Kundërofensiva e fundit e zhvilluar nga forcat palestineze kundër Izraelit, e cila është njohur si “Përmbytja e Al-Aksa”, nuk duhet të shihet si një akt agresioni nga populli palestinez. Sulmi ka dalë jashtë një konteksti të agresionit në rritje, nga sekte të caktuara të shtetit të aparteidit izraelit. Qeveria izraelite ka rënë gjithnjë e më shumë nën ndikimin e elementëve mesianë sionistë, të cilët i kanë kodifikuar palestinezët si qytetarë të dorës së dytë.
Shtypja e popullit palestinez nën agresionin izraelit, ka arritur një pikë kritike dhe kjo ka përshpejtuar ngjarjet që po ndodhin tani. Situata aktuale po hyn në një fazë të trazuar dhe të rrezikshme. Tani për tani, situata e sigurisë në rajon është duke u përkeqësuar. Kriza humanitare që do të dalë nga një rrethim dhe një operacion tokësor në Rripin e Gazës, do të jetë i përmasaV që nuk janë parë në dekada, me potencialin për të zhvendosur qindra mijëra njerëz.
Ky konflikt do të tërheqë vende të tjera të rajonit dhe mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë rajonal, që do të sjellë sërish forcat imperialiste për të kërkuar të dominojnë Lindjen e Mesme dhe naftën e saj.
Gjatë 50 viteve të fundit, miliona palestinezë në Gaza, janë burgosur në një rrip të vogël toke, që me të drejtë është përshkruar si burgu më i madh në ajër të hapur në botë. Të gjitha qeveritë e mëparshme në Izrael, kanë monitoruar ndihmat, ilaçet dhe ndihmat humanitare. Siç u pa nën nazistët në geton historike të Varshavës të Luftës së Dytë Botërore, izraelitët monitorojnë se sa kalori ushqimesh lejohen në Rripin e Gazës, me qëllimin për t’i mbajtur palestinezët që banojnë aty, në një dietë gati urie. Kryengritja e Getos së Varshavës ndodhi kur hebrenjtë e burgosur kuptuan se pushtimi nazist gjerman po synonte të likuidonte geton. Edhe palestinezët janë shtyrë në një nivel të ngjashëm dëshpërimi.
Tani, ministri izraelit i Mbrojtjes ka thënë: “Kam urdhëruar një rrethim të plotë në Rripin e Gazës. Nuk do të ketë energji elektrike, ushqim, karburant, gjithçka është e mbyllur. Ne po luftojmë kafshët njerëzore dhe po veprojmë në përputhje me rrethanat.”
Ashtu si në geton e Varshavës të vitit 1943, asnjë ushqim apo ujë nuk do të lejohet në “geton e Gazës”.
Si amerikanë, ne e kuptojmë se qeveria jonë në Uashington DC, mban përgjegjësinë për këtë përshkallëzim, pasi ka dhënë 3.3 miliardë dollarë, vetëm këtë vit, në ndihmë ushtarake për Izraelin.
Për vite me radhë, kryeministri izraelit, Netanyahu, e ka udhëhequr vendin e tij drejt fashizmit. Kjo është parë me frenimin e lirive civile, siç ilustrohet me miratimin dhe zbatimin e Ligjit Shtet-Komb, i cili ka deklaruar se vetëm populli hebre mund të ushtrojë vetëvendosje brenda Izraelit dhe territoreve të pushtuara. Qeveria Netanyahu ka ndryshuar gjithashtu ligjet për të anashkaluar Gjykatën e saj të Lartë dhe për të intensifikuar okupimin dhe regjimin e aparteidit.
Ashtu si me Ukrainën, Partia e Komunistëve në SHBA lufton kundër të gjitha formave të fashizmit dhe ne themi “Jo Pasarán! Ata nuk do të kalojnë!” Partia e Komunistëve të SHBA ofron mbështetjen e saj vëllazërore për Partitë komuniste në Izrael dhe Palestinë. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive vëllazërore komuniste dhe punëtore, që të luftojnë për paqen dhe ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive. Ne gjithashtu vëmë mbështetjen tonë të plotë pas popullit palestinez, për një rezolutë të drejtë, e cila shtetin e tyre sovran me kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.
Hebrenjtë dhe Palestinezët duhet të bashkohen kundër fashizmit të Aparteidit!
Përpara për një Palestinë të Lirë!
“NE E DIMË SHUMË MIRË SE LIRIA JONË ËSHTË E PAPLOTË PA LIRINË E PALESTINEZËVE”! – ka thënë shoku Nelson Mandela.
Byroja Politike e Partisë së Komunistëve të SHBA
9 Tetor 2023
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!