CILA ËSHTË FINALJA E TRAGJEDISË KOMBËTARE SHQIPTARE?!

10
Apr
2023


Shkruan: Reshit llala
MJAFT FAJSUAM TË HUAJT! NE SHQIPTARËT ÇFAR BËMË KUR PAMË, QË VENDI YNË TË SHKATËRROHEJ E TË SHITEJ TEK TË HUAJT?!
Trojet Shqiptare u asimiluan nga popujt e ardhur gjatë historisë. Ne Shqiptarët erdhëm në fillimet e shekullit të 20 me një grusht njerëzish dhe, me një sipërfaqe toke për të të ardhur keq brenda shtetit shqiptar vetëm 28 000 km katrore. Për këtë tragjedi kombëtare ne kemi akuzuar gjithmonë të huajt, por kurrë nuk kemi parë brenda vetes. Kurrë nuk kemi pyetur veten: Çfar kemi bërë NE SHQIPTARËT PËR TË NDALUAR ASIMILIMIN?! Enver Hoxha, kur u bë sabotimi në Naftë tha: Të huajve nuk kemi ç’tju bëjmë, por tanët do ti dënojmë. Bie dakort me këtë tezë. Të huajt shohin interesat e tyre. Interesat tona kombëtare duhet t’i mbrojnë ne shqiptarët. Po si i kemi mbrojtur?!
Le të fillojmë nga mbreti Zog, të cilin reaksioni Shqiptar e ka shfajësuar. Ai e shiti Shqipërinë tek Italia, vodhi floririn dhe iku si hajdut. Le të vazhdojmë me epokën e diktaturës. Për të qenë të saktë duhet të themi se: Enver Hoxha zbatoi ligjet ndërkombëtare dhe nuk e futi Shqipërinë në luftëra katastrofike. Ai respektoi traktatin e Jaltës, që e vendoste Shqipërinë në lindje dhe bëri të njejtën politikë me lindjen për të mos SULMOHEJ SI UKRAINA. Më vonë, duke përfituar nga rasti, se Hrushovi devijojë vijën marksiste -leniniste, e demaskoi vijën e re fashiste të Hrushovit dhe, shtroi strategjinë e largimit nga blloku lindor. Arësyeja e vërtetë e largimit nga blloku lindor ishte frika e presioneve të Hrushovit, që i kërkoi Enver Hoxhës të vendoste raketa kundër Natios në Sazan e Karburun.
Enver Hoxha nuk mund të lejonte , që shqipëria të bëhej bastioni rus për sulmin ndaj perendimit, se kjo rrezikonte egzistencën e kombit shqiptar. Ndaj Enver Hoxha mori masa të rëndësishme (natyrisht me ndihmën e nëdheshme të Amerikës e perendimit-mendimi im) për të mbrojtur pavarësinë e Shqipërisë. Ai ishte i parë burrë shteti nga vendet e lindjes, që ndryshoi TRAKTATIN E JALTËS MES STALINIT , RUSVELTIT E ÇËRÇILLIT, pa e futur vendin e tij në një luftë katastrofike me rusin. Kështu ai deklalroi se largohej nga blloku ushtarak lindor dhe, largonte edhe bazën ushtarake të këtij blloku në bregdetin Shqiptar. Enver Hoxha e la Shqipërinë pa borxhe ndërkombëtare me ekonomi dhe mbrojtje të fuqishme. Atij nuk guxoi kush ti kërkojë tokë e detë. Ai katërfishoi numurin e popullsisë.
Le ti hedhim një sy në aspektin kombëtar kohës së demokracisë. Reaksioni Shqiptar e shkatërroi dhe i vuri zjarrin shqipërisë dhe dëboi gjymën e shqiptarëve nga vendi i tyre. Shqiptarët nuk mund të shkatërronin e të digjnin vendin e tyre dhe të bënin genocid paqësor- duke dëbuar gjysmën e shqiptarëve jashtë trojeve shqiptare. Po kush e shkatërroi Shqipërinë?! Shqipërinë e shkatërruan të huajt, që ta bënin han paporta dhe ti merrnin tokë e detë. Po Shqiptarët çfar roli luajtën? Reaksioni Shqiptar me Sali Berishën në krye zbatuan politikat antishqiptare të të huajve dhe, nxitën popullin të shkatërronte vendin e tij. U shkatërruan mbi 500 fabrika Uzina e Kombinate- djersa dhe gjaku i shqiptarëve për 40 vjet. Ky shkatërrim i interesonte vetëm të huajve. Ata donin ta shkatërronin Shqipërinë dhe ti asimilonin Shqiptarët.
Edhe sot, mbas 30 vjetësh demokraci shqiptarët janë mes dy karrigesh- TË PERENDIMIT DHE TË LINDJES. Megjithëse dihet që Amerika dhe perendimi i kanë mbrojtur Shqiptarët -BERISHJANËT, PËR TË MBROJTUR SALI BERISHËN, SHKATËRRIMTARIN E SHQIPËRISË- NGRIHEN EDHE KUNDËR AMERIKËS . Ne themi vazhdimisht “TË HUAJ”, por Shqipërinë e shkatërroi reaksioni Shqiptar me Sali Berishën në krye. Edhe Mbrojtjen e shkatërroi reaksioni shqiptar me Sali Berishën në krye. Po të mos ishte Amerika shqipërinë në këto 30 vjet do e kishin pushtuar 30 herë. Le të marrim problemin e shtimit të popullsisë, icili në diktaturë u katërfishua: Berishjanët bënë të kundërtën. Ata dëbuan e gjysmës së shqiptarëve. ATA BËNË ASIMILIMIN PAQËSOR TË SHQIPTARËVE MBAS VITIT 90.
Enver Hoxha e dinte, se në vitin 1913 trojet Shqiptare ishin coptuar, se ne nuk kishim njerëz të mbroheshim , ndaj ndoqi politikën e rritjes së popullsisë dhe e katërfishoi (nga 780 000 mbbas luftës në afër 4 000 000 mbas 40 vjetësh).Strategjia për krijimin e kushteve dhe dëbimin e gjysmës së shqiptarëve ishte strategji antikombëtare. Ajo filloi mbas vitit 1975 me sabotimin e ekonomisë shqiptare, me një fund tragjik- duke e çuar ne tollona në fundin e jetës së Enver Hoxhës. Gjendja e vështirë ekonomike, me mbylljen e të gjitha ndërmarrjeve dhe krijmin e gjendjes shpërthyese – solli edhe dëbimin e shumicës së shqiptarëve jashtë vendit.
Shqipëria kishte qenë me tollona mbas çlirimit. Tollonat e vitit 80 ishin vepër e grupit armiqësor dhe, nuk ka asnjë lidhje me ndihmën Kineze, se KINEZËT NUK SILLNIN DOLLARË-por armë për mbrojtjen, që edhe ato u shkatërruan, se ishin “komuniste”. Tollonat kanë të bëjnë me sabotimin e ekonomisë dhe tufëzimin e fshatit. Tollonat kanë të bëjnë me sabotimin, sidomos të bujqësisë, TË CILËS I SABOTOHESHIN PRODHIMET E SAJA, SEPSE QYTETET NUK I MERRNIN- MEGJITHËSE TREGU I QYTETIT TË TIRANËS E DURRËSIT ISHTE BOSH.
Sabotimi i prodhimeve të fshatit nga qytetet bëri, që prodhimet e tyre të kalbeshin në fusha e perimet e fermës së sukthit në Durrës (patllexhanet , specat, domatet, kastravecat, e bostani e kungujt ) të bëheshin kavaleta me dhjetra metra, kurse shqlqinjtë e koperativës së Lalsit në ishëm kalbeshin në fushë, sepse tregu i Durrësit nuk shkonte ti merrte edhe gratis. Kryetari i kooperativës së lalësit i thoshte rrethit: Hajdeni merreni shlqinin falas, por merreni, se nuk mbjellim dot vitin tjetër, se do thonë fshatarët: Përse ta mbjellim ,kur nuk e merr qytetit?! Por qyteti nuk shkonte ta merrte duke nxjerrë lloj, lloj pretekstesh. Kjo ndodhte në vitet e fundit të jetës së Enver Hoxhës, që nuk mund ta kontrollonte ekonominë.
Më kujtohen vitet e fëminisë para vitit 60. Babai nga fshati Rrubjekë i rrethit të Durrësit kishte mbjellë të gjithë tre dylymshin qepë, kur nuk kishte mbjellë njeri tjetër. Tregu i Tiranës erdhi disa herë me makina dhe e mori të gjithë prodhimin e KUALITETIT EKSTRA dhe ja dha tregut të Tiranës. Qytetarët e Tiranës bleni qepët e njoma me lidhje spoeciale dhe thoshin: “Kush është ky mjeshtër i madh, që ka prodhuar këtë kualitet ekstra? Pyetja që bëhet është: Para vitit 60 kishte makina tregu dhe merrte prodhimet edhe direkt nga fshati, po në 1980, kur parqet e mallrave në Durrës e Tiranë numuronin me qindra makina transporti të tonelatave të mëdha,përse nuk i merrnin prodhimet e fshatit t’ja çonin qyteteve? Skodat shkonin nga Durrësi në Pukë e Peshkpi për të marrë trupa e dërrasa dhe nuk shkonin dot në fshatrat e Durrësit e Tiranës apo Lushnjes për të marrë prodhimet e fshatit për tregun e Durrësit e Tiranës?
Është e qartë sot, se ky ishte sabotim direkt i fshatrave dhe fermave të Tiranës e të Durrësit. Ky qëndrim i konsumatorit shqiptar të Tiranës dhe Durrësit, kryesisht, që e kishin tregun bosh dhe sabotonin fshatin, duke mos ja marrë prodhimet- solli si rezultat, që fshati të mos kishte interes të prodhonte për tregun e Tiranës e Durrësit e qyteteve kryesore, por prodhonte vetëm për vete. Të bëhesh me tollona, se nuk ka interes të prodhojë fshati shqiptar është e papranushme. Forcën e saj Shqipëria dhe shqiptarët e trteguan në tërmetin e 15 Prillit, kur e tërë shqipëria u ngrit në këmbë dhe shkoi për ndërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti dhe, këto dhjetra mijëra shtëpi u bënë vila për 6 muaj. Përse nuk u shfrytëzua kjo forcë për prodhimin e bujqësisë?! QENDRA-GRUPI ARMIQËSOR,QË BËNTE POLIITIKËN NËN EMRIN E ENVER HOXHËS SABOTONTE EKONOMINË, BUJQËSINË DHE MBROJTJEN E VENDIT!
Por nuk është vetëm kjo. Shihni rritjen e popullsisë. Në vend, që politika shqiptare e demokracisë të kishte ndjekur strategjinë e Enver Hoxhës për rritjen e popullsisë, që shqiptarët sot të ishin të paktën mbi 10 000 000- POLITIKA E DEMOKRACISË NDOQI STRATEGJI ANTISHQIPTARE DHE E PËRGJYSMOI. Shqiptarët mbas 90-tës nuk mbetën as 2 000 000. Kjo strategji i shërbente vetëm të huajve. Ata donin t’i asimilonin Shqiptarët. Sali Berisha me ligjin e tokës të Ramiz Alisë zbriti të gjithë veriun në Shqipërinë e Mesme dhe e la Veriun pa njerëz. Pastaj krijoi gjendjen shpërthyese dhe dëboi nga Shqipëria gjysmën e popullsisë së saj. Kështu reaksioni shqiptar krijoi kushte ideale për pushtimin e shqipërisë dhe ndarjen e saj copa-copa, por rroftë Amerika, se do ishte zbatuar në 1990 plani i coptimit të vitit 1920!
Këto, që përmenda më sipër përbëjnë tragjedi kombëtare për Shqiptarët, por Shqiptarët heshtin, sikur KY nuk është problemi i tyre dhe, kur bëjnë shkrime e komente-MERREN ME TË HUAJT. Të huajt kanë interesat e tyre. Problemi është: Ç’bëjmë ne Shqiptarët për të mbrojtur mbijetesën e kombit tonë. Edhe kur të tjerët na kanë mbrojtur si Amerika në 1920 dhe çliirimi i Kosovës në 1999- përsëri ne i biem hasha ndihmës Amerikane e themi: Kosovën e ka çliru UÇK-ja, kurse Amerika ka ndihmuar pak. Disa të tjerë thonë: Njëlloj janë Amerika me Rusin. Ju themi se Amerika na ka mbrojtur e na ka mbajtur gjallë si komb, kurse rusi me anën e serbisë na ka pushtuar territore, por injorantët , të pëzjerë me agjenturat serbo-ruse thonë: Hë more se një soj janë Amerika me rusin. Disa të tjerë më të “mençur “ thonë -nuk e dini ju sa ç’ka bërë Amerika në Vjetnam, Kamboxhia, në lindjen e mesme etj. Ju themi, se në fund të fundit ne interesohemi për vendin tonë, por ANTISHQIPTARTË DO E GJEJNË NJË ARËSYE PËR TË TREGUAR ANTIMERIKANIZMIN E TYRE. KJO ËSHTË ÇMENDURIA SHQIPTARE DHE, S’KA SPITAL PSIQIATRIK NË BOTË, QË TË NA SHËROJË!
KJO ËSHTË TABLLOJA SINOPTIKE E SHOQËRISË SHQIPTARE SOT!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/04/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk