DIPLOMACIA EVROPIANE E ASOCIACIONEVE SERBE

17
Feb
2023

Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
Shikpovic, 17 shkurt 2022
R e f l e k s e
Si ka mundësi pas gjithë atyre krimeve e gjenocideve nga soldateska e regjimeve serbe mbi popujt tjerë fqinjë të saj, diplomacia evropiane ende shtiret sikur nuk e kupton pse ka nevojë në troje etnike të huaja të krijohen asociacione serbe, kur historikisht serbët kanë pretenduar terriore të huaja, edhe aty ku asnjëherë nuk kanë jetuar më herët, asnjëherë nuk kanë përbërë shumicë të banorëve, aty ku serbët janë ngulitur si kolonistë, edhe aty ku më tepër kanë hapur varre për të tjerët, banorët vendës, se sa kanë varret e të parëve të tyre në këto vise?!
Pas shkatërrimit të ish-federatës së Jugosllavisë, në të cilën Serbia ka qenë njëra nga 8 njësitë e saj përbërëse, asociacion i serbëve fillimisht u pretendua në Kroaci (Knini), asociacion me status të njësisë federale u krijua në Bosnje dhe Hercegovinë (Serpska), asociacion, me kompetenca ekzekutive, pretendohet në Republikën e Kosovës. Ndërkaq, pjesët e ndara të popujve të tjerë në shumë shtete të Evropës, sipas të drejtës ndërkombëtare vazhdojnë të trajtohen si pakica kombëtare, edhe atë, jo sa janë serbët në Kosovës afër 5%, por edhe kur këto “pakica” përbëjnë numër të konsiderueshëm të banorëve në ato shtete, mbi 10 %, 20%, 30% dhe më tepër.
Me këtë sjellje diplomacia evropiane nuk u ndihmon vendeve ballkanike të lirohen nga mendësia mesjetare sllave për pushtimin e territoreve të huaja, të demokratizohen dhe evropianizohen këto shtete, por e kontaminojnë edhe më tepër këtë rajon me frymë çetnike e serbomadhe.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 17/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk