DITA E SHËN GJERGJIT

07
May
2023

Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Nga tradita

Më 6 maj, shqiptarët pa dallim krahine dhe përkatësie fetare, tradicionalisht e kanë festuar Ditën e Shëngjergjit (Shën Gjergjit).
Nga festa pagane e lindjes së pranverës dhe gjelbërimit, e ringjalljes së tokës dhe gjithë natyrës, deri te Dita e ngadhnjimit të së mirës mbi të keqen, e lirisë mbi robërinë, në përkujtim edhe të heronjve pellazgë-ilirë-arbërorë, emrat e të cilëve lidhen me këtë festë: Shën Gjergj Ngadhnjimtari (figurë historike dhe fetare pellazge-ilire), Gjergj Elez Alia (figurë mitike), Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, mbreti i Arbësisë, Epirit dhe Emadhisë, kryeheroi i kombit shqiptar, frymëzues i luftës për liri, simbol i qëndresës dhe krenarisë kombëtare të shqiptarëve ndër shekuj.
Nuk buron kjo festë nga emri personal Gjergj, as i heronjve pellazgë-ilirë-arbërorë-shqiptarë, siç pretendojnë disa studiues, por emrat e këtyre heronjve, nga pagëzimi i tyre, lidhen me festën e lashtë pagane, shumë më herët, në nderim të perëndive pellazge-ilire.
Më 5 maj, një ditë para Shëngjergjit, festohet Dita e luleve, një festë pagane, ditë e shënuar e motmotit, që është ruajtur nga tradita e lashtë pellazge-ilire te shqiptarët e sotëm.
(6 maj 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk