Çka janë bisedimet ndërkombëtare?

23
Jun
2023

Shkruan: Arflet Selmani
KONFERENCAT
(Praktikat dhe procedurat e konferencava)
Çka janë bisedimet ndërkombëtare?
Bisedimet ndërkombëtare janë një formë kryesisht e specializuar e ujdive dhe kur marrin formën e bisedimeve dypalëshe ato mund të jenë deri diku informale, ndërsa bisedimet shumëpalëshe normalisht zhvillohen mbi bazën e konferencave të ashtuquajtura zyrtare. Dihet që gama e çështjeve ndërkombëtare kohët e fundit është shtuar, edhe praktika dhe procedurat e konferencave janë përpunuar dhe thuajse janë standardizuar në një masë të madhe.
Për praktikat dhe procedurat e konferencave ekzistojnë rregulla përgjithësisht të pranuara, të cilat janë krijuar për garantimin dhe përfundimin me sukses të një konference dhe po ashtu të jenë të kënaqur pjesëmarrësit, ndërsa dallon diplomacia e konferencave sepse ajo është ekspertiza e ofruar nga delegatët e veçantë, të cilën pretendojnë apo kërkojnë avantazhe maksimale për vendin e tyre.
SI KLASIFIKOHEN KONFERENCAT NDËRKOMBËTARE?
Konferencat ndërkombëtare mund të klasifikohen në shumë mënyra dhe ato mund të jenë:
1.dypalëshe ose shumëpalëshe;
2.me një subjekt apo me shumë subjekte;
3.ad hoc ose të rregullta;
4.Me sekretariat të përhershëm ose pa sekretariat.
Konferencat ndërkombëtare gjithashtu mund të klasifikohen në bazë të objektivave që ato duan të arrijnë. Ato mund të jenë:
• për të shërbyer si një forum për diskutimin e përgjithshëm të një apo më shumë subjekteve;
• dhënia e rekomandimeve jo detyruese për qeveritë apo organizatat ndërkombëtare;
• të marrin vendime detyruese për qeveritë (ad referendun);
• të marrin vendime për të dhënë udhëzime apo porosi ndaj sekretariatit të një organizate ndërqeveritare ose për mënyrën e administrimit të një programi të financuar nga qeveritë, shembull, nga komitetet ekzekutive dhe të perhershme të organizatave ndërkombëtare sidomos në periudhën midis sesioneve plenare;
• për të bashkëbiseduar dhe për të hartuar një traktat apo një instrument tjetër zyrtar ndërkombëtar;
• për sigurimin e shkëmbimit ndërkombëtar të informacionit, si për shembull, konferenca e Kombeve të Bashkuara për përdorimin paqësor të energjisë atomike;
• të sigurojë premtime për kontribute vullnetare ndaj programeve ndërkombëtare, për programin botëror të ushqimit apo për komisionin e lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët.
RREGULLAT PROCEDURALE TË KONFERENCËS
Caktimi i rregullave të shkruara është kërkesa e parë e çdo konference zyrtare, sipas të cilave zhvillohen dhe përcaktohen aktivitetet e pjesëmarrësve në të cilat kryetari mund të bazohet në raste dyshimi apo mospërputhjeje.
Duhet të përmendim se këto mund të jenë rregulla të përhershme, që janë miratuar në një sesion të mëparshëm dhe janë pranuar si procedurë standarde, si për shembull, rregullat procedurale të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ose rregulla të parashtruara dhe miratuara nga konferenca. Në rastin e fundit ato duhet të qarkullojnë sa më parë në formën e projektit dhe duhet të përmbajnë datën dhe vendin e takimit, njoftimi i të cilit duhet dhënë gjithmonë në kohën e duhur.
Shkaku se ka majftë për t’u thënë, për praktikat dhe procedurat tjera të konferencave do të shkruajmë edhe njëherë. Do ta fillojmë nga rendi i ditës, duke përmendur gjitha praktikat dhe procedurat që ndiqen gjatë konferencave.
Ne këto shkrime i ndajmë me miqtë në fcb, sepse në ligjerata i ndajnë ata që se dinë as çfarë duhet të ndajnë, dhe as çfarë ndajnë!
Po një fjalë thotë; Taksiratit para si dilet!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 23/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk