Gjuhët e quajtura i.e. sillen si plagjiatura gjuhësore të protogjuhës që nga koha kur kjo protogjuhë filloi të shkruhej me alfabete të cunguar. Duket, se një pjesë e atij populli, që fliste protogjuhën, nuk ia ndryshoi alfabetin fonetik dhe ajo pjesë a atij populli qenkemi ne që flasim shqip.
Gjuha e shkruar gjithmonë e ka dhunuar gjuhën e folur dhe ka krijuar norma gjuhësore të paqena më herët se gjuha të shkruhej.
Fjala e gjuhës së origjinës është një bashkësi embriomorfesh të përngjitura nën ndikimin e rregullave fonetike natyrale.
Në gjuhët rrjedhëse fjala është derivim i dhunshëm, ku fjala e origjinës u vendos në rrethana shprehëse me alfabet të cunguar dhe në kërkim të përshtatjes për t’u shprehur, ndryshoi ngjyrimin fonetik dhe sillet si plagjiaturë e fjalës së origjinës.
Etimologu i vërtetë duhet të njohë rrethanat detyruese në të cilat u vendos fjala e origjinës për t’u bërë leksemë e gjuhëve rrjedhëse.
Përsa kemi një familje të madhe gjuhësh, kemi dhe një fenomen të madh të ndryshimit të protogjuhës dhe kjo nuk mund ta kufizojë një studjues vetëm në kufijtë e një brendagjuhe të caktuar (qoftë kjo dhe greqishtja e priftërinjve).
Ideogramat ekzistojnë realisht, por kur ato (konsonantet) bashkohen me një sonante (zanore), krijojnë një embriomorfemë që ka një kuptim më gjithpërfshirës e shpesh të ndryshëm e të dalë nga një reaksion gjuhësor nga dy ideogramat e bashkëlidhura në një embriomorfe. Çdo bashkim sjell një formë të re dhe një cilësi të re dhe kjo ndodh edhe në krijimin e embriomorfemës dhe edhe në krijimin e konceptit gjuhësor, që e njohim si fjalë pa sufikse e prefikse.
Ndryshimet fonetike shpien doemos në ndryshime të formës së fjalës. Puna e etimologut është të realizojë regresin fonetik të fjalës dhe kjo mund të realizohet vetëm kur etimologu njeh ligjësitë e parimet se si është ndërtuar fjala dhe rrethanat e reja fonetike në të cilat u vu fjala kur lindën alfabetet e cunguara.
Fjala, në gjuhët e reja (pas protogjuhës), ndryshoi sipas një rregulli fonetik të detyruar dhe njohja e rregullave fonetike është pashmangërisht një domosdoshmëri në punën e një etimologu.
Edhe pse gjuhët duken një rrëmujë e madhe, krahasimi ndërgjuhësor i fjalëve vetëm sa tregoi lidhjen ndërgjuhësore e përcaktimin e familjes gjuhësore, por kurrsesi origjinën e fjalës dhe kjo nuk mund të ndodhë në atë që quhet gjuhësi krahasuese.
Vetëm një tjetër shkencë gjuhësore, e cila futet brenda fjalës, është e aftë të gjejë origjinën e krijimit të fjalës dhe të gjuhëve e kjo është e realizueshme vetëm nëse njihen embriomorfemat dhe roli i tyre në ngjizjen e koncepteve gjuhësore.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!