‘Dritani s’ka bërë asnjë faj”-protestë para ministrisë për arrestimin e Goxhajt

18
Aug
2023
Nga: Euronews Albania

Para Ministrisë së Drejtësisë janë mbledhur disa qytetarë për të protestuar për arrestimin e ish-luftëtarit Dritan Goxhaj, pas një kërkese nga Gjykata e Hagës.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Një nga miqtë e Goxhajt u shpreh se ky i fundit nuk ka asnjë faj ndërsa hodhi akuza ndaj Gjykatës së Hagës duke thënë se kjo e fundit po dënon njerëz me dëshmitarë të pavërtetë.

Mes të tjerash ai nënvizoi se padrejtësi po bëhet dhe ndaj familjes Goxhaj.

“Nga Ministria kërkojmë të respektojnë rregullat ndërkombëtare. Familjes Goxhaj po i bëhen padrejtësi të mëdha vetëm pse ishin në listën e UÇK-së. Kjo padrejtësi duhet të marrë fund. Kemi bërë një letër të hapur për Begajn dhe për Osmanin. Gjykata e Hagës është një padrejtësi e madhe. Atje po dënohen njerëz me dëshmitarë të rrejshëm. Dritan Goxhajt dhe familjes së tij po i bëhen padrejtësi të mëdha. Nuk është e drejtë që çlirimtarët të arrestohen ndërsa ato që sabotuan luftën të shpërblehen nga hajnat dhe idiotët që janë në Tiranë e në Prishtinë”- tha ai.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 18/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk