DO TË JETOJË SA PAVDEKËSIA!…

19
Nov
2023
Shkruan: Sotir Kosta

Shkruan: Fadil Shyti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

(Dëshmores, Yllka Domi).

Lufta dhe vepra heroike shqiptare,
E Yllkës partizane,
Me pushkë e penë,
Do të jetojë shekujve,
Sa e bukura, poezia!…

Gocën e lirisë,
Kudo dhe kurdoherë:
Do ta rinojë,
Madhështore,
P
Ë
R
J
E
T
Ë
S
I
A!…
-Po, loti pse më tradhtoi, ore?!…
Më fal, goca e xhaxhit!…
-Tani, krenarinë e kam më të fortë se dhimbjen, por…
Lavdi!
18 nëntor, 2022

Shkruan: Sotir Kosta

Mora gjak e ngjeva penën,
gjak nga gjaku që ndez flakë,
baltë nga balta e gurit,
Yllka Domi yll i zjarrtë..

Emrin tënd do ta qëndis,
me gjak zemre jo me bojë,
germat do ti bëj të arta,
si dekorata heroi..

Gjaku tënd i kulluar,
ra mbi tokën e zhuritur,
neve s’të kemi harruar,
Lapidar të kemi ngritur..

Merrja këngës moj Kosovë,
dhe ju fshatra hije rëndë,
Yllka Domi është e gjallë,
si mali Shkëlzenit në këmbë..

Yllka Domi partizane.
Yllka Domi trimëria,
buçet thënia nëpër male –
Do jetosh sa pavdekësia….
Zgjodhi: Fadil Shyti

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 19/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk