Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
/ Ribotim/
Prishja e ëndrrave ruse dhe greke në Gadishullin Ilirik
Aktualizimi i disa çështjeve të vjetra lidhur me historinë, gjuhën dhe identitetin e banorëve sllavë (jo të maqedonasve të lashtë), mes Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore, si edhe kërcënimi nga Bullgaria zyrtare i bllokimit të mundshëm për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në BE, nuk duhet të lidhen me çështje të ngatërruara të historisë mes tyre, për ngjarje dhe figura historike, si Goce Dellçevi apo ndonjë tjetër, por me faktin se projektet e mëdha strategjikë për të ardhmen e Gadishullit Ilirik, si projekti i SHBA-ve “Ballkani Perëndimor” apo projekti i NATO-s “Karta e Adriatikut”, që Bullgarinë, Greqinë dhe disa shtete të tjera të rajonit i kanë veçuar nga këto projekte, me këtë ua kanë shuar ëndrrat e tyre për shndërrimin e Maqedonisë Veriore në shtet satelit të tyre, shtet të dytë serb ose bullgar, apo koloni ekonomike të Greqisë, me këtë duke u krijuar mundësi popujve dhe shteteve më të vegjël sovranë të rajonit, si Maqedonia Veriore, Kosova dhe Mali i Zi, të vetëvendosin për fatin dhe të ardhmen e tyre evropiane dhe euroatlantike, bashkë me Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Serbinë (e demokratizuar) dhe Kroacinë, pjesë e Kartës së Adriatikut A5 dhe e Ballkanit Perëndimor (në perspektivë).
Skeptikët që kanë frikë nga ringjallja e ish-Jugosllavisë, duhet ta kenë të qartë se rajoni. mbretëria ose federata e dikurshme e Jugosllavisë nën influencën e Rusisë dhe rajoni i njëjtë Ballkani Perëndimor (ILIRIKU) nën kontrollin, përkujdesjen dhe mbrojtjen e SHBA-ve dhe BE-së janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.
(27.IX.2020)
Lexoje edhe këtë për ta kuptuar qartë shkrimin e mëparshëm, sa marrëveshje kanë nënshkruar qeveritë e dikurshme bullgare me ato Serbe, Greke dhe jo vetëm, për ndarjen e copëtimin e Maqedonisë:
MARRËVESHJET PËR NDARJEN E MAQEDONISË, NGA VITI 1904 DERI MË SOT:
Të gjitha këto marrëveshje mes shteteve aleate sllave -ortodokse, përherë janë organizuar me ndikimin dhe përkrahjen e Rusisë, kryesisht në dëm të interesave kombëtare dhe të trojeve etnike shqiptare.
1. Marrëveshja për Aleancë mes Mbretërisë Serbe dhe Mbretërisë Bullgare, nënshkruar në Beograd, më 30 mars 1904;
2. Marrëveshja për miqësi mes Mbretërisë Serbe dhe Mbretërisë Bullgare, nënshkruar në Beograd, më 30 mars 1904;
3. Nënshkrimi i Protokolli nga përfaqësuesit e Mbretërisë Serbe dhe Mbretërisë Bullgare, më 30 mars 1904;
4. Marrëveshja serbe-bullgare për ndarjen e Maqedonisë (12 prill 1904);
5. Marrëveshja serbe-bullgare për ndarjen e Maqedonisë (13 mars 1912);
6. Marrëveshja serbe-greke për ndarjen e Maqedonisë (19 maj 1913);
7. Marrëveshje për Aleancë mes Bullgarisë dhe Serbisë, më 29 shkurt 1912;
8. Nënshkrimi i Aneksit të fshehtë të Marrëveshjes për miqësi dhe bashkëpunim mes Bullgarisë dhe Serbisë, më 29 shkurt 1912;
9. Deklaratë në lidhje me Marrëveshjen për aleancë mes Bullgarisë dhe Serbisë, më 16 maj 1912;
10. Konventë ushtarake lidhur mes Bullgarisë dhe Serbisë, më 19 qershor 1912;
11. Marrëveshje mes Shtabeve të Armatave të Bullgarisë dhe Serbisë, 19 maj 1912;
12. Marrëveshje mes Gjeneralshtabeve të Bullgarisë dhe Serbisë, 15 shtator 1912;
13. Konventë ushtarake e lidhur mes Bullgarisë dhe Greqisë, 22 shtator 1912;
14. Protokoll për lidhjen e Marrëveshjes për Alenacë mes Greqisë dhe Serbisë, nënshkruar më 22 prill/5 maj 1913;
15. Konventë ushtarake e lidhur mes Mbretërisë së Greqisë dhe Mbretërisë së Serbisë, e nënshkruar më 1/14 maj 1913;
16. Marrëveshje për paqe mes Turqisë dhe shteteve aleate ballkanike, më 17/30 maj 1913;
17. Marrëveshje për Aleancë mes Mbretërisë së Serbisë dhe Mbretërisë së Greqisë, 19 maj/1 qershor 1913;
18. Konventë ushtarake mes Mbretërisë së Greqisë dhe Mbretërisë së Serbisë, 19 maj/1 qershor 1913;
19. Marrëveshje për ndarjen e Maqedonisë, mes Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë, (me përkrahjen e Rusisë) Bukuresht, 10 gusht 1913;
20. Marrëveshje e fshehtë mes Greqisë dhe Serbisë (me pjesëmarrjen edhe të Bullgarisë, Presidenti bullgar Zhelo Zhelev e ka kundërshtuar), e njohur si Marrëveshja Micotakis-Millosheviq, për ndarjen e Maqedonisë, një vit pas pavarësimit të saj, më 1992.
Etj.
Shënim: Gjatë viteve të fundit është aktivizuar sërish Aleanca e shteteve sllave-ortodokse në Ballkan, për çdo vit kanë mbajtur samite të nivelit më të lartë shtetëror (Selanik-Greqi, Varna-Bullgari, Beograd-Serbi), me pjesëmarrje të Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!