Çka deshti zotni Ramushi, mbramë, kur ia kërkoi dorëheqjen Albinit?

09
Jun
2023

Shkruan: Çun Lajçi
Mos deshti që t’ia dorëzoi Ujmanin e Trepçën Serbisë? ✅
Mos deshti t’ia dorëzoi Veriun bandave të Vagnerit?
A mos deshti që ta mbaje edhe ai nji fjalim këndej Urës, si Thaçi dikur, që ta qetësojë situatën?!?✅
Policia s’ishin n’Prokuple o Ramush, po n’Zveçanin e minatorëve, aty ku dikur Jugosllavia xhiroi film për ta “Crveni Udar”!💥
Amerika u idhnua pse ne s’e falim tokën tonë???
Pse s’e duem Putinin?
Pse jemi ma amerikan se amerikanët??? 💥
Pse Amerika e don aleatin e Putinit ma shumë se shqiptarët! ✅
Amerikë.
Nuk i kthehet shpina nji populli mik për nji lider!?
Dhe?
Çka deshti zotni Ramushi, mbramë, kur ia kërkoi dorëheqjen Albinit?
Mos deshti që t’ia dorëzoi Ujmanin e Trepçën Serbisë? – që mos t’prishen marrëdhënjet me juve? – ashtu siç bani ai me Çakorrin e Kullën nji mesnate plot tymnajë?
Mos deshti t’ia dorëzoi Veriun bandave të Vagnerit?
A mos deshti që ta mbaje edhe ai nji fjalim këndej Urës, si Thaçi dikur, që ta qetësojë situatën?!?
A mos deshti që edhe Vjosa të vetdorëhiqet, që miqtë ndërkombëtarë, ta rahatojnë Vuçiqin e t’ia shtrijnë jorganin deri të Car Llazari?!
Pse duhet ore me shti kryet n’ranë si makushi? Pse kërkove prej viktimes dorëheqje Ramush? Po t’dhimbset Vuçiqi? Apo, po frigohesh mos po i prishën marrëdhënjet edhe atij me Amerikën!
Pse nuk e denove xhelatin e Serbisë, që kriminelët e tij i plagosën 30 ushtarë ndërkombëtarë, po e akuzove Kryeministrin tand, që ligjerisht e shtrinë sovranitetin n’atdheun e vet, – pa çka që s’i pëlqen dikujt!
Policia s’ishin n’Prokuple o Ramush, po n’Zveçanin e minatorëve, aty ku dikur Jugosllavia xhiroi film për ta “Crveni Udar”!
Dhe, çka tash?
Amerika u idhnua pse ne s’e falim tokën tonë???
Pse s’e duem Putinin?
Pse jemi ma amerikan se amerikanët???
– Po pse dreqin na ndihmuen 99-tën? Po, edhe atëherë kërkojshin të jemi paqësorë edhe pse na vriste e na dëbonte Milloshi!
– Pse tash duhet me ia lëshua veriun Vuçiqit?
Dhe
Pse Amerika e don aleatin e Putinit ma shumë se shqiptarët!
Po shkruej gabim, (mbase gabim historia m’ka mësua); – por, shumicën e atdhedashësve o i ka vra populli i vet o ndërkombëtarët ua kanë vu ndërskamcat!
Amerikë!
Nuk i kthehet shpina nji populli që të don për nji lider!?
Ne s’jemi vrasës, s’jemi pushtues! Luftuem për tokat tona e vallzojmë n’tokat tona. Shiko si duket shqiptari n’trollin e vet!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk