“Demokracia” e sotme, demokraci e dy standarteve!

28
Dec
2024
Nga: Luan Qemal Baci

, 26 Dhjetor 2024
“Demokracia” e sotme, eshte demokraci vetem per ata qe kane kapitalin financial ne dore, ata qe kane mjetet e prodhimit, e qe marrin nen komande drejtimin e shtetit. Shoqeria ka dy standarte edhe ne zbatimin e ligjit, nje per “kadiun” dhe nje per ata qe hane ne kurriz shkopinjte dhe kamxhikun e Kadiut!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Sa kohe voten e vendos ai qe ka pushtet financiar, nuk ka demokraci te vertete

Demokracia e sotme, eshte thjesht nje ideologji qe mpin me propaganda trurin e popullit, i cili per shkak te angazhimit rraskapites ne pune pambarim, nuk eshte ne gjendje te marre mjaftueshem e ne kohe nje information te drejte per te shprndare mjegullen ne koken e tij.

Demokracia fiktive, jo reale, eshte saktesisht si dogmat fetare, kane nje qellim te perbashket e te njejte, jane ne te njejten ane interesi, e ne te njejten ane te llogores, pranimin nga ana e popullit te varferise se perjeteshme, mos revoltimin e tij, duke ulur kurrizin, duke kthyer faqen tjeter, kur bosi te godet ne njeren faqe, kleriket predikojne kthimin e faqes tjeter, e kjo “eshte rezistence paqesore”, ku ka si perfundim katamdisjen me nje traste te shpuar, ne udhetimin per te gjetur nje kothere, ne nje drejtim te paditur, i mbetur ne udhekryq, pa adrese qendrimi!

Gezuar vitin e ri 2025, me nje demokraci jo si kjo e deritanishmja!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/12/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk