Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime historie
AS PUSHTUESIT MË TË EGËR GJATË HISTORISË NUK E KANË MOHUAR PËRKATËSINË ETNIKE SHQIPTARE TË BANORËVE VENDËS TË KRAKORNICËS SË REKËS SË EPËRME, SIÇ E KANË MOHUAR REGJIMI OKUPATOR SERB PAS PUSHTIMIT NË VITIN 1913 DHE PUSHTETI KOMUNIST I ISH-MAQEDONISË SOCIALISTE JUGOSLLAVE
(Krakornica shqiptare e Rekës së Dibrës, sipas disa burimeve besohet të ketë qenë vendlindja e mbretit Samuil dhe vendlindja e rilindësit të shquar shqiptar, Llazar Siljani, atdhetarit dhe studiuesit të madh, gati të harruar nga historiografia shqiptare.)
Krakornica (maqedonisht: Кракорница, shqip: Krakarnicë) është një katund në komunën e sotme të Mavrovës dhe Rostushës në Maqedoninë Veriore.
Krakornica ndodhet midis maleve të Korabit dhe Sharrit. Gjendet 31 km larg nga qyteti i Gostivarit, në një lartësi mbidetare prej 1530 m dhe konsiderohet vendbanimi më i lartë i banuar në Maqedoninë Veriore.
Krakornica (Kurakornica, në formën e sllavizuar: Guragornica (gura-gorna), emri i lashtë shqip: Gjurishti i Epërm) është shënuar në defterin osman të vitit 1467 si katund në ziametin e Rekës. Vendbanimi kishte gjithsej tre familje të përfaqësuara nga kryefamiljarë, që të gjithë me përkatësi shqiptare.
Sipas “Ethnographie des Vilayets D’Andrinople, de Monastir, et de Salonique”, botuar në Kostandini më 1878, katundi kishte gjithsej 80 familje, me 83 banorë shqiptarë të besimit islam dhe 120 shqiptarë ortodoksë.
Në statistikat e mbledhura nga Vasil Kançev në vitin 1900, Krakornica banohej nga 180 shqiptarë ortodoksë dhe 180 shqiptarë të besimit islam.
Në vitin 1905 në statistikat e mbledhura nga Dimitar Mishev, Krakornica banohej nga 210 shqiptarë dhe kishte një shkollë bullgare.
Sipas disa të dhënave, gjatë luftërave ballkanike, banorët shqiptarë të besimit islam u dëbuan me dhunë nga Krakornica.
Sipas regjistrimit të vitit 2002, fshati kishte gjithsej 15 banorë, të gjithë maqedonas* (shqiptarë ortodoksë të asimiluar).
Sipas regjistrimit të vitit 2021, Krakornica kishte 1 banor me përkatësi etnike të deklaruar si maqedonas.*
(6 prill 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!