DREJTËSI për ASTRITIN!

05
Nov
2023
Shkruan: Sami Kurteshi


Shtatë vjet nga vrasja e Astrit Deharit
Më 30 gusht 2015, me urdhër të pushtetit politik-policor të udhëhequr nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Kadri Veseli, nën akuzën për terrorizëm, u arrestuan 6 aktiviste/ë të Lëvizjes Vetëvendosje!
Për të frikësuar qytetare/ët nga pjesëmarrja në protestat që rriteshin dita-ditës, të caktuar për datën 1 shtator 2016, që kundërshtonin dy projektet antishtetërore e antikombëtare, cungimin e territorit të Republikës së Kosovës për 8’200 hektarë me Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi gjegjësisht krijimin e kancerit politik serb në trupin e Kosovës – Zajednicën serbe, të nënshkruara nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa më 25 dhe 26 gusht 2015, kreu i kriminalizuar i Policisë së Kosovës, në shërbim të plotë të bosëve të egërsuar kriminelë të pushtetit politiko-policor, e nisën një krim të tmerrshëm.
Me urdhër politik të Hashim Thaçit, gjithsesi me dijen e Skender Hysenit si Ministër i Brendshëm, me urdhër të drejtpërdrejtë të Shpend Maxhunit, drejtor i Policisë së Kosovës, me urdhër-veprim operacional të Rashit Qalajt, drejtor i departmentit për operacione dhe Fatos Makollit, drejtor i njësisë kundër terrorizmit, nën udhëheqjen operacionale të Luan Kekës, zëvendësdrejtor i njësisë kundër terrorizmit, me lejen e prokurorit të prokurorisë speciale Abdyrrahim Islami, vegël e krimit politiko-policor, e me urdhërin gjyqësor të Vehbi Kashtanjevës, po aq sa prokurori Islami, vegël në duart e krimit politiko-policor, gjyqtar i procedurës paraprake, njësitë e specializuara e të kriminalizuara të Policisë së Kosovës për „luftë kundër terrorizmit“, rreth orës 5 të mëngjesit, në shtëpitë e tyre arrestuan 6 aktivistë/et e Lëvizjes Vetëvendosje në mesin e të cilëve edhe Astrit DEHARI.
Të gjitha këto veprime kriminale politiko-policore, u mbuluan me propagandën më të egër mediale gebelsiane të udhëhequr nga Mentor Shala dhe Ridvan Berisha, drejtor gjegjësisht redaktor të RTK, të përcjellur me besnikëri nga disa media elektronike, të shkruara dhe audio-vizuele.
Më 5 nëntor 2016, nga Qendra e paraburgimit në Prizren u njoftua vrasja e Astrit Deharit në burg. Në ngutinë theqafëse për mbulimin e këtij krimi politiko-policor, kulmin e lajmeve dhe informatave kundërthënëse dhe të gënjeshtërta institucionale, me brutalitetin kriminal e shpërfaqi Nexhmi Krasniqi, komandant i policisë rajonale në Prizren, duke e deklaruar përdorimin e medikamenteve si shkak i vdekjes. Nga kush e mori informatën? Pse e shpërndau?
Vetëm 2 javë më vonë, ende pa u mbyllur as hetimet preliminare, Sylë Hoxha, i ashtuquajturi Kryeprokuror i Prokurorisë themelore në Prizren, i caktuar në këtë funksion nga Klani Pronto, i përzgjedhur e i ngarkuar enkas dhe vetëm për përndjekje politiko-policore të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje për veprën e terrorizmit, i cili më vonë u gradua në „prokuror special“ për merita kriminale dhe kandidat për deputet për merita politiko-kriminale ndaj lDK, që më vonë vazhdoi në këtë funksion, përndjekjen politiko-policore të anëtarëve dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, jashtë kompetencave ligjore, rrejshëm, duke interpretuar në mënyrë krejtësisht kriminale, gjithsesi me porosi politike, deklaron se Astrit Dehari është vetëvrarë. Nga kush e mori këtë autorizim pikërisht ky prokuror? Pse pikërisht Sylë Hoxha?
Megjithë kompetencën ligjore, duke ikur nga e vërteta për shkak të presionit politiko-policor, prokurori i rastit nga prokuroria themelore në Prizren, Metush Biraj heshti dhe, me dashje, u pajtua me veprimin kriminal, deklarimin e rrejshëm të shefit të vet, Sylë Hoxha.
E tërë kjo lojë e fëlliqur kriminale u përcoll me propagandën mediale gebelsiane, me besnikëri kriminale, nga krimineli medial Baton Haxhiu, bos i TV Klan-Kosova dhe gazeta Express e Berat Buzhalës, jo vetëm me fjalë po edhe me veprime konkrete, transmetimin e video-regjistrimeve të manipuluara të korridorit të qendrës së paraburgimit. Nga kush i morën këto video-regjistrime këta persona dhe mediat e tyre? Kush i nxori këto video-regjistrime nga policia respektivisht prokuroria kompetente? Kush bëri përpjekje për manipulimin e publikut dhe fshehjen e vrasësve dhe vrasjes? Cili ishte „bashkëpunimi“ kriminal midis këtyre mediave dhe prokurorisë e policisë?
Përpjekjet për mbulimin e këtij krimi makabër politiko-policor të shefave të vet, politikisht i mbuloi me energji kriminale të pashembullt, Dhurata Hoxha, ish-ministre e atëhershme e drejtësisë. Edhe pse psikikisht e dërmuar nga krimi i fshehur, ajo kishte përgjegjësi të drejtpërdrejtë politiko-ligjore si ministre nën urdhërat e së cilës ishte Shërbimi Korrektues i Kosovës. Kush e detyroi të mbulonte krimin e vrasjes me përndjekjen e avokatit mbrojtës dhe mjekëve ligjorë që hartuan raportin paralel të obduksionit? E bëri me vetdëshirë apo me „dhunë“ nga shefat, mbetet të vërtetohet? Kush e detyroi të zbulohej dhe si e dinte për vetë/vrasjen e Arbënorit, vëllait të Astritit?
Pas të gjitha veprimeve kriminale dhe gjykimit-farsë të organizuar nga klani kriminal politiko-policor, i udhëhequr nga Beqir Kalludra, pas zvarritjes disavjeçare, të gozhduar nga dëshmitë e shumta, procesi gjyqësor për rastin „Sulmi në Kuvend“, me lirim dhe pafajsi të plotë!
Astrit DEHARI dhe bashkaktivistë/et e LVV ishin arrestuar plotësisht të pafajshëm!
Të gjitha gënjeshtrat, shpifjet, nxitjet-kriminale, deklarimet „politike“ në formë lehjesh kriminale nga deputet/e e politikan/e të PLAN, analist/e e media, në Kuvend e gjetiu, për terrorizmin e LVV dhe „vetëvrasjen“ e Astritit, ishin bashkëveprim me vrasësit.
Fundi i kësaj loje kriminale politiko-policore me pasoja tragjike nuk shihet, por gjithsesi nuk mund të jetë heshtja!
Fajësia politike dhe ajo ligjore janë të qarta. Ajo ndahet e shkrihet në njëra-tjetrën, varësisht nga pozita në zingjirin vrastar.
Qartësuar duhet kur, ku, kush, me cilin veprim të drejtëpërdrejtë a të tërthortë, ishte pjesë e vrasjes, e urdhërdhënies, e zbatimit të planit vrastar, e mbrojtjes mediale, politike a publike të vrasësve, e „neutralizimit“ dhe shuarjes së mllefit dhe zemërimit të popullit për këtë vrasje politike; cilët ishin „analistët“, „specialistët“, „politikane/ët“, „gazetarët e mirinformuar“ që ishin „të bindur dhe qartësisht të informuar“ për këtë vrasje që e quanin vetëvrasje?
Qartësuar me çdo kusht po ashtu cili ishte dhe është roli i Kryeprokurorit të Prizrenit Admir Shala me manipulimin raportit e ardhur nga Lozana e Zvicrës? Cili ishte dhe është roli i Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi?
Qartësuar duhet kush i fshehu dhe mosdërgimi i të gjitha dëshmive, mostrave, dokumenteve, në Lozanë? Kush, me urdhër të kujt dhe ku e si po zhduken dëshmitë dhe faktet e vrasjes në polici, prokurori e gjetiu?
Cili ishte roli i AKI në këtë mes? Kush manipuloi me informatat për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës në fillim-gusht 2015? Cilat janë informatat për vrasjen e Astritit? Kush i mban ato dhe kush i manipulon ato? Cili ishte roli i ish-Drejtorit të AKI?
Ku është përgjegjësia e tërë sistemit korrektues të Kosovës? Përgjegjësia ligjore dhe penale e personave përgjegjës kompetentë në atë kohë? Përgjegjësia e ish-drejtorit të burgjeve në Kosovë? Përgjegjësia e ish-drejtorit të Qendrës së paraburgimit në Prizren? Përgjegjësia e inspektorit/ëve të burgjeve, cila ishte? Kush, me urdhër të kujt dhe kur e lejoi hyrjen e vrasësve në burg dhe në qelinë ku mbahej Astriti?
Drejtësia nuk duron heshtjen! Edhe pse drejtësia e kapu nga krimi i organizuar, sidomos sistemin prokurorial, po gulçon nga ngulfatja – nga “asfiksia”, që i ka zënë frymën.
Ky sistem i kalbur dhe kriminalizuar prokurorial, veçanërisht në Prokurorinë Speciale, ose duhet të nxjerrë të vërtetën bashkë me ideatorët, urdhërdhënësit, urdhërbartësit dhe urdhërzbatuesit e ekzekutorët e vrasjes së Astritit, ose të zhduket nga faqja e dheut. Rrugë tjetër nuk ka!
Prokurori i rastit Afrim Shefkiu dhe Kryeprokurori i speciales Blerim Isufaj kot përpiqen të fshehin krimin. Kë po e mbrojnë dhe çfarë borxhesh personale janë duke la me zvarritjen, degradimin e hetimeve dhe heshtjen në rastin e Astritit, duhet të tregojnë hapur. „Vonim mund të ketë, shpëtim nuk ka“ thotë Populli.
Astrit Dehari do të jetë pika e kthesës në drejtësinë kosovare, sepse vrasësit do të ndiqen deri në drejtësi!
Kjo do të jetë pika e kthesës për të gjitha vrasjet e krimeve politike në Kosovë!
Deri në nxjerrjen para drejtësisë së lirë e të drejtë në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje! deri në atomin e fundit të fuqisë së vet njerëzore, politike e institucionale, nuk do të pushojë të kërkojë të drejtën dhe drejtësinë.
Nuk ka ndalje, nuk ka heshtje!
Drejtësia do të triumfojë!
#KUSHeVRAUASTRITDEHARIN?
#KUSHeVRAUARBNORDEHARIN?
#VRASËSITPARAGJYQITTËPOPULLIT!
#ASTRITIështësimboliidrejtësisë!
#DREJTËSIpërASTRITIN!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 05/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk