D𝗶𝗽𝗹𝗼𝗺𝗮𝘁𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲 𝗮𝗺𝗯𝗮𝘀𝗮𝗱𝗼𝗿𝗲̈ 𝘀𝗵𝗸𝘂𝗮𝗻 𝘀𝗼𝘁 në 𝗠𝗮𝗻𝗮𝘀𝘁𝗶𝗿𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗗𝗲𝗰̧𝗮𝗻𝗶𝘁

24
May
2023

Shkruan: Gëzim Mekuli, kritik i mediave
𝟮𝟱 𝗱𝗶𝗽𝗹𝗼𝗺𝗮𝘁𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲 𝗮𝗺𝗯𝗮𝘀𝗮𝗱𝗼𝗿𝗲̈ 𝘀𝗵𝗸𝘂𝗮𝗻 𝘀𝗼𝘁, 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈ 𝗲 𝗺𝗲 𝘀𝗸𝗲𝗻𝗮𝗿 𝗳𝗶𝗹𝗺𝗶, 𝗽𝗲̈𝗿 𝘃𝗶𝘇𝗶𝘁𝗲̈ 𝘁𝗲𝗸 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝘂𝗲𝘀𝗶𝘁 𝗲 𝗠𝗮𝗻𝗮𝘀𝘁𝗶𝗿𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗗𝗲𝗰̧𝗮𝗻𝗶𝘁. 𝗗𝗵𝗲 𝗺𝗶𝗿𝗲̈ 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗲̈ 𝘀𝗲 𝘀𝗵𝗸𝘂𝗮𝗻.
Por të nderuar lexues,
Pse 25 diplomatët dhe ambasadorët shkuan sot dhe vizituan murgjit serb të Deçanit? Pse shkuan dhe e vizituan të gjithë së bashku, kolektivisht, Manastirin e Deçanit?
E po Kosova është e lirë, demokratike dhe liberale, do të britnit ju.
Por pse ky organizim pompoz, dramatik, retorik dhe teatral për këtë vizitë tek tempulli fetar?
𝑼𝒏𝒆̈ 𝒑𝒚𝒆𝒔: Cila është porosia që kjo “vizitë teatrale” dëshiron t’a dërgojë tek politikat humane, e reale, të Prishtinës?
𝑼𝒏𝒆̈ 𝒑𝒚𝒆𝒔: Cila është porosia dramatike e fotografive të Manastirit të Deçanit me murgjit serbë, të cilët (mesa di unë) asnjëherë, kurrë, e në asfarë periudhe nuk u distancuan nga politikat nacionaliste të Serbisë politike, e cila prej vitit t’moçëm 1878 e deri në ditën e sotit, dëbuan me dhunë, vranë, dhunuan, përdhunuan, dogjën e poqën shqiptarë, bagëti, bujqësi e shtëpi shqiptare.
𝑼𝒏𝒆̈ 𝒑𝒚𝒆𝒔: Si nuk kemi vizitë kolektive (jo teatrale, jo dramatike, jo me pompozitet) tek varrezat e fëmijëve të vrarë, (jo vetëm në Prekaz, por gjithandej në Kosovë), fëmijë, gra, pleq, burra e nëna të zhbërë nga Serbia politike; politikë kjo e ushqyer fort nga Kisha ortodokse serbe!
𝑼𝒏𝒆̈ 𝒑𝒚𝒆𝒔: Si nuk ju vjen marre mos me shku, krejt bashkë, por pa hiperbolizime e pa dramatikë, tek Kisha dhe Xhamia shqiptare; me shku pa dramë, pa teatralizëm e pa zhurmë e me u jep shpresë e kurajo se ajo që e kanë përjetu këto shtëpi të zotit nga Serbia nacionaliste (e ushqyer fort nga Kisha ortodokse serbe), nuk do t’a përjetojnë më kurrë, asnjëherë e në asnjë mënyrë.
Po si more, po si breeee s’ju vjen marre me shku me turr e me vrap, me dramë, me regji, me skenarë, me hiperbolë, me simbolikë, me fotografi e me kamera të Hollywoodit tek oksigjeni publik i politikave të Millosheviqit dhe të Vuciqit, (e shumë më pak i kombit serb?!)
Kurtha e politikës nacionaliste serbe: përdorimi i mitologjisë, religjionit dhe kthimi në të kaluarën si popull i madh, e sot si viktimë e si popull i kërcënuar, funksionoj edhe sot para 30 Diplomatëve, Ambasadorëve dhe udhëheqësve ndërkombëtar në Kosovë!
Të nderuar,
Kosova, populli i Kosovës, pa dallim nacionaliteti, feje, gjinie e statusi social, nuk e dëshiron kontaminimin e hapsirës publike, me retorika, me trika e me politika t’moçme që të perkujtojnë Vladan Gjorgjeviqin, Qubrilloviqin, Andriqin, Millosheviqin e Vuciqin!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 24/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk