Duhet të ndërtohen përmendore për Fadil Hoxhën , Ali Shukriun, Sinan Hasanin etj.

10
Dec
2022

Ragip Mexhuani
Prishtinë

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

U vërtetua që Ali Shukriu nga Mitrovica e paska mbrojtur Veriun e Kosovës nga Serbien . Fadil Hoxha nga Gjakova i paska mbrojtur 8270 ha tokë rugove nga Mali i Zi dhe Sinan Hasani nga rrethi i Vitisë i paska mbrojtur 5000 ha të Dëbëlldes nga Maqedonia . Kosova me Veriun dhe Leposaviqin ishin Shqipëri (1968 -1989) . Edhe nxënësit serbë mësonin me plan – program të Shqipërisë -Kosovës . Reth 300 profesorë nga Shqipëria jepnin mësim në fakultetet e Kosovës edhe në Veri në Fakultetin Tekniko Xehtaro – Metalurgjik në Mitrovicë , në kohën e Milosheviqit dhe tash ai fakultet u shëndrrua në Universitet serb. Edhe në veri të Kosovës atëherë ishte Qeveria e Shqipërisë . Vizita e ministres së Arsimit dhe Kulturës – Tefta Cami , tetor 1980 . Në Shqipëri ishte disa herë ministri i Kosovës për Arsim Shkencë dhe Kulturë Ymer Jaka . Kuadra dhe ansamble nga Shqipëria vinin edhe në Maqedoni , Mal të Zi , Preshevë , Bujanoc e Medvegjë dhe anasjelltas . Ka patur raste që nga Shqipëria në Kosovë kanë ardhur 2-3 ansamble në muaj Sh.K.A. “Emin Duraku” e Zhurit më 1971 ka mbajtur 9 koncerte në Shqipëri. Kosova kufijtë i kishte të paprekshëm që nga fundi i vitit 1944 . Tash veriu i Kosovës dhe komunat serbe më tepër qeverisen nga Serbien . Na mungojnë 8270 ha tokë që ju dhanë Malit të Zi dhe na mungojnë rreth 5000 ha që ju dhuruan Maqedonisë . Kosova i kishte 22 komuna dhe vetëm një komunë shumicë serbe-Leposaviqin . Tash Kosova i ka 38 komuna multietnike – 11 komuna serbe . Flamurin e kishim të Shqipërisë . Tash flamurin e kemi multietnik me 6 yje. Kosova quhet multietnike . Quheshim shqiptarë, tash quhemi kosovarë .
Pos veriut të Kosovës që qeveriset më tepër nga Serbia po kërkohet edhe asociacioni – bashkimi i komunave serbe në brendësi të Kosovës ( Republika Serbe ). Gati të gjithë shqiptarët u shpërngulen nga Medvegja , Bujanoci gati u barazua me serb 70% ishte shqiptare . Shqiptarët po shpërngulen edhe nga Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Shqipëria . Këto 32 vite shqiptarët u tkurren me të madhe duke u shpërngulur dhe asimiluar . Kosova ishte e barabartë me rebuplikat tjera jugosllave . Më 23 mars Serbien – Jugosllavia e okupoi Kosovën me polici , ushtri, tanke e helikopterë . Më 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e njohu Kosovën shtet edhe në bazë të Kushtetutes së Kosovës 1974 . Albini – Vjosa duhet të kërkojnë gjendjen e Kosovës para vitit 1989. Të shqfuqizohen komunat serbe që u formuan nga Millosheviqi dhe pas luftës. Të kthehen në veri rrethë 12 mijë shqiptarë që u shpërngulën edhe pas luftës . Komunat serbe janë formuar për ta ndarë dhe okupuar Kosovën . Fshatrat serbe u bënë komuna dhe në kuadër të këtyre komunave serbe përfshihen edhe fshatrat shqiptare , psh Komuna e Parteshit kishte 1268 serbisk , kurse Cernica kishte 1772 shqiptarë . Pas luftës u ndoq rruga e Milosheviqit , u formuan komunat tjera serbe edhe në mbrendësi të Kosovës . Serbët fituan edhe status të posçëm për manastiret e kishat në qindra ha tokë . Kosova i kishte 1733 ndërmarje industriale. Shqipëria i kishte të gjitha llojet e fabrikave. Më 1990 u nxorën 1.100.000 tonë naftë . Shkaku i demostratave të shqiptarëve më 1981 Jugosllavia i ndërpret gjitha marrëdhënjet me Shqipërinë . Këto demostrata i patën dënuar gati të gjithë politikanët shqipëtarë në Kosovë e më gjerë . Koha shpejt e vërtetoj që këto demostrata kanë qenë të dëmshme për Kosovën dhe shqiptarët . Pse shqiptarët të parët në Jugosllavi pas vdekjes së Titos u quan në demostrata ? Pse u demostrua në kohën kur shqiptarët i kishin punët më së miri ? Të shpërngulur në botën e jashtme kishim vetëm rreth 30 mijë për punë . Disa personalitete politike dhe shkencore shqiptarë dhe të huaj kanë pohuar se demostratat e 81-tës kanë qenë të inskenuara nga Serbia si : Enver Hoxha, Ramiz Alia, Adem Demaçi, Skender Rizaj , Radoshin Rajoviq , Jens Reuter etj. Ali Shabani : ” pas vdekjes së Titos shovenistët serbë kishin filluar glabërimin e Kosovës , si pretekst kishin shërbyer demonstratat e 81 -tës . Ende nga disa shqiptarë kritikohen politikanët e vjetër pse i dënuan demonstratat e 81-tës . Ata politikanë për hir të Kosovës nuk kanë dhënë dorëheqje por u kanë reziztuar presioneve të Serbisë. Serbien ka dëshiruar që këta të largohen nga skena politike . Politikanët shqiptarë të Kosovës e kundërshtuan okupimin serb në Kosovë, nuk pranuan nga Milosheviqi të jenë kryetarë të KK të Kosovës . Som Ali Shukriu dhe som Sinan Hasani këtë post nuk e pranuan por e pranoi Rrahmon Morina . Fadil Hoxha ishte shkarkuar pas demonstratave të 81-tës . Fadili , Aliu , Sinani etj., i kanë meritat që nga LDB – që e luftuan fashizmin , e kanë kundërshtuar Serbinë e Rankoviqit dhe të Milosheviqit . Më 24 shtator 1954 në KK në Prishtinë – Ali Shukriu : ” Këtu ka shenja të asgjësimit të shqiptarëve . Këtyre personave dhe të tjerëve u mungojn përmendoret që e bashkuan dhe e çliruan Kosovën gjatë LDB -së e mbrojtën Kosovën në ata kufijë që i kishte fundi i vitit 1944 -199

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/12/2022

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk