Hej
vrasës me paramendim,
vrave gruan tënde nënë,
femijët e tu i le jetim!
Jo- kjo duhej t’ishte rrënë
–
Hej
është e pabesueshme
çka ka mund t’bëjë truri yt!
Për botën e trishtueshme
gjakftohtësia jote at dit!
–
Hej
ti je përbindesh e jo njeri!
Mbyte me porosi një femer!
N’popull ke ngjallë neveri!
Vrasja duhej t’ishte ëndërr.
–
Hej
fytyrë Millosheviçi i sëmuar,
si ste erdhi keq për gruan?
I ngrite kurth t’planifikuar!
Me qellim asaj jetën ja shuan!
–
Hej
ti ja more jetën gruas n’pritë!
Vepër pabesie e tmerrshme!
Ajo nga ti kurrë se ka pritë,
vdekjen e vet aq t’hershme!
–
Hej
ti fytyrë e terbuar djalli,
ste erdhi keq as për femijët!
Ata për nënën do i merr malli,
si “hënën natën për yjet”.
–
Hej
ti krijesë-kafsh e krisur,
femijëve ua ke vrarë nënën!
Ata n’palc i ke shashtrisur,
ua ke ngrirë lojrat e zemrën!
–
Hej
“burra”pa ndjenja zemër e gjak,
shpirtra të terë keni tronditur!
Doni shtrenguar fytin n’lak!
Akti juaj për t’mos u perseritur!
–
Hej ju e ti
“bashkshort” këshilltar i dikujt!
Si ju pjelli e jona shoqeria ?
Arsimimi jonë brëngë e askujt!
Njerëzit ka vërbuar pasuria!
–
Hej
dy “burra” vranë një grua,
natën n’mënyrë tinzare!
Terë botën kanë shokua!
Gruaja ishte nënë shqiptare.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!