(Poemë e ribotuar).
-Kushtuar themelimit të PKSH-së, më 8 Nëntor, 1941.
Kur trojet shqiptare, po rënkonin
nga thundra e robërisë,
Më 8 Nëntor 1941, flakëroi –sulmoi,
Një dritë-rrufe,
Mbi armiqtë, -në qiellin e Shqipërisë!
Rinia heroike shqiptare,
Po betohej me grushte lart!
Komandant Enveri i tha jo reaksionit,
Kur përpëlitej e zvarritej përçartë!
Djaloshi Qemal Stafa,
Po e jepte kushtrimin:
Ta luftojmë fashizmin!
Ta bëjmë RIBASHKIMIN!
Lokemadhja, Bije Vokshi,
Me revolver e bomba në duar,
Si Shote Galica e Norë e Kelmendit,
Ju bënte roje flakadanëve,
Për lirinë e vendit!
Emin Duraku, ylli i Kosovës Kreshnike,
Do lidhej si gjaku me zemrën,
Në qëndresë kundër nazi-fashizmit,
Përkrah rinisë heroike!
Nexhmije Hoxha- Xhuglini, dibranja guximtare,
Erdhi si Shqiponjë në Konferencën e Partisë,
Tërë jetën do të luftonte krenare,
Përkrah “Shpatit”, viganit të Shqipërisë!
Buzëqeshi si Dielli, andej nga Peza,
Babë Myslimi me shokë;
Kur e freskoi lajmi si era:
Rinia në Tiranë, po betohej për këtë tokë!
Haxhi Lleshi, si shkëmb mali,
Po i bashkonte, malësorët:
Do luftojmë për liri,
o vdekje,
Deri t´i shporrim gjakësorët!
Si vetëtimë mbi male e qytete,
Përhapej betimi; armikut do ia bëjmë fora!
Vojo Kushi, partizani, me gjoks sulmoi tanksën,
Gjorgji Martini, Sadik Stavileci, te Kodra e Kuqe,
Me heroizma micsokoliane, e lartësuan Tiranën!
Vringëllonte, Hysniu, andej nga Vlora!
Lufta e forcoi besën,
Lufta e kërkoi qëndresën,
Lufta kishte dhembje-gjaku!
Lufta, e rriste shpresën!
Lufta e vrau robërinë!
Lufta e vrau tradhtinë!
Lufta çlirimtare, aspiroi Fitoren!
Ta gëzojmë lirinë!…
U therën keq, gjakatarët kryeneçë:
Bishat e Hitlerit, bishat e Musolinit,
Ikën andej nga erdhën:
U strukën në Romë si qyqet,
U mbytën turpshëm nën gërmadhat e Berlinit!
Ata, që popujve liridashës,
Tmerrshëm, vrershëm ua nxinë jetën:
I mbuloi tmerri dhe vreri: turpësisht, fundësisht,
e vranë veten!
Gjysmë shekulli drita e 8 Nëntorit,
I ngrohu shqiptarët, kudo nëpër botë:
Fikja e kësaj drite të madhe:
Shekujve, nuk arrihet dot!
Suedi, 8 Nëntor 2006
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!