DATAT MË FATKEQE PËR SHQIPTARËT VENDËS DHE MAQEDONINË, E MBAJNË VULËN E KREMLINIT DHE POLITIKAVE RUSOMADHE NDAJ MAQEDONISË

10
Aug
2024
Shkruan: Akademik Abulla Mehmeti

Festat e turpit të pushtetit dhe faktorit politik shqiptar në Maqedoninë Veriore
Në ditën e Marrëveshjes së Bukureshtit,
më 10 gusht 1913

Më 3 Mars 1878,
Rusia cariste përmes Marrëveshjes së Shën Stefanit me Perandorinë Osmane, i ndanë e copëtuan trojet etnike shqiptare, me krijimin e Bullgarisë së madhe.
Më 1992,
pushteti i ri “demokratik” në Maqedoni, në bashkëpunim dhe me pëlqimin e faktorit politik shqiptar, 3 Marsin, një datë historike të pushtimit rusomadh të trojeve shqiptare, në qytetin e Tetovës, kryeqendrën politike të shqiptarëve, këtë datë pushtimi dhe okupimi të trojeve etnike shqiptare në Maqedoni, e vendosën për ditë feste – Dita e Komunës së Tetovës. Për 32 vjet me radhë, secila parti që ka ardhur në pushtet në këtë Komunën, këtë datë poshtëruese për popullin shqiptare dhe banorët e tjerë të kësaj komune.
Më 3 Mars 2018,
në Shkup erdhën me mision special nga Moska dy këshilltarët kryesorë të Putinit, për t’i promovuar idetë e tyre për ardhmërinë e Maqedonisë, të rajonit dhe gjithë Evropës, për ta rikthyer në kujtesë datën e 3 Marsit – këtë datë historike për interesat rusomëdha në Maqedoni dhe jo vetëm.
Reagimet tona në vazhdimësi se, 3 Marsi shënon vazhdimësinë e politikave rusomëdha në Maqedoni, edhe të faktorit politik shqiptar vendës, kanë hasur gjithmonë në heshtje mortore të klasës politike dhe intelektuale të shqiptarëve vendës.
Në kontekst të zhvillimeve të fundit në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, pas invazionit ushtarak rusomadh në Ukrainë, më 2022, dhe në shtetet tjera fqinje në vazhdimësi, ia përkujtojmë edhe njëherë faktorit politik shqiptar në Maqedoni, dhe jo vetëm, se: UJI FLEN, POR ARMIKU NUK FLEN!
Në shkrimin e mëposhtëm, në gjuhën që mund ta kuptojnë më lehtë politikanët dhe pushtetarët shqiptarë në Maqedoni, përderisa në gjuhën shqipe, siç duket këta nuk duan të MARRIN VESH!
(10 gusht 2024)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/08/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk