Dalipaj AGAMEMNON (gr. Αγαμέμνων)

24
May
2025
Shkruan: Agron Dalipaj


1. Rrëfimi mitologjik:
Agamemnoni ishte mbreti i Mikenës dhe biri i Atreut e Aerope. Ai ishte vëllai i Menelaut, mbretit të Spartës. Shtëpia e tij, Shtëpia e Atreut, është një nga më të mallkuarat në mitologjinë greke, për shkak të krimeve të përsëritura: tradhti, vrasje dhe incest që kalojnë nga brezi në brez.
Roli në Luftën e Trojës:
Agamemnoni ishte udhëheqësi suprem i koalicionit të ahejve në Luftën e Trojës, çka e vendos mbi të gjithë heronjtë e tjerë në aspektin strategjik dhe ushtarak. Ai komandoi ushtrinë më të madhe dhe mbante autoritet mbi mbretërit e tjerë si Akili, Odiseu, Ajax, etj.
Flijimi i Ifigjenisë:
Kur flotës së ahejve iu ndalua udhëtimi për në Trojë nga perëndesha Artemisa, profetët thanë se Agamemnoni duhej të sakrifikonte vajzën e tij, Ifigjeninë. Ai e bëri këtë për hir të fitores, gjë që u kthye më vonë në një burim tragjedie.
Mosmarrëveshja me Akilin: Agamemnoni i mori robëreshën Briseida Akilit, çka shkaktoi zemërimin e Akilit dhe tërheqjen e tij nga lufta. Kjo dobësoi ndjeshëm ahejt dhe është një nga kulmet e Iliadës së Homerit.
Vdekja dhe tragjedia pas lufte:
Pas fitores në Trojë, Agamemnoni u kthye në Mikena me robëreshën Kassandra (priftëreshë dhe profetesha e Apollonit). Por në shtëpi e priste hakmarrja:
Klitemnestra, gruaja e tij, së bashku me dashnorin e saj Aigistin, e vrau Agamemnonin në banjë me një rrjetë ose një mantel (varianti ndryshon sipas burimeve).
Ajo e vrau për hakmarrje ndaj flijimit të Ifigjenisë dhe për krenarinë e tij prej mbreti që solli një robëreshë në shtëpi.
Kjo ngjarje është përjetësuar në trilogjinë Oresteia të Eskilit, ku djali i Agamemnonit, Oresti, hakmerret duke vrarë Aigistin e nënën e tij, Klitemnestrën.
Çfarë e dallon Agamemnonin nga heronjtë e tjerë?
a. Udhëheqja politike: Ai nuk është thjesht një luftëtar si Akili apo një strateg si Odiseu. Agamemnoni përfaqëson autoritetin e lartë politik dhe rolin e komandantit, edhe kur kjo kërkon vendime të ashpra e të pamëshirshme.
b. Sakrifica për interesin e përbashkët: Ai është i gatshëm të sakrifikojë të bijën për të mirën e ushtrisë — një akt që ndan audiencën midis admirimit dhe neverisë.
c. Tragjizmi i thellë: Fati i tij mishëron tragjedinë klasike: një njeri i madh, i rrënuar nga gabimet, krenaria dhe mallkimi familjar. Ai është viktimë e hybris-it (krenarisë së tepruar) dhe fateve të pashmangshme që ndjekin familjen e Atreut.
d. Figura ndarëse: Ndryshe nga Akili që është ideal heroik i luftës, Agamemnoni është një figurë ambigue, që provokon debat moral dhe emocional.
2. Referenc. etimologjike (klasike):
Emri Ἀγαμέμνων (Agamémnōn) është interpretuar në literaturën klasike si i përbërë nga:
ἄγαν (agan) = “shumë, fort”
μνάομαι (mnaomai) = “të kujtoj, të përkujtoj”
Kuptimi i përftuar: “Ai që kujtohet shumë”, “i paharrueshmi”, ose “i nderuari me kujtesë të përjetshme”.
Ky interpretim gjendet te etimologët antikë dhe modernë si:
R. S. P. Beekes, Etymological Dictionary of Greek (2010)
Frisk, Griechisches Etymologisches Wörterbuch
Chantraine, Dictionnaire Étymologique de la Langue Grecque
3. Etimologjia sipas metodës së embriomorfemave
Në përputhje me parimet etimologjiketë metodës së embriomorfemave, emri Agamemnon zbërthehet në segmentet embriomorfemore të gegnishtes:
Agamemnon = a/gam/emn/on =
a gjam emn =
a emn gjame
A = asht (forma pohuese/deklarative)
gam = gjam/ë (britmë mortore, fatkeqësi, tronditje)
emn = emën (emër, identitet i përkufizuar)
on = or (funksion përfundimor, si “emn-or”; “emn-on” për “emror” në gegnisht)
A/gam/emn/on = Asht gjama e emërit përfundimtar, ose më saktë:
> Asht emri më gjëmëtar
> Asht përkufizimi i mishëruar i gjëmës
Kjo ndarje zbërthen funksionin dhe esencën e figurës mitike në përputhje me dy parimet e metodës:
Emri përfaqëson funksionin tragjik të realies
Kur funksioni s’mund të shfaqet drejtpërdrejt, përfaqësohet karakteristika më e theksuar te njeriu mitik
4. Përfundimi etimologjik:
Ndërsa etimologjia klasike e ngarkon Agamemnonin me lavdi të kujtueshme, etimologjia sipas embriomorfemave e zbërthen si simbolin e fatkeqësisë njerëzore të përjetshme, duke përputhur formën fonetike me funksionin mitik. Emri Agamemnon, në këtë lexim shqip, është emri i gjëmës së përjetshme, një mallkim i mishëruar në figurë mitike që kalon nga brezi në brez. Kjo etimologji përmban në vetvete kuptimin arketipal të dhimbjes së njerëzimit nëpërmjet figurës së një emri.
Përkundër kësaj etimologjie, çdo kush tjetër mund të sjellë një tjetër më bindëse e më të argumentuar.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria: ,

Botuar: 24/05/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk