DEKLARATЁ E KЁSHILLIT ORGANIZATIV TЁ KUVENDIT KOMBЁTAR SHQIPTAR DHE UNIONIT TЁ SHOQЁRISЁ CIVILE

28
May
2023

Nga: Dashamir Uruҫi
Drejtuar:
Opinionit publik nё Republikёn e Greqisё,
Opinionit publik nё Republikёn e Shqipёrisё,
Parlamentit Evropian,
Kongresit Amerikan,
Departamentit Amerikan tё Shtetit

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Kryeministrit tё Greqisё, zotit Kyriakos Mitsotakis,
Kryeministrit tё Shqipёrisё, zotit Edi Rama

ZOTЁRINJ TЁ NDERUAR!

Me shqetёsim tё madh kemi lexuar Rezolutёn e Mitropolitisё sё Shenjtё tё Konicёs dhe Pogonit tё datёs 14.05.2023.
Me gjuhёn e shpёrfilljes dhe tё urrejtjes, duke deformuar realitetin, pёrfaqёsuesit e saj fetarë e politikё i kanё dёrguar Bashkimit Europian njё rezolutё, ku janё renditur ngjarje, data e fakte me tё cilat ёshtё deformuar e vёrteta, duke dёmtuar rёndё mardhёniet e Shqipёrisё me Greqinё.
U bёnё shumё vite, sidomos tani nё demokraci, qё shteti dhe kisha greke janё nё sulm tё vazhdueshёm, duke prekur interesa jetike tё shqiptarёve nё rajon.
Nё rezolutёn e tyre, Mitropolia e Shenjtё e Konicёs dhe Pogonit, kanё dalё hapur nё mbrojtjen e Vorio Epirit, duke nxitur politikёn greke drejt synimeve tё vjetra territoriale e pasurore tё Shqipёrisё.
Kёtё pёrrallё tё vjetёr, pёrrallёn me VORIO EPIRIN, grekёt e aktivizojnё sa herё kanё nevojё.
Me kёtё rast, nё rezolutё, ata kishin renditur edhe dy agjentё tё helenizimit tё jugut tё Shqipёrisё, ARISTOTLE GOUMAS dhe KOSTANTINOS KATSIFAS, tё cilёt u vranё nga policia shqiptare nё shkelje flagrante tё ligjeve tё Republikёs sё Shqipёrisё.
Nё rezolutёn e Mitropolisё ёshtё shënuar edhe nevoja qё paska popullsia vorio epirote pёr tё mbrojtur pronёn e saj private e komunitare nё Shqipёri, nё njё vend ku minoritetet, veçmas ai grek gёzojnё tё gjitha tё drejtat e tyre kombёtare e njerёzore.
Nё rezoluten e tyre, kisha greke ka kёrkuar mёsimin pa pengesa tё gjuhёs greke tek minoritarёt, ka kёrkuar pensione tё veçanta pёr minoritarёt e dёnuar nё kohёn e komunizmit si dhe mbёshtetjen e komunitetit vllehfolёs duke forcuar tek ata ndjenjёn e ndёrgjegjen greke.
Diku nga fundi, MITROPOLIA nxjerr nё dukje thelbin e rezolutёs sё vet.
Ajo futet thellё nё politikё, e braktis misionin fetar dhe merr nё mbrojtje FREDI-DHIONIS BELERIN duke e quajtur arrestimin e tij tё panevojshёm, ndonese “dora vetё” ёshtё kapur nё flagrancё duke blerё votat e himariotёve pёr tё marrё nё dorё bashkinё e kёtij qyteti.
Pёr tё gjitha hallet qё KISHA GREKE konsideron me shqiptarёt, pёrveç kulaçit, ajo pёrdori edhe kёrbaçin.
Nё fundin e tё ashtuquajturёs rezolutё, presioni grek rritet edhe më shumë.
Ata i kerkojnё BE qё shqiptarёve t’u bёhet e qartё se procesi i anёtarёsimit tё vendit tё tyre kalon pёrmes respektimit tё tё drejtave tё grekёve tё Vorio Epirit me qёllimin pёrfundimtar, bashkimin e Vorio Epirit me Greqinё.
Natyrisht qё pёr ne shqiptarёt, kjo rezolutё me tone kërcënuese, nuk ёshtё as e para dhe as e fundit nё listёn e gjatё tё atyre qё ka bёrё nё vite kisha dhe shteti grek.
Duke analizuar kёto 30 vjet demokraci, kemi nxjerrё pёrfundimin se pёr tё gjitha sa kanё ndodhur deri tani, pёrgjegjёsinё e mban pa asnjё mёdyshje politika shqiptare e cila pёr shumё e shumё arsye i ka bёrё shtetit dhe kishёs greke, lёshime pafund, nga tё cilat janё dёmtuar interesat kombёtare tё shqiptarёve.
Nuk duhet harruar se nё fillimet e demokracisё, “peshqeshi” i parё pёr shqiptarёt ishte Anastas Janullatosi.
Ai erdhi nё Shqipёri me një mision tё fshehtё dhe nё kundёrshtim me vullnetin e besimtarёve por me ndihmёn e politikёs vendore dhe shёrbimeve sekrete tё asaj kohe, u kurorёzua si Kryepeshkopi i Shqipёrisё dhe mё pas i Shqiptarёve.
Kёtij njeriu, shёrbёtor tё kishёs greke, i puthёn dorёn tё gjithё korifejtё e politikёs shqiptare.
Njeri president i dha Urdhёrin e lartё GJERGJ KASTRIOTI SKЁNDERBEU e tjetri mё vonё i dha pasaportёn, duke e bёrё shtetas tё Republiks sё Shqipёrisё.
Me bekimin e tij, hirёsisё Anastas Janullatos, u dekoruan nga Kisha Greke, funksionarё tё lartё tё politikёs shqiptare, ish kryetarё Kuvendi, ish presidentё dhe ish kryeministra tё Shqipёrisё.
Pas kёtyre “qokave”, qeveria greke ngriti problemin e kufirit nё ujёrat detare SHQIPЁRI-GREQI.
Nёn presionin e kёsaj tё fundit, qeveria shqiptare e çoi çёshtjen e kufirit detar nё Gjykatёn Ndёrkombёtare tё Hagёs.
Ne nuk kishim asnjё pretendim pёr kufirin detar, e pikёrisht ne shkojmё nё Hagё pёr tё kёrkuar delimitimin e hapёsirёs detare me Greqinё.
Qysh nё vitin 1926 Shqipёria, Greqia dhe ish Jugosllavia, me njё marrёveshje ndёrkombёtare kanё vendosur nё prezencё tё pёrfaqёsuesve europianё, kufijtё e tyre detarё e tokёsorё.
Arsyen se pse ёshtё thyer politika shqiptare nga presioni grek, njerёzit po e mёsojnё ҫdo ditё e më shume.
Ndryshe nga grekёt, qёndrimi i politikёs shqiptare ka qenё gjithmonё i butё e tolerant, i mbushur me lëshime tё rёnda, deri nё lëpirje.
Ёshtё harruar thuajse pёrgjithmonё fati i arvanitasve tё Greqisё e veçanёrisht fati i Çamёrisё e cila u la me gjak gjatё shumё e shumё vitesh tё mbushura me masakra, djegje e dhunime.
Njё popullsi e tёrё u dёbua nga vendbanimet e saj pёrrallore dhe u dёrgua nё Turqi pёr tё mbushur vendshkretat e Anadollit.
Vetёm nё Shqipёri sot jetojnё rreth 240000 çamë, njё pjesё e tё cilёve janё larguar pёr nё emigracion.
Heshtja e ka mbuluar çёshtjen e popullit tё ÇAMËRISË .
Qeveria shqiptare nuk ndihet fare e partia e çamёve bёn atё mitingun tradicional dhe kujton se ka bёrё “hatanё” nё mbrojtje tё kёrkesave tё drejta kombёtare e njerёzore tё popullit tё Çamёrisё.
Asnjёherё politika shqiptare nuk e ka ngritur me tё vёrtetё zёrin pёr kthimin e çamёve tё dёbuar nё fshatrat dhe qytetet e tyre.
Edhe nёse e ka ngritur ajo e ka ushtruar kёtё tё drejtё aq sa ka dashur e lejuar vetё politika e Megalidesё.
Asnjё kujdes tё vёrtetё nuk ka bërë ajo nё zbatim tё kushtetutёs sё vet nё mbrojtje tё qytetarёve shqiptarё qё jetojnё jashtё Shqipёrisё Londineze.
Asnjё rezolutё nuk ka dёrguar qeveria shqiptare pёr kёtё çёshtje, drejt qeverisё greke, qeverisё amerikane dhe Parlamentit Evropian.
Pёr njё pёllёmbё vend atje nё Himarё, arrin kryeministri i Greqisё qё ta shёnojё vizitёn e tij nё analet e historisё, pёr t’i dhёnё zemёr atyre dhjetё grekoshqiptarёve qё jetojnё atje dhe pёr t’i thёnё botёs qё Himara ёshtё Greqi.
Pritёm (në thonjëza), qё kryeministri ynё t’ja kthente vizitёn homologut grek, duke vizituar Ҫamёrinё e tё vendoste njё tufё lule nё varrin e heroit Papa Kristo Negovani, tё vrarё nё mёnyrё mizore nga “delegatёt” e Kishёs Autoqefale.
Nё Negovan tё Greqisё, njё qytet me 100 pёrqind shqiptarё, askush nuk guxon tё kujdeset pёr varrin e kёtij heroi tё arsimit shqip e tё Kishёs Ortodokse Shqiptare.
Nё tё kundёrt, tek ne mbushen varret e ushtarёve grekё me eshtra tё shqiptarёve tё pafajshёm, si dhe u ndёrtohen buste e monumente, tradhёtarёve qё vranё e prenё shqiptarё tё pafajshёm.
Pёrveç fajeve tё politikёs shqiptare, njё pёrgjegjёsi tё madhe pёr qёndrimin e Greqisё ndaj Shqipёrisё mban edhe Bashkimi Evropian.
Asnjёherё nё historinё e kёtij institucioni tё lartё tё politikёs evropiane, nuk janё marrё nё analizё tё vёrtetё krimet e andartёve grekё nё Shqipёri, grabitja e trojeve shqiptare, ҫёshtja e Ҫamёrisё, ҫёshtja e detit, fati i tё drejtave kombёtare tё arvanitasve qё nuk zihet kurrё me gojё e shumё tё tjera si kёto.
Europa pёrgjithёsisht ka punuar me dy standarte: i pari pёrkёdhelёs e tolerues ndaj grekёve dhe i dyti shtypёs e imponues pёr shqiptarёt, tё cilёt falё kёsaj politike laramane kanё mbetur nё varfёri, ndaj dhe po lёshojnё trojet e tё parёve e po shkojnё drejt disa vendeve tё zhvilluara e demokratike.
Ёshtё koha qё Bashkimi Evropian tё ndahet njёherё e pёrgjithmonё nga pёrrallat e Greqisё e tё Serbisё bashkё, tё investojё me tё vёrtetё nё kёtё vend tё pasur e ta kthejё popullin mё tё vjetёr tё Europёs nё nivelet qё e kёrkon koha.
Europa e bota mbarё duhet tё dinё njёherё e pёrgjithmonё se shqiptarёt, nё mijёra vjet, tё pushtuar e tё keqtrajtuar do tё qёndrojnё nё vendbanimet e tё parёve dhe do tё dinё ta zhvillojnё e ta çojnё pёrpara historinё, kulturёn dhe ekonominё e vendit tё vet.
Nёpёrmjet kёsaj deklarate publike, Unioni Shqiptar i Shoqёrisё Civile dhe Kёshilli Organizativ i Komitetit Kombёtar SHqiptar kёrkojnë:
1. Tё analizohen me kujdes, Rezoluta e Mitropolitisё sё Shenjtё tё Konicёs dhe Pogonit e datёs 14.05.2023 si dhe Deklarata e Unionit Shqiptar tё Shoqёrisё Civile, Kёshillit Organizativ tё Kuvendit Kombёtar SHqiptar, me mbёshtetjen e Kishёs Ortodokse Autoqefale Kombёtare Shqiptare (Shёn Maria Elbasan), si dhe organizata tё tjera si motra tё shoqёrisё shqiptare.
2. Tё ushtrohet presion i vёrtetё ndaj qeverisё dhe politikёs greke, pёr tё njohur tё drejtat kombёtare e njerёzore tё popullit shqiptar tё Ҫamёrisё.
3. Nё qytetet dhe fshatrat ku jetojnё arvanitasit si dhe emigrantёt shqiptarё tё hapen shkolla shqipe tё tё gjitha niveleve.
4. Pronarёve shqiptarё tё Ҫamёrisё, t’ju kthehen tё gjitha pronat qё kanё gёzuar mё parё.

Kёshilli Organizativ i Kuvendit Kombёtar Shqiptar
Unioni Shqiptar i Shoqёrise Civile
Kisha Ortodokse Autoqefale Kombёtare Shqiptare (Shёn Maria Elbasan).
Tiranё 25 maj 2023.

Shёnim:
Vendosja e kёsaj deklarate nё faqet e Kuvendit Kombёtar Shqiptar ka pёr qёllim tёrheqjen e mendimeve dhe sugjerimeve tё anёtarёsisё sё Kuvendit Kombёtar Shqiptar, mё parё se kjo deklaratё t’ju dёrgohet institucioneve tё interesuara.
Gjithashtu ka pёr qёllim bashkimin me opinionet e kёsaj deklarate edhe tё organizatave tё tjera atdhetare kulturore shqiptare.
Pёr vёrejtjet dhe sugjerimet qё mund tё dalin, mund tё drejtoheni tek z. Dashamir Uruҫi qё ёshtё hartues i kёsaj deklarate.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk