Më 28 maj 1944 Kongresi i Përmetit, në interes të luftës për çirimin e vendit vendosi: 1) njësimin e Komandës së Lartë të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare me komandant të përgjithshëm Enver Hoxha; 2) dhënien e gradave ushtarake; 3) orientimin për krijimin e divizioneve e të korparmatave; 4) shpallja nga Komanda e Përgjithshme formimin e Divizionit I Sulmues; 4) u urdhërua Ushtrina Nacional-Çlirimtare të hidhej në mësymje të përgjithshme për çlirimin e plotë të Shqipërisë nga pushtuesit gjermanë, e cila në atë kohë kishte 35.000 forca ndersa armiku 2 herè më shumë..
Se si u pritën këto vendime nga formacionet partizane, na e përshkruan në ditarin e tij të luftës Gjenerali Halim Xhelo:
“31 Maj 1944. Psar i Zi-Qafëzez-Boshaj.
Sot në mëngjes herët erdhën korierët nga Shtabi i Brigadës (Br.V) dhe na prunë lajme shumë interesantë. Në qytetin e lirë të Përmetit u formua Qeveria e parë Demokratike Shqiptare. Së fundi kjo luftë e madhe, këto sakrifica të popullit tonë heroik u kurorëzuan me këtë fitore historike. Qeveria kryesohet nga shoku Enver Hoxha, udhëheqës i dashur i partisë dhe luftës tonë.
Të gjithë partizanët kur ua komunkuam këtë lajm të madh e historik, u qeshte fytyra. Të gjithë flisnin me zjarr. Në fytyrat e tyre shikon gadishmërinë për sakrifica të reja edhe më të mëdha.
Sot muarëm një lajm mjaft interesant, i cili na gëzoi shumë. Me vendim të Shtabit të Përgjithshëm u formua Divizioni i Parë Sulmues i Ushtrisë Nacional-Çliritare. Divizioni është krijuar më datën 28 Maj dhe përbëhet nga Brigadat më të mira të Ushtrisë Nacional-çlirimtare: prej Brigadës së I-rë S, Brigadës së V-të S dhe Brigadës së IV-t S. Sipas lajmit Divizioni do të niset në veri për çlirimin e Shqipërisë së Mesme e të Veriut.
Sot m’u njofua edhe mua se me vendim të Qeverisë jam graduar kapiten. Nuk e di a do ta meritoj këtë nder të madh që më bëhet në moshën 21 vjeçare duke më graduar kapiten. Unë do të vë të gjitha forcat e mia për ta merituar këtë nder që më bëhet.
. . . . . . . . . . . . . .
5 Qershor 1944. Staraveckë-Potom-Gjerbës.
Mëngjes i thellë. Arritëm në Potom. Këtu u grumbullua e tërë Brigava V. Partizanët përqafohen me njeri tjetrin dhe shmallen se kanë shumë kohë pa u parë.
Në ora 10.00 filloi punimet konferenca e III-të e Brigadës. Këtu u njoftua se në Kongresin e Përmetit, midis të tjerash, në bazë të propozimit të komandantit të përgjithshëm t’Ushtrisë Nacional-çlirimtare Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha u muarën edhe vendime me karakter ushtarak si: 1). Formimi i divizioneve dhe korparmatave. 2) detyrimi ushtarak për të gjithë qytetarët. 3). Krijimi jerarkisë ushtarake dhe dhënia e gradave.
Në këtë konferencë u fol partizanëve për kalimin nga krahinat e jugut, ku kishin vepruar deri atëhere, për në Shqipërinë e |mesme e të Veriut. Njëgëzim I madh dukej në fytyrat e gjithë partizanëve, të cilët ishin mësuar të korrnin suksese pas suksesesh kundër armikut he tradhëtarëve të vendit. Në mbledhje floën komandanti e komisari i Brigadës si dhe shoku Mehmet Shehu, i cili, pasi komunikoi gradat na tha duke qeshur:
“Deri tani kini luftuar mirë, por mos harroni se luftën e kini bërë pranë xhixhovet. Këtej e tutje të shohim!”
Kjo është edhe shaka por edhe e vërtetë. Ne kemi luftuar si Brigadë në zonën e Vlorës, kurse ai ka parasysh Brigadën e I-rë, e cila ka luftuar nga jugu në veri. Sidoqoftë ne do ta provojmë se jemi të njëjtët luftëtarë siç kemi qenë “tek xhixhot” me gjithëse edhe shoku Mehmet është I bindur për këtë siç e tha edhe vetë.
Po nisemi urgjent për të zëvendësuar forcat e Brigatës së I-rë që po luftojnë prej disa ditësh në Shëmbërdhenj.”
(Marrë prej librit: Halim Xhelo “860 ditë luftë, Ditar partizan”, Tiranë 1960, f .230-234)
Përzgjodhi Dilaver Goxhaj
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!