Cikli: TË NJOHIM NJË E NGA NJË AKADEMIKËT TANË.

09
Mar
2024
Nga: Agron Dalipaj


Sot pata disa replika me akademikun Artan Fuga, ku për shkak të një komenti që bëra në një postim të tij e ku ai ngrinte pyetjen se: cili ishte majmuni i parë që tha “o sa mirë me qenë shqiptar!”. Mendova se na fyente të gjithëve ne që e kemi ndjenjën e respektit për përkatësinë etnike e për historinë e kombit tonë e ku disa që i paguajmë me flori në krye të shkencës shqiptare bullizojnë krejt kombin shqiptar.
Por pata edhe një koment të fundit, që po ua postoj më poshtë e pas të cilit ai heshti.
Fort i shndrtiçmi Profesor Doktor Akademik Artan Fuga!
Jam skajshmërisht i nderuar që më në fund një akademik, madje edhe “desh kryetar i ASH” ( se për një fije nuk u bëtë “Gjinush”, në një fushatë ku edhe unë ju ktheva borxhin e mbështetjes) , më bën oponencë mua! Gjë që kam vite që e kërkoj. Edhe pse këtë oponencë nuk ia bëni teorisë time dhe punës së kryer ndër vite, por personit tim. Ndoshta kjo është metodologjia e duhur. Brezat e gazetarëve që kanë kaluar nën katedrën tuaj ma përforcojnë këtë bindje. Në masë janë po kaq të thellë dhe pendëhollë sa edhe Juve, mësonjësi, mentori dhe pedagogu i tyre.
Unë kam edhe një të metë të madhe, në krahasim me Juve, Akademik i shquar, profesor doktor Artan Fuga. Unë nuk besoj tek materializmi dialektik dhe tek Darvinizmi, ku juve duket se jeni mjeshtër. Në këtë kumtim e mësipërm ju na dëshmoni se , siç Darvini, Marksi dhe, natyrisht, Enver Hoxha, njeriu rrjedh nga majmuni. Këtu unë mpihem. Jo vetëm se besoj se njeriun e krijoi Zoti, por edhe sepse përpara njeriut dhe gjithë Universit, ishte FJALA. Pra në lëmin e materializmit dialektik dhe darvinizëm, unë ju rri shumë larg e ju druhem si djalli temjanit. Kështuqë kuturisa të matem këndejzaj, nga mistikja. Dhe mora të lexoj një nga kryeveprat tuaja, “Murgu”.
Në fillim mu duk si një novelë amatore policore, por më vonë del një murg mesjetar. Pyes një zysh të fillores: “Moj Tefta, mesjeta, ç’periudhë përfshin ”?
– “Prej shekullit 5 deri në 15 o tyç!” – më thotë Tefta
Vazhdoj leximin dhe më del një objekt alumini që kishte ky murgu mesjetar. Mu kujtua një gjë (që ta them pas kësaj) dhe marr në telefon Artanin, mësues kimie në nëntëvjeçare:
“O Tano! Në cilën etapë të Mesjetës u zbulua alumini”? – e pyes
– “Alumini është zbuluar në 1825 o koqe”!
– “Po Akademik, profesor doktor Artan Fuga, në novelën e tij policore ”Murgu” thotë që një murg mesjetar kishte një objekt alumini…
– “Mos”! – tha Artan Kimiku – “Akad, prof, dr Artan Fuga është dijetari më i shquar në këtë vend, madje edhe në Francë, mesa di unë. Kështuqë , nëse thotë ai që është zbuluar në Mesjetë, atëhere duhej rishikuar gjithë librat e kimisë. Pse jo edhe ata të shenjtë, meqë një darvinist, materialisht dialektit flet për kishën, murgun etj”
Ajo gjëja që mu kujtua, është se, kur u zbulua alumini, familja e carit në Rusi hante në enë alumini, pasi e konsideronin metal shumë të çmuar. Më pas në pjata alumini hanin vetëm minatorët e Bulqizës, aksionistët dhe zboristët.
Ju , Tano, lusni Marksin dhe Enverin (se Zotin e keni mohuar botërisht) që keni vlerën e aluminit në kohën e Carit të Rusisë. Që populli ju di më të çmuar se ari, pasi keni ditur shumë mirë ti bëni reklamë vetes dhe emrit tuaj, reklamë dhe emër që në fund të ditës konvertohen në shumë para. Në fund të ditës, si unë , si ju jemi njëlloj. Dy humbës që na ka mundur Gjinushi. Dallimi qëndron në faktin sesi juve dini ta ktheni humbjen në fitim. Ndërsa unë shpenzoj paratë e mia për bindjet , tezat dhe punën time. Ditën që do të keni mirësinë të harxhoni gjysmën e kohës që harxhuat për majmunët, ardhacakët e veriut të Evropës dhe konfidencat me mua, do ta shpenzoni me vrarjen e mendjes për punën time dhe nuk do të shikoni vetëm punën tuaj (përfshi edhe përfitimet përkatëse), do ta thërras me zë të lartë e pa pikën e shpotisë, gjithë peshën e jashtëzakonshme që rëndon para emrit Artan: Akademik! Profesor! Doktor! Filozof! Gazetar! Shkrimtar!…madje edhe NJERI

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/03/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk