E padëgjuara! E papara!

14
Feb
2025
Shkruan: Gëzim Mekuli


Nëse Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka vendosur të bojkotojë festimet e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, atëherë ky është një skandal i papranueshëm dhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj shtetit që doli nga gjaku i atyre që sot po pretendojnë se e mbrojnë kauzën e luftës dhe të kombit!
Si mund të ndodhë që pikërisht ata që luftuan për Kosovën, sot të refuzojnë ta njohin Kosovën dhe qeverinë e saj?! I paparë ky skandal!
Kush po qëndron pas këtij vendimi? Çfarë axhende po luhet në prapaskenë? A ka një skenar të shkruar diku tjetër, në Beograd apo ndoshta në ndonjë zyrë tjetër që po synon destabilizimin e Kosovës? Sepse ky vendim nuk është asgjë tjetër veçse një tentativë për të krijuar përçarje brenda vetë atyre që dikur ishin në një front kundër Serbisë!
Të dashur lexues,
Në vendet e zhvilluara, veteranët e vërtetë janë simbol i shtetit, janë të nderuar dhe të mbrojtur. Në SHBA, në Britani, në Francë, në Norvegji, shteti nuk i lë pas dore ata që luftuan përnime për të, por as veteranët e vërtetë nuk kthehen kundër shtetit të tyre.
Atëherë, si ndodhi kjo te ne more? Si mundet që një qeveri, e cila ka bërë më shumë për ushtrinë, për sigurinë dhe për mbrojtjen e Kosovës sesa cilado para saj, të bojkotohet nga ata që dikur e mbrojtën këtë vend me armë në dorë?! E pabesueshme!
Kryeministri që nxori terroristët e Beogradit nga veriu, që bëri reforma të papara sociale, ekonomike e shëndetësore, që investoi qindra milionë euro në modernizimin e ushtrisë, sot refuzohet nga ushtria e tij?! Ku ka më budallalëk e më absurditet se kaq more?!
Kjo punë nuk është çështje politike, as lagjeje, as sokaqesh, as katundi, kjo është çështje kombëtare more trullana!
Këtu nuk duhet të heshtin as akademikët, as intelektualët, as media. Ku janë ata që duhet t’i dalin Zot këtij vendi? Ku janë ata që duhet të mbrojnë historinë tonë? Kush e ka kaq shumë frikë të vërtetën dhe po luan këtë lojë të rrezikshme me fatin e Kosovës? Sa ëndërr e keqe bre!
Ky vendim duhet të kundërshtohet fuqishëm, dhe ata që e morën këtë vendim kundër Kosovës, duhet të japin llogari para familjeve të tyre, para miqëve, para ligjit e para kombit.
O sa ëndërr e tmerrshme bre!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/02/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk