/ Nga rkivi/
Për heronjtë dhe antiheronjtë
Pjesë nga shkrimi i publikuar më 2 mars 2014
REKTORI I PARË I UNIVERSITETIT TË TETOVËS, FADIL SULEJMANI DISA HERË ËSHTË KËRCËNUAR SERIOZISHT EDHE ME LIKUIDIM FIZIK, JO NGA ORGANET E PUSHTETIT POR NGA VETË SHQIPTARËT, TË CILËT SOT EDHE MUND T’I THURRIN LAVDE!
SHËNIM: Të gjitha faktet një ditë do të ndriçohen, si nga shkrimet që i ka lënë në dorëshkrim vetë Prof. dr. Fadil Sulejmani, edhe nga dëshmitë e shumta dhe të pakontestueshme që i posedojnë njerëzit kompetentë.
Intervistë me Rektorin e Universitetit të Tetovës, prof. Dr. Fadil Sulejmani. Intervistoi: Memet Selmani, Tetovë, më 20.VII.2002, Gazeta ,,Flaka”, më 22 dhe 23.VII.2002.
Pjesë nga pyetja e 10-të e gazetarit Memet Selmani dhe përgjigja e Rektorit, Prof. dr. Fadil Suejmani:
* * *
10. Me sa jemi të informuar aty-këtu nga shtypi ynë, ju keni qenë të kërcënuar edhe me likuidim fizik nga pjesëtarët e këtij Këshilli. Sa është e vërtetë kjo?
Fadil Sulejmani: Po. Është më se e vërtetë kjo gjë. Në kuadër të fushatës kundër Universitetit të Tetovës, unë jo si Fadil, por si Rektor, kam qenë më së shumti i sulmuar, i kritikuar dhe i kërcënuar në mënyra të ndryshme me LIKUIDIME FIZIKE nga anëtarët e Këshillit të ashtuquajtuar të dekanëve dhe njerëzve të tyre, dhe për këtë nuk ka pasur asnjë arsye tjetër veç asaj që unë si Rektor të largohem me çdo kusht nga universiteti, ngase tek unë e shihnin pengesën kryesore për ta rrënuar këtë institucion.
* * *
Intervistë me Rektorin e Universitetit të Tetovës, prof. Dr. Fadil Sulejmani. Intervistoi: Memet Selmani, Tetovë, më 20.VII.2002, Gazeta ,,Flaka”, më 22 dhe 23.VII.2002.
Pjesë e shkëputur nga pyetja e 12-të e gazetarit Memet Selmani dhe përgjigja e Rektorit, Prof. dr. Fadil Sulejmani:
* * *
12. Z. Rektor, këtij pamfleti partiak a iu përgjigj dikush nga Universiteti për të marrë pjesë në mbledhjen konspirative të komplotistëve?
F. Sulejmani: Sipas datës së paraparë në këtë pamflet, mbledhja është mbajtur më 31.V.2002 në zyrat e partisë së A.Ahmetit dhe të F. Veliut, në villën e tyre te Qyteti i Studentit (Reçicë e Vogël).
Në këtë mbledhje konspirative partiake kundër Universitetit të Tetovës dhe parisë së tij kanë marrë pjesë nja dhjetë veta prej Universitetit: Sadi Bexheti, Arifikmet Xhemaili, Bexhet Toçi, Qemal Murati, Milaim Fejziu, Shpend Vehapi, Ramadan Sinani, Ahmet Jakupi, bashkëshortët Myqereme dhe Arben Rusi, si dhe tre studentë: Gazmend Arsllani, Fadil Halimi dhe Xhevahir Salihu.
Mbledhjen e kanë udhëhequr vetë kryesia e partisë: Ali Ahmeti, Gëzim Ostreni dhe daja i Aliut, Fazli Veliu.
Rendi i ditës ka qenë përafërsisht i njëjtë me atë që ishte caktuar që më parë në pamflet, përkatësisht ndërrimi i Rektorit të UT-së në emër të reformave strukturore dhe kuadrore në këtë Universitet…
* * *
(2 mars 2014)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!