Dëgjohet vetëm zëri i gardianve dhe qelsave të hekurt!

09
Sep
2023
Shkruan: Salih Sefa

VITI 1984:
39 vite më parë qetësinë e asaj mesnate e prishën rropllimat e hapjes dhe mbylljes së qelive në burgun e Prishtinës!
Dëgjohet vetëm zëri i gardianve dhe qelsave të hekurt!
U hap dera e qelisë me numër 24,u ngritëm në këmbë,dy gardian e zunë deren dhe më urdhëruan! Ti,(Salih Sefa)për 5 minuta banu gati, shpejt shpejt merri sendet tua dhe dil!.U pershendeta me shokët e dhomës.U pershendeta me Ragipin e me Mixhën Munish.Ragipi i futi në dy qese najlloni rrobat që kisha si dhe një kalavesh rrushi me dy-tre kokrra mollë!
Isha pak i hutuar, pasiguri dhe nuk kisha idenë se për ku po më dërgojnë?!
Më lidhën, njëri gardian ecte para meje e tjetri mbrapa,aty ku dilnim në vizitë vërejta edhe një të burgosur tjetër poashtu i lidhur, ishte më i moshuar me kokë lartë dhe krenarë,Kadri Osmani jam,deri sa e sollën edhe të burgosurin tjetër ne ndërruam ca llafe,isha shumë u gëzuar se takova Bacin Kadri për të cilin kisha degjuar e lexuar shumë.Bacën Kadri e futën në një maricë vetëm ndërsa mua dhe Kadriun tjetër,Kadri Llugaliu na futën në maricë mbrapa!Tani na prangosën jo vetëm në duar por edhe me zingjirë na lidhen për hekura të maricës!Filloj kjo rrugë me plotë msheftësi por me një shok të ri,edhe Kadriu ishte denuar me 8 vjet burg!Sa me shumë që kjo rrugë e pa fund vazhdonte, e dinim se gjithnjë po largoheshim më larg e me larg !
Nganjeherë degjoheshin radiolidhjet e gardianve dhe deri sa degjonim ndonjë fjalë shqip, e dinim se ende jemi në Kosovën tonë!
Ishte ende terr kur u degjuan hapjet e dyerve si dhe ndalja e maricave.Nga aty na nxorrën në një koridor të ngushtë dhe të errët. Degjohen britma dhe sharje të gardianve,!Perseri na futën në një maricë tjetër me gardian tjerë. Tani në atë kafez nuk ishim dy por,pesë veta!Unë ,Kadri Llugalu,Salih Mala,Bedri Bajrami dhe nëse nuk gaboj ishte edhe Sadri Ramabaja.Aty mësuam se ishim ne burgun e Gjilanit për pak minuta!Rrugëtimi ynë vazhdoj por tani më nga radiolidhjet dëgjohej një gjuhë tjetër dhe shumë e egër!
Edhe pse ky rrugëtim, edhe hapsira aq e vogël në atë kafez kishte fillu me na nxanë, nuk ngopeshim duke biseduar!Me kujtohet mirë kur Sadriu na thoshte se Tani do të shihni se çka janë sadistat!
Përmes atyre vrimave të maricës shihet se ka fillu agimi i një dite të re.Një ditë me plotë enigmë,as nuk dinim ku jemi e ku po na transferojnë!Nuk vonoi shumë kur u ndal marica, degjohen zera milicësh.Nga britmat e tyre mësuam se ishim në burgun e Vrajës,aty e ndalen Sadriun ndërsa rrugëtimi ynë vazhdoj!
Ishim të gjithë shumë të lodhur,të torturuar çnjerëzishtë,rruga e gjatë ne ato kushte e bënte të vetën,më në fund u ndalëm!
Filluan ti marrin shokët një nga një,mbeta i fundit.Një gardian i cili na kishte percjellë nga Gjilani,dëgjohet duke thënë:Eh këta far rrebelash na banë kahre edhe neve por,këta këtu po u dalkan hakesh, hozhgjollden edhe dru, ai që tha këto fjalë ishte komandir Luga!(Kështu e quanin shokët)
Kur më nxorën nga marica vërejta se dielli tregonte gati mesin e ditës!
Dy gardian me kapën për krahu dhe ndjeja duke më shtrënguar fort, më futën në një koridor, mua mu duk shumë u gjatë! Në të dy anët të rreshtuar përplotë milicë!Filluan të sjellin sa munden dhe ku mundën deri sa më futën në një dhomë.Ishte plotë gardian e milicë!Një bërtiste e tjetri sillte!Më urdhëruan ti heq rrobat.Unë i hoqa deri të mbendshmet!Aty gjetën shkasin që të kersasin grushta, shqelma e shkopij gome.Sa me rrëzonin per tok qohesha,Ata vazhdonin perseri deri sa më duket se i lodha.Nuk mund të them se sa zgjati kjo mirëpritje por me duhet të ju tregoj edhe diç që më ka mbetë në mendje dhe kurrë nuk do ta harroj!
Njëri nga gardianët mi ofroj rrobet e burgut që ti veshi,ishin aq të gjëra sa që tre Saliha mund të futeshin në to,një këmishë e shkyer me plotë shenja gjaku.Sa u mundosha ta mërthej atë këmishë,më binin brekët dhe pantollat por… ka edhe diçka!!!
Ju thash se Ragipi nga dhoma 24 ne burgun e Prishtinës më kishte shti pak rrush dhe molla ne qesen e najllonit!
Kur ata të zitë me torturonin,edhe rrushi edhe mollat ishin derdhë dhe shkepë në atë dhomë!Me bërtisnin sa mundnin mbledhi,kur tentoja ti mbledh kokrrat e rrushit më binin pantollat e ata knaqeshin duke qeshë!!!
Tek një muaj më vonë mësova se gjindesha ne burgun famëkeq të Leskovcit!!
Në ato momente shumë të rënda, në kokën time bluanin këto mendime:
1.Ah Ragip çka më bëre më këtë kalavesh rrushi!!
2.Tani e kuptoja fjalën e Sadriut se tash do të shihni se çka janë Sadistat!!! Dhe
3.Ne Shqiptarët duhet ta tolerojmë,ta falim dhe ta dojmë njeri tjetrin, të mësojmë e punojmë shumëfish më tepër se të tjerët dhe se vetëm të bashkuar jemi në shërbim të kombit!
P:S. Kjo natë e gjatë e pa gjumë me kthej 39 vite më heret!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk