“CIRK” NDËRKOMBËTAR ME FATIN E KOSOVËS!

03
Jun
2023

Shkruan: MJEKUT TRITAN KALO
“Në Qershor 1999 trupat e KFOR-it francez e ndaluan marshimin në veri të Kosovës pikërisht në urën e Ibrit, e cila ndan në dy pjesë qytetin e Mitrovicës….Asokohe Veriu i Kosovës banohej nga mbi 23.000-25.000 shqiptarë etnikë dhe më pak sërbë, të vendosur kryesisht aty pas Marëveshjes së Paqës në Versajë më 1919 e në vijim….
Lënia e dorës së lirë të serbëve për të vijuar genocidin mbi shqiptarët, ani pse tashmë Kosova mbrohej nga KFOR dhe administrohej nga UNMIK, bëri që mbi 20.000 shqiptarë të largoheshin me dhunë nga kjo zonë për në jug të urës së Ibrit, dhe kolonë të tjerë sërb të vendoseshin aty midis viteve 2000-2023….
ASKUSH nuk e përmënd këtë fakt të turpshëm për Komunitetin Ndërkomnëtar, pa përmëndur edhe rëndësinë ekonomike për ekzistencën e pjesës tjetër të Kosovës, sepse në ato zona shtrihet pjesa më kryesore e Kompleksit mineralo-metalurgjik të Trepçes dhe Rezervuari i Ujmanit, nga furnizohet me ujë të pijshëm Mitrovica e Prishtina, si dhe dy Termoçentralet në Obiliq…..
Në kujtimet e tij për kohën e drejtimit të Kosovës si Guvernator i parë i UNMIK, Dr. Bernard Couchner qartëson se:
“U lidha me komandantin e trupave franceze, të cilët e kishin ndaluar marshimin për në veri të Kosovës, dhe e urdhërova që të vijonin marshimin e tyre deri në pikën kufitare të Merdares, ku zyrtarisht ndahej Kosova nga Sërbia. Përgjigjia që mora prej tij më tronditi. “Unë nuk mar urdhëra vetëm nga ju por edhe nga Presidenti i vendit tim”! ishte përgjigja e komandantit.(Jacque Chirac ishte asokohe President i Francës)…..!!!!
Kalo dhe Kushner
Gjeopolitika e shtrirjes së Perandorisë Cariste të Aleksandrit të II-të deri në urën e Ibrit, u respektua nga filosllavët francezë. Po ashtu në përbërjen e ushtarëve të kontigjentit francez të KFOR-it kishte jo pak ushtarë sërb të Legjionit të huaj, që kishin marë pjesë në luftërat e viteve 90-të në ish-Jugosllavi (Slloveni, Kroaci e Bosnje-Hercegovinë)…..
SI MUNDET TË RESPEKTOHET E ZBATOHET MËVEHTËSIA E KOSOVËS, kur pengohet shtrirja e qeverisjes së Autoriteteve të Prishtinës edhe në Veri të vëndit?!….
VETËM e vetëm NËSE vendet e Kuintit kanë bërë një Marrëveshje sekrete për faktëzimin e krijimit të një Republike Srbska në Veri të Kosovës, sipas modelit të pa kuptimtë dhe të dështuar të Marëveshjes së Paqes në Dayton më 1995, për ndalimin e luftës në Bosnje-Hercegovinë….
Mbi 114 vende e kanë njohur Mëvehtësinë e Kosovës të 17.02.2008 në tërësinë e teritorit të saj, përfshirë edhe vëndet pjesmarëse të Kuintit….
PËRSE u bëhet presion autoriteteve legjitime të Kosovës në lidhje me shtrirjen e autoritetit të organeve të tyre qeverisëse në Veri të vendit, dhe jo Sërbisë për mos ndërhyrje aty, si dhe mos përkrahjen e autoriteteve të administratës paralele sërbe të instaluar aty, me mbështetjen dhe financimin e Beogradit….?!!
Në vënd që të defaktorizohet Sërbia pas katër luftërave gjakatare në Ballkan, të drejtuara nga “kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviç”, vijohet nga Ndërkombëtarët me mbështetjen e faktorizimin e agresorëve sërb në Veri të Kosovës dhe më gjërë….
Po Tirana zyrtare në cilin krah po qëndron, në atë të “Ballkanit të Hapur” apo në atë të “Shqipërisë së Hapur”…..?!!
Jemi dy pjesë të një KOMBI, Shqipëria e andej dhe Shqipëria e këndej Drinit….”.
————————
(Konkluzionet dhe komentet, mund t’i bëjë çdo shqiptar, këtej e matanë Drinit)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 03/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk