Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime
DËSHMI JANË EMRAT E QYTETEVE ME EMRA TË NJËJTË, NGA NJË LASHTËSI MBI KATËR MIJË VJEÇARE, BASHKË ME EMRIN E POPULLIT DARDAN
Për drejtimet e shpërnguljes së një pjese të banorëve vendës, pas Luftës së Kadeshit dhe rënies së Perandorisë Hitite*
Beteja e Kadeshit, sipas disa burimeve, u zhvillua mes viteve 1274, 1275, 1285 ose 1300 p.e.s, gjatë konflikteve midis Mbretërisë së Egjiptit dhe Perandorisë Hitite.
Dy gjëra në lidhje me këtë histori janë me rëndësi të veçantë për shqiptarët e sotëm; dëshmia më e hershme për shqiponjën dykrenore, simbolin e shenjtë të shqiptarëve të sotëm, e gdhendur në shkëmbinj, e cila daton nga periudha e Perandorisë Hitite, dhe se në Luftën e Kadeshit përmendet pjesëmarrja e Derdanëve (sipas burime egjiptiane), të cilët atë kohë kanë jetuar deri në pjesën jugore të Turqisë së sotme dhe në Sirinë veriperëndimore, sidomos në qytetin e lashtë mbi 4 mijë vjet, sot Alepo (Albia e lashtë).
* Rajoni ku ndodhet qyteti i lashtë me këtë emër në Afganistanin e sotëm dhe në pjesë të territoreve të shteteve të tjera fqinje, edhe sot e mban emrin Dardistan (Dardan-stan), sipas banorëve të shpërngulur në ato anë, pjesë e shkëputur nga populli i lashtë Dardan.
(14. VI. 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!