DELTA I LIRISË

13
May
2025
Autori: Genci Sefa-Lushnja

(Bardhyl Osmani – Hero i Luginës
16.06.1972–14.05.2001)

N’Preshevë u lind e u rrit si dritë,
me fjalë të butë, po me shpirt të çeliktë.
Bardhyl Osmani – trim e bujar,
Delta i Lirisë që s’u tremb kurrë, deri n’altar!

Erdhi n’këtë botë me mision të shenjtë,
me i çelë Luginës nji udhë të drejtë,
ku s’ka më robni, as frikë, as ferr,
po flamur kuq e zi, që ndriçon në terr!

Si hije shpatash, çdokund shfaqej si reja,
me guxim e urti, hidhej në beteja.
Kurrë s’e lshoi shokun në mes t’rrezikut,
po vetë u vu mburojë, përballë armikut!

Ushtari i tij – djalë i gjakut të vet,
e mbronte me shpirt, si zogun nën fletë.
S’u lodh, s’u kursy, s’kërkoi kurrë lavdi,
veç me çue Luginën në udhën për liri.

Biri Bejtullait, burrë me zemër të zjarrtë,
nip i Osmanit – mësuesit të artë,
një fis që nga Atdheu, dor s’hoqi kurr,
e rritën Deltën si yll mbi flamur!

Sot, Delta rron në gjakun e lirisë,
në çdo hap që bëjmë e në faqet e historisë.
S’e harrojmë kurrë trimninë e zemër-luanit,
as amanetin për mbrojtjen e vatanit.

S’ra Bardhyli – ai u ba kushtrim,
u ngjit në maja, në qiellin pambarim.
Betohemi sot, mbi tokë e flamur:
për lirinë që s’falet – o sot, o kurr!
——–

Ish ushtarak e juristë i diplomuar .
Luftëtar i Lirisë në UÇK, UÇPMB
dhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
I robëruar në emër të Atdhedashurisë

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria: ,

Botuar: 13/05/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk