Me shkas,
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
KUR FJALËN KRYESORE PËR ÇËSHTJE KOMBËTARE E KISHIN INTELEKTUALËT, NDËRSA POLITIKANËT E BËNIN PUNËN E TYRE NË PUSHTET, PËR TË CILËN I PAGUANTE SHTETI
Kanë kaluar tri dekada (30 vjet) nga ajo kohë kur shumica e intelektualëve shqiptarë kanë qenë të lidhur me Programin e Bashkësisë Kulturore Shqiptare dhe i kanë përkrahur aktivitetet e kësaj organizate, për forcimin e unitetit mes shqiptarëve, për avancimin e të drejtave kombëtare në mohuara nga pushtetet e deriatëhershëm, në fushën e informimit në gjuhën shqipe, në arsim, kulturë, shkencë, liritë dhe të drejtat themelore, qytetare dhe kombëtare.
Shumica e këtyre intelektualëve dhe veprimtarëve, sot nuk janë në mesin tonë. Me këtë rast, le të shërbejnë këto shënime si përkujtim dhe dëshmi për kontributin e tyre, në kohë tepër të vështira për rizgjimin, ngritjen dhe përparimin e shqiptarëve në Maqedoni.
Kjo ka qenë periudha kur shqiptarët në këtë shtet nuk kishin asnjë gazetë ditore, as programe të plota në gjuhën amtare në radio dhe televizionet shtetërore, kur mediet private sapo kishin filluar punën e tyre u duhet përkrahje e pa rezervë, kur kulturës shqiptare i zihej fryma nga propaganda e e huaj, kur nxënësit shqiptarë në shkollat e mesme përfshiheshin më masën deri 30%, ndërsa numri i studentëve shqiptarë në universitetet shtetërore nuk e kalonte as kuotën politike prej 10%.
Kjo ishte koha kur secili intelektual është mundura të jep kontributin e tij, për aq sa mundej, deri në marrjen nën kontroll të lëvizjes politike shqiptare në Maqedoni nga pushteti vendës dhe agjenturat e huaja, për ta klanizuar, partizuar, parcializuar dhe rrënuar çdo koncept qytetërues, liridashës dhe progresiv, për të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni.
Se çfarë ndodhi më vonë, e deri më sot, me shqiptarët dhe të drejtat e tyre në këtë shtet, le ta vlerësojnë studiuesit e pavarur nga politika, mediet e pavarura nga pushteti dhe historia e pandikuar nga propaganda e huaj!
(15 gusht 2024)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!