…Zërat, lotët, klithmat e dhimbjeve të mijëra njerëzve u fshehën e u mbuluan kujdesshëm nga dëbora e acari i hidhur i mesditave të vitit 1877-1878. …
Asnjë mundësi tjetër nuk iu dha karvanit të shqiptarëve për dëbimin e tyre me dhunë mga trojet e veta stërgjyshore, veç largimit të tyre të pa kthim nga tokat në Sanxhakun e Nishit…
Pas atyre ju mbeti gjithçka: Shtëpitë, kullat ,oborret, fushat dhe varret e të parëve të tyre…
Kanë kaluar 140 vjet nga dëbimi masiv i shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit…
Është periudha kur dhuna masive e ushtrisë serbe ranë si gjeraqina mbi popullsinë e pafajshme shqiptare. Zona të shkatërruara dhe të masakruara, duke lënë pas veç gjurmët e shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga trojet e tyre etnike. Pikërisht këtë gjurmë e ndoqa për ta risjellë historinë dhe atë që nuk është e shuar ende në këto territore. Në vitin 1875 shpërtheu Kriza e Lindjes, me kryengritje të mëdha anti -osmane në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Ato u pasuan nga revolta e shumë popujve të tjerë, siç ishin Bullgarët, e një vit më pas (1876) edhe serbët e malazezët. Të tilla pati edhe në Shqipëri edhe pse ndrojtja ishte shumë e madhe për një arsye të thjeshtë. Grekët në vitin 1844 patën shpallur atë që njihej si “Projekti i Megalidesë”- pra Pushtimin e Jugut të Shqipërisë. Në të njëjtën ditë edhe serbët u trumbetuan në atë Certanjën, që synonte shtrirjen në tokat shqiptare. Pra Shqipëria gjendej në një mostre të frikshme që do të ndihej shumë shpejt pikërisht gjatë krizës së lindjes.
Më 1877, Rusia Cariste i shpall luftë Perandorisë Osmane, ndërkohë që paralelisht duke kuptuar dobësimin e tyre u hodhën edhe Serbët e Malazeztë, që u nisën për shpërbërjen e Sanxhakut të Nishit me dhunë. Janë rreth 740 fshatra shqiptare, që u boshatisën plotësisht. Banorët e tyre u dëbuan me dhunë, kurse një pjesë mundi të vendoset në zonat e tjera. Por pati edhe shumë të dëbuar, të cilët vdiqën nga uria dhe të ftohtit në atë rrugëtim të kobshëm. Dëshmitë janë jo thjesht rrëqethëse por thuajse të pabesueshme për shkak të nivelit të dhunës, që vështirë të besohet se njerëzit, mund t’jua bëjnë njerëzve të tjerë një gjë të tillë…Shqiptarët e zhveshur e të zbathur, nëpër të ftohtit e acartë të dhjetorit i braktisën nga dhuna shtëpitë e tyre. Atë natë vdiqën shumë gra e pleq, e shumë fëmijë, të hedhur e të ngrirë grykës së Gërdelicës deri në Vranjë e Kumanovë.
Shumë fëmijë që ishin në shpinë të nënave u ngrinë dhe vdiqën. Kishte raste të shumta kur edhe pleqtë vdisnin nga të ftohtit. Këto janë fshatrat e shqiptarëve, për të cilët serbët nuk kanë ditur kurrë, kurse tani në këto fshatra nuk ka mbetur asnjë shqiptar. Prandaj askush nga serbët nuk dinë si quhen ato fshatra. U dogjën e u poqën me zjarr e hekur më shumë se 700 vendbanime shqiptarë si në Toplicë, Nish Vranjë e Leskoc , kurse bota përparimtare e Evropës plakë nuk reagoi fare kundër atij kursi kriminal serbo-rus. Shefki Ukaj shkruan: “ Muhaxhirëve” në Kosovë duke folur për këtë rast ka thënë se nga të parët kishte dëgjuar, se atë kohë kishte ndodhur që nënës i kishte rrëshqitur fëmija prej dorës dhe nga acari dhe bora e madhe fëmija ka mbet në borë dhe nëna nuk ka mundur të kthehet dhe ta marrë fëmijën e vet. Thonë edhe sigurisht kjo është ekzakte: Pasi kur turqit kanë bërë regjistrimin e popullsisë kanë shtu në evidencë se atje iu ka mbetur edhe maca e qeni dhe të gjitha bagëtitë.
“ Popullata e pafajshme atëkohë janë nisur me çerre ashtu siç kanë mundur me shpëtu fëmijët dhe është për t’u çuditur si kanë arritur të shpëtojnë fëmijët edhe pse një pjesë e fëmijëve kanë mbetur, sepse nuk kanë arritur t’i marrin me vete. Që faktikisht kur bëhet kjo rikujtuese është një rikujtuese shumë e dhembshme për egzodin e shqiptarëve nga trolli i tyre etnik. Edhe studiuesi zoti Adem Ajvazi, ka thënë se në mënyrën më brutale brenda një kohë shumë të shkurtër ushtria serbe i detyroi dhunshëm gra, fëmijë e pleq e banorë në tërësi të dalin vetëm me rroba të trupit. – Organizoi gjoja se në emër të ikjes së atyre ku zhvillohen luftimet organizoi ikjen në mënyra të ndryshme me karroca kuajsh e çerre të ndryshme mirëpo qëllimi ishte që sa më shpejt të zbrazej ajo tokë që sa më shpejt të kryhet puna sipas tyre, me qëllim që mos të ketë më implikime ndërkombëtare.
Jo vetëm që asgjë nuk u ndal, por Traktati i Shën Stefanit në mars të vitit 1878, si dhe pas Kongresit të Berlinit zyrtarizuan projektin serb duke iu dhënë këtyre të fundit të gjitha këto territore me popullsi shqiptare: Nishi, Toplica, Jablanica Masurica e me radhë.
Tashmë duheshin t’i përshtateshin realitetit të ri të imponuar. Ushtritë serbe nuk kishin më pse të fshiheshin dhe mund të vijonin qetë spastrimin etnik të plotë nga popullsia autoktone. Dhe askush nuk mund të thotë një shifër të saktë të të dëbuarve me dhunë. Autor të ndryshëm japin të dhëna të ndryshme, sepse asnjëherë nuk është lejuar, apo ndërmarrë një studim i organizuar nga Institucionet Shkencorë jugosllave apo Krahinore të Kosovës. Mendohet se janë rreth 300 mijë shqiptarë, që lanë trojet e tyre, nga të cilët mëse 70 mijë janë vrarë, masakruar apo kanë vdekur edhe rrugës. Ka mjaft studiues të tjerë që këto shifra i quajnë të minimizuara apo të deformuara, duke pretenduar se numri është edhe shumë më i madh”, -shkruan studiuesi Adem Ajvazi. Publicisti Shefki Ukaj sërish ka treguar se të gjitha informatat, 1% deritashme që janë të verifikuara dhe që i posedojnë Arkivi i Kosovës, flasin për 700 vendbanime, ku ka ndodhur spastrimi etnik në një territor prej 11 mijë kilometrash katrore d.m.th edhe ma i madh se territori i sotëm i Republikës së Kosovës. Ky territor me histori të thellë, kryeqendrën e kishte Nishin, i cili ndodhej rreth 200 kilometra nga Beogradi e ku do të niseshin edhe hulumtimet në teren. Po ashtu edhe gazetari shqiptar zoti Marin Mema, i cili edhe ka realizuar këtë histori të dhimbshme, ka treguar se Nishi po ashtu kishte gjurmët e veta historike…
Gjurmë shqiptare- nga “Nishi tek Molla e kuqe “
Zoti Mema në emisionin e tij Televiziv ka thënë:”se shumëçka është shkatërruar, si p.sh Varrezat e vjetra të shqiptarëve, por jo gjithçka është zhdukur, duke filluar nga kalaja tek figurat historike, apo tek investimet e kryera nga shqiptarët para largimit të tyre. Këto janë vetëm disa elemente që lidhin qytetin e Nishit me banorët e dikurshëm me shqiptarët. Të mos harrojmë që në këtë qytet deri më 1878 jetonin mëse 2.000 mijë familje shqiptare. Ndryshe nga sot ku është edhe vështirë të ndjekësh pas këtë gjurmë. Fotografitë e vjetra të qytetarit tregojnë një tjetër fytyrë të tij, që sot është vështirë e identifikueshme monumentet: objekte të ndryshme e deri varret e shqiptarëve janë shkatërruar. Vetëm xhamia e ndërtuar nga Islam Aga i Gjakovës qëndron ende në këmbë. Duket e pabesueshme të mendosh se deri në vitet 1877-1878, jetonin një numër i madh shqiptarësh. Lagjet e tëra u shuan, ndërsa shtëpitë bujtën pronarët e rinj. Konsulli i Turqisë në Nish shkruan për lagje të veçanta ku ndodheshin deri në 300 e më shumë shtëpi shqiptarësh. Ato ishin prona të pasurish, të cilët u detyruan më pas të linin apo shisnin gjithçka, dhe të iknin në Turqi, apo të merrnin rrugën në këmbë drejt trojeve të tjera me shqiptarë. Të tilla lagje kishte kudo në Nish nga të cilat siç theksohet nga burimet e kohës, mbetën pa u shembur jo më shumë se 20 shtëpi.
Megjithatë historia e qytetit shkon shumë më thellë, që në kohët më të lashta. Është fakt se Kalaja e Nishit ka themele, që i përkasin periudhës së Dardanëve, çka konfirmohet edhe nga zbulimet e shumta arkeologjike. Por për fat të keq, kjo pjesë ose mbulohet, ose manipulohet, ose nuk tregohet kurrë e plotë. A thua sikur nuk ka ekzistuar kurrë. Nishi apo Najsusi, siç njihet në antikitet, është vendlindja e Konstandinit të Madh, Perandorit Ilir, që e themeloi Konstandinopojën (Stambollin e sotëm). Në periudhën e tij, persekutimi i ashpër ndaj të krishterëve, morri fund. Perandoria Romake u riorganizua, në planin Ushtarak dhe ekonomik. Ndaj ai edhe sot konsiderohet si njëri prej më të mëdhenjve të historisë. Drejtimi i Konstadinit të madh në mbi 30 vite të shekullit të IV lidhet me një periudhë kur dyndjet skllave donin ende qindra vite që të nisnin. Edhe vet Nishi ka një histori të tillë, por reklamimi bëhet vetëm në atë pjesë, që u inversion autoriteteve serbe. Thuhet se Kalaja është ndërtuar e rindërtuar disa herë nga Romakët, Bizantët, Sllavët Bullgarë, Serbët e Osmanët, por askund nuk përmendet, që themeluesit e kësaj kalaje ishin Ilirët.
Fundja logjika është e thjeshtë. Kur Romakët erdhën në këtë vend çka tregohet edhe nga këto stelat mortore, atëherë lind pyetja, se cilët ishin banoret vendas”?- ka thënë gazetari shqiptar Marin Mema. Arkeologu shqiptar akademik prof.dr. Neritan Ceka ka thënë se në të gjitha burimet antike del se ishin Dardanët ata që jetonin aty. “ Nuk ka popullsi tjetër, që në ngjarjet e shekullit të III. Bile mund të themi se është zona më e hershme, që përmendet si Ilire që në shek e V, Erodoti i vendos Ilirët në lumin ‘Angrus’, që është pikërisht zona e Moravës Jugore, dhe pjesa më verilindore e trevës Dardane. Dhe që nga kjo kohë nuk përmendet asnjë popullsi tjetër atje. Për të ndjekur një vijë logjike tjetër të historisë nga Najsusi Dardan dhe Konstandini i Madh duhet domosdoshmërish vizituar edhe një sy tjetër shumë i rëndësishëm. Në këtë mënyrë historia nuk humbet asnjë hallkë të sajin dhe vijon natyrshëm deri në shpërnguljet e dhunshme të banorëve.
Justiniani i Parë, është një ndër figurat më të rëndësishme të lashtësisë.
Gjatë sundimit të tij nga viti 5027 në atë 5065, Dardania u kthye në një kryeqendër investimesh. Dhe mes shumë të tjerave që ai i realizoi ishte edhe ‘Justiniana Primo’, një qendër me një histori të jashtëzakonshme e lidhur natyrshëm me popullsinë autoktone Ilire. Dhe sigurisht se për të kuptuar ketë pjesë thelbësorë të historisë duhet të vizitojmë edhe këtë vend të rëndësishëm arkeologjik, i cili ngrihet vetëm 70 kilometra nga qyteti i Nishit. Mjaft investime të nisura nga Konstandini i madh i përfundoi apo i zgjeroi dhe i përshtati Justiniani i Parë. Mes shumë të tillave bien në sy dy qytete të rëndësishme, njëri ndodhet në Kosovë dhe tjetri në destinacionin tonë. Dhe ajo që dallohet menjëherë është se Justiniana Prima edhe pse përfaqëson një vlerë të trashëgimisë Botërore, është lënë krejtësisht mënjanë. Kjo pa dyshim, se e ka një arsye dhe mjaft të fortë. Historia e Justiniana Prima është mëse e qartë, e kjo pranohet edhe nga vetë autoritetet përkatëse të këtij siti arkeologjik.
Ky qytet është para sllav, përkundrazi ai u braktis me dyndjet e këtyre të fundit. Të paktën në këtë rast edhe vetë autoritetet pranojnë historinë ashtu siç është. Ky është një qytet i ngritur në trojet Ilire, nga një Perandor Ilir i Bizantit- Justiniani i Parë. Tabelat thonë pikërisht qyteti u ngrit nga Perandori Justinian jo larg vendlindjes së tij, me synimin që të shndërrohet në selinë e prefekturës së Ilirisë. Më poshtë qartazi është e shkruar se ai u braktis në shek. e VII, si pasojë e dyndjeve sllave. Pra e thënë më thjesht, ky vendbanim ashtu si Nishi i lashtë, jetohej natyrshëm nga vendasit – Dardanët. Arkeologu akademik prof.dr.Neritan Ceka po ashtu ka theksuar se aty ka një origjinë të pastër Ilire, sepse vjen nga Justini i qytetit Dardan – Ilir siç thotë edhe biografi i tij Prekopre Cezares, dhe natyrisht se bën pjesë në klasën sunduese, i cili u kulturua dhe u edukua në Bizant, u martua me bizantinin Theodorën ishte pjesë e klasës së lartë të Bizantit, por megjithatë shumë prezent në vendin tonë.
Ka një numër të pafund ndërtimesh që lidhen me Justinianin, sepse verifikohej një pjesë e madhe e qyteteve. Nuk ka qytet që nuk u verifikua në kohën e Justinianit, pra në Kohën e Bizantine”,- ka thënë akademiku dhe profesori i ndritur Neritan Ceka. Por nëse kjo pjesë e historisë duket disi e ftohtë dhe e largët, ka mjaft elemente të tjerë, që frymojnë ende qartazi të shkuarën e tyre. Treguesit historik më të drejtë e të qartë vijnë nga Toponomia, që ende ruhen në zona të tëra. Dhe askujt nuk duhet t’i dukej absurde kur fshatrat kanë emra shqiptarë, por në to nuk ka asnjë banor të tillë. Rajoni i Toplicës ka qenë njëri ndër rajonet më të prekura nga dëbimi masiv dhe masakrat. Mjafton të kujtosh se shqiptarët në tërësi këndej kanë qenë më 80 për qind. Ushtria serbe e mbështetur nga ajo e Carëve rusë i dhanë jetë me çdo kusht strategjisë së tokës së djegur. Megjithatë, çuditërisht jo gjithçka është zhdukur. Mjafton të shikosh emrin e fshatit ‘Arbnas’. Në zona të tilla duhet pasur kujdes. Pyetjet duhet të jenë në dukje naive që askush të mos dyshojë mbi përmbajtjen dhe qëllimin e tyre, aq më pak banorëve të rinj duhet thënë se jemi shqiptar. Ndaj bashkëpunëtorët tanë nuk paraqiten si të tillë po ashtu as makina nuk ka targa shqiptare, por ndërkombëtare, përndryshe gjithçka do të ishte e pamundur. Si shpjegohet fakti se fshati quhet “Arbanas” banoret e sotëm serb…. heshtin…
Historia e dhimbshme e Prokuples ku jetonin mëse 24 mijë shqiptarë
Grupi i gazetarëve e kanë ndaluar makinën, e cila nuk kishte targa shqiptare dhe kanë pyetur dy pleq të shtyrë në moshë. “Si po jetoni? Ata janë përgjigjur se po jetojnë vështirë dhe me mund. Ndërsa tjetri ka shtuar se s’ke ç’të bësh duhet të jetojmë”. Ata po ashtu iu kanë treguar gazetarëve pa e ditur që ata ishin shqiptarë dhe misioni i tyre ishte që të mësohej e vërteta, se aty në atë fshat me emrin “ Arbanas” dikur ka pasur 180 shtëpi, e sot sipas tyre duhet t’i ketë diku 120 shtëpi. Po ashtu ata kanë treguar se ky vendbanim është i vjetër ku ka disa që kanë ardhur. Pyetja tjetër e radhës nga gazetarët ishte se “ përse e mban emrin ky fshat “Arbanas”? Ndërsa serbët e moshuar të ulur në tokë, thonë se kanë dëgjuar se ky fshat ka jetuar dikur me shqiptar. “ Ku ta dish, ashtu na kanë thënë të vjetrit, që dikur kanë qenë vend i banuar me shqiptar. Dhe a është e saktë apo jo ku ta dimë ne”, -janë përgjigjur fshatarët serb, të cilët tani jetojnë në atë vend.
Por sipas dokumenteve “ Arbansi” është një fshat mesjetar, që shfaqet në shekullin XII. Në veprën e tij të detajuar vendbanimet dhe popullsia e Albanëve të Kosovës profesor dr.Iljaz Rexha e vendos theksin tek ekzistenca e mjaft qendrave të hershme, që mbajnë këtë emër. Këto fshatra gjenden si në dokumente sllave ashtu më pas edhe në atë të Portës së Lartë, duke treguar një vazhdimësi të qartë. Dhe pavarësisht prapashtesave Bullgare sllave ato nuk e humbën kuptimin edhe pse në të njëjtën mënyrë u regjistruan nga Administrata Osmane. Në Mesjetë shqiptarët e verifikonin vetën si Arbnor, ndaj edhe emrat e tillë ishin kudo ku ata jetonin. Të njëjtën gjë mund ta prekësh jo larg nga “Arbanasi” ku ndodhej një tjetër qendër sot, dhe e quajtur “Alabana”.Edhe kjo deformimin e emrit e ka marrë nga Administrata sllave. Gazetarët sërish ndalojnë veturën në këtë vend për të folur nga afër me banorët tashmë të banuar me serb, me qëllim që të marrin informacione.
Gazetarët pyesin një fshatar serb aty:
“Më falni ku ndodhemi? — Në “Alabama”- ia kthen fshatari gazetarëve.
Atëherë e paskemi humbur rrugën i thonë gazetarët banorit, sepse ne deshtëm të shkonim në Bllacë. “Jo jo ia kthen banori serb nuk e keni humbur rrugën, por vetëm vazhdoni drejt rrugën”. Por a ka pasur ndonjë emër tjetër më parë ky fshat pyesin gazetarët. “Nuk e di, nuk e di” ia kthen banori, kështu që gazetarët vazhdojnë rrugën, duke falënderuar atë për ndihmën. Pra askush nuk tregon më shumë. Histografia ka mbytur gjithçka, ashtu si këto vende, që duhet me çdo kusht të heshtin. Rajoni i Toplicës ka pasur dikur një popullsi mbi 80 për qind shqiptar dhe askush nuk donte ta dinte këtë statistikë, e cila është pranuar edhe nga vetë autorët serb. Edhe pse sot këtu nuk gjejmë as edhe një për qind shqiptar. Kaq mjafton për të treguar fatin tragjik, që kanë pasur banorët autoktonë të këtyre zonave.
Andaj nuk mund të mos impresionohesh nga faktet që tregojnë numrin e shqiptarëve të dikurshëm në këto anë. Kryeqendra e Toplicës është Prokople një qyte, që së bashku me rrethinat numërojnë sot më shumë 44 mijë banorë. Qendra e derdhur mes gjelbëremit nuk ka asgjë që të lidh me shqiptarët e dikurshëm. Për një kalimtar apo turist të thjeshtë Prokuple duket është një qytet si shumë te tjerët. E pamundur të kuptosh se çfarë qëndron pas këtij vendi të qetë, nëse nuk ke shfletuar më parë dokumentet, apo dëshmitë rënqethëse të të larguarve. E pra dikur në qarkun e Prokuples jetonin rreth 24 mijë shqiptar dhe rreth 1.500 apo diçka më shumë banorë serb. Kjo është e vërteta, e cila të shoqëron pashmangshmërisht në çdo hap e mendim.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!