Xhemil Zeqiri – aktivist politik në Danimarkë.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!(Nga Arkivi se me cfar njerzish punonte Ali Ahmeti dhe si më sulmuan fizikisht pse isha kunder asaj Marveshje të OHRIT)
Më datë 16 11 01 një arrogant më sulmoi fizikisht. Ndodhesha në “Vllaznimi” (një lokal shqiptar) për ti ndjekur punimet e parlamentit maqedonas (në TV). Në të njëjtën tavolinë rrija ulur me një ish-pjestar të UCK-së, me të cilin bisedonim për ngjarjet e ditëve të fundit në Maqedoni. Mbrëmë kam ndjekur punimet e parlamentit maqedonas, pastaj se si qanin gratë maqedonase, gjoja se kan humbur shtetin, tha Telati një person i tretë që u fut në bisedë.
Nisa të sqaroj se kjo është një taktikë e sllavëve, por ajo që më irriton mua më së shumti është se tanët lëshuan pe, shkelën mbi gjakun e popullit, thjeshtë kësaj i thonë tradhëti. Derisa flisja u ngrit një farë Remzi Loku, fillimisht duke më pyetur se a ke fakte për këto që thua. Pastaj i tërbuar sic ishte u nis drejt tavolinës sime që të më godasë, ndërhynë të pranishmit dhe
ngatërresa fizike u shmang, por jo sharjet e tij. Pas saj situate dola jashtë, ngase dy javët e
fundit kisha dhembje të mëdha në kurriz, ndërsa një ditë me parë iu pata nënshtruar edhe një operacioni. Nuk munda të qëndroja në kamb, prandaj kisha porositur një taksi. Ndërkaqë që prisja taksinë, më sulmoi sërish personi i njëjtë duke më goditur dhe duke mi thyer syzat Fillova të gjakosem. Pas pak arriti shoku që më shoqëronte në tavolinë dhe së bashku me disa kalimtarë të rastit më morën në mbrotje. Remzi Loku u është kërcënuarë shumë njerëzve se do t’i vrasë me kallashnikov. Kur filloi lufta në Maqedoni edhe mua më bëri të njëtin kërcnim.
Në një mledhje të fondit “Liria Kombëtare”, ky farë Remzi Loki godet me shishe nënkryetaren e ktij fondi. Pas gjithë kësaj qëndron turkofili Abdylhalim Kasami, i cili nga Musa Xhaferri shpallet përfaqësues politik i UCK-së në Danimarkë. Abdylhalimi i mënjanoi të gjithë aktivistët, madje edhe u kërcnohej përmes banditit Remzi Loku. Këta persona në fjalë kanë kontakte shumë të afërta me ambasadën sllavomaqedone në Kopenhagë dhe ambasadorin e saj, Sami Ibrahimi. Një nga arsyet pse më sulmoi banditi Remzi Loku, ka të bëjë me atë se me datë 11 nëntor nëpërmjet radio “Zëri i Kosovës”, theksova për pengesat që dalin tek shqiptarët e Danimarkës që dirigjohen nga ambasadori maqedonas Sami Ibrahimi. Kohë më parë i drejtova një letër SH.P. të U.C.K.-së në të cilën u tregoja se kush është Abdylhalim Kasami. Për fat të keq, përgjigje nuk mora. Abdylhalim Kasami i qe imponuar Musa Xhaferrit se është më i afti dhe pranë vetes ka një staf të përsosur. Po, po vërtetë një staf i përsosur, do të thojsha, por staf me banditë dhe bixhozxhinj të maqinave-elektronike.
Tani rri e mendohem, në vend që SH.P.i UCK-së të jetë mirënjohës ndaj aktivitetit tim politik, ndodh e kundërta ,më sulmojnë dhe më kërcnojnë me vdekje. Në këtë kontest mu kujtua fjalimi i atdhetarit Ismail Qemali në parlamentin turk. Ndërsa kërkonte pavarësi ,një jevgj turk i kërkoi dyluftim. Ngritet Luigj Gurakuqi dhe në vend të Ismai Qemalit pranoi të hyj në dyluftim. Atëherë mendjendrituri vlonjat i drejtohet Luigjit me këto fjalë: “Biri im nëse ai të vret, të ka vrarë një jevgj, po e vrave ke vrarë një jevgj, ndaj s`duhet komprometuar.” Është kjo një arsye më shumë pse unë zgjodha rrugën institucionale të shtetit danez, pasi institucionet tona nuk i kemi.
Kopenhagë, 21 11 2001
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!