahen mënd.Për një moment i kthehemi ditëve të sotme në se me greqishten e tashme e përkthejmë këtë Emërtim atëhere do të kemi … BARBAROS – ΓΙΝΩΜΕΝΟΣ ΛΕΥΚΟ – BARBAR OS -BËRË I BARDHË ËSHTË. (Në greqisht gërma “B” lexohet “V” )
Duket qartë që kjo fjalë ka emërtim po nga gjuha shqipe sepse gjuha greke është një gjuhë e vonë që filloi të krijohej për gjatë mesit të jetës së Perandorisë Bizantine pikerisht gjat shek.9të të erës sonë dhe jo me qëllimin e krijimit të ndonjë shteti të ri atëherë por me qëllim të krijimit të një gjuhe të të komunikonte fillimisht paria Kishtare e më pas besimtarët e fesë se Krishterë në gjithë Perandorinë Romaike(Bizantine) dhe kjo sipas shembullit të Perandorisë Romake të Perëndimit e cila përmes gjuhës shqipe kishte skalitur më parë gjuhë tjetër fetare gjuhën Latine gjuhë e cila u përdor si gjuhë zyrtare e Kishës Kristane të Perëndimit (kisha katolike) . Duke u kthyer në bazë të botëkuptimit të këtij tregimi dua të sqaroj edhe një herë se termi “Barbar” nuk përdorej për fyerje por për cilësimin e popullsisë së njëjtë të banorëve të Ballkanit veri perëndimor të atëhershëm. Vlen për tu përmendur se kuptimi Barbar i sotëm nuk ka marë rastësisht këtë kuptim pasi në se në lashtësi kështu quheshin fiset e civilizuara me paqen ato grup fise tentojnë ti fusin në grupin e popujve që ishin vertet Barbarë në kuptimin e sotëm të kësaj fjale. Psh. Ata që quheshin “Barbarët e parë” ishin popuj që kurrë nuk sulmonin dhe nuk vrisnin për pushtim por ishin vetëm në mbrojtje të paqes së tyre. Kësisoj nuk mund të mendohet një popull i paqes si Barbar ashtu si sot kuptojmë popujt sllavë e sllavo grekë për barbarizmat kriminale që kanë bërë në këto 2 shekujt e fundit ndaj popullsive vendase(Autoktone)shqiptare!
2. Me termin Perandori Ilire nga sa sqaruam edhe më sipër nuk mund të kuptojmë një Perandori ushtarake për invadime e hegjemoni Perandorësh të ndryshëm por vetëm Perandori Gjuhësore. Në gjithë zonën në hartën që ndodhet në figurë banorët dhe pse ishin të ndarë në grupfise të shumta përsëri flisnin e komunikonin mes tyre me të njëjtën gjuhë që dhe pse me dialekte të shumta përsëri kuptoheshin mjaft mirë me njeri tjetrin . Është merita e popujve ilirike jo vetëm gjuha e njëjtë e e folur thuajse deri në shek. E 10 të erës sonë por dhe format e shumta të shkrimeve që më pas i morën si latinët (kisha perndimore) shtu dhe Bizantinët (kisha lindore) . Si pasojë e humbjes së të drejtës së autorësisë por dhe e dijeve të lashta jo vetëm u dogjën gjithë bibliotekat e vjetra e të lashta si ajo e Aleksandrisë, Lajpsigut etj por popujve shqipfolës ndënë perandorinë Osmane në Mesjetë e më pas ju ndalua të shkruhej në gjuhën që flisnin. Më këto gërma u krijuan siç thash Alfabete Latine e Greke(bizantine) dhe më pas përgjatë gjith shek.19të u krijuan dhe gjithë popujt të shumtë latinë sllave e grekë që njohim sot.
Aristotel Petro 11.11 2024

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 12/11/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk