E refuzoj mirënjohjen!

25
Dec
2022

Shkruan:Afrim Morina

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Prishtinë, 19.11.2022

Kryetari i degës së Shoqatës së të burgosurve politik në Therandë, z. Ukë Thaçi, më informon se do të mbahet një takim në Therandë, por nuk i kisha kushtet për të shkuar. Po i njëjti, më vonë më informon se Shoqata “Lëvizja” ka vendoshur të shpërndajë mirënjohje për disa veprimtar, me datën 31.10.2022, në mesin e të cilëve isha edhe unë. Po atë ditë, më vjen një mesazh që më njohtonte zyrtarisht për këtë. E thirra numrin kontaktues dhe u lajmërua z. Sejdi Gega (vre. imja: Kryetar i Shoqatës “Lëvizja” për Therandën), i cili më informoi se do të shpërndaheshin dyzetë (40) mirënjohje. I kërkova atij që të më mundësonte të flas katër-pesë minuta. Ai më tha, se ishin tre diskutime dhe bëhet shumë. Me insistimin tim, u pajtua ta konsultojë kryesinë e “Lëvizjes”. Pas njëzetëekatër orësh më ktheu përgjigjën pozitive!

Një tjetër, që po ashtu ishte përzgjedhur për mirënjohje, sapo filloi moderatorja ta shpalos programin, i’u afrua udhëheqjes dhe kërkoi t’ia jepnin flajën, ku nga zhepi i xhaketës ua tregoi një letër. Nuk e quan më gjatë dhe u pajtuan?!

Pasi u kryen diskutimet, më prezentuan mua për një fjalë rasti. Në realitet, unë kisha planifikuar që gjatë ndarjes së mirënjohjeve të merrja fjalën.

Më poshtë e keni fjalimin tim, që për fat, e ka inqizuar avokati Ruzhdi Gashi dhe ma ka dërguar. Përshendetjet nuk do t’i shkruaj, por do të nisë menjëherë me diskutimin, që me vështirësi e kam nxjerrë, për shkak të zërit të dobët, se inqizimi është bërë nga një largësi.

Dhjetë vjetë më parë, këtu në Therandë, kam thënë “Historia është ajo që ka ndudhur, e, jo ajo që kemi deshirë të ketë ndihur”

Nuk do të nisem nga referati i Sejdi Gegës, se aty ka mangësi. Për sa kam kuptuar, të paktën këto katër vite, thuhet për deshirën, e jo për atë që ka ndodhur. Po mbushen dyzet vjet që është formuar LPRK-ja, një organizatë politike, e cila nuk i ka përfshirë të gjitha organizatat tjera. Ka pasur ato që e kanë kundërshtuar, ka pasur që e kanë refuzuar, e, nuk janë pajtuar. Sidoqoftë, atëherë është quajtur LPRK dhe mohimi i historisë deri më 1993, më gjithë këtë, kjo i mohonë një kategori të veprimtarëve kombëtar. Ata që e kanë themeluar, këtë, për çdo lavdat.

Por kohët dhe rrethanat ndryshojnë dhe është krijuar LPK-ja më 1993. Por, nuk guxon të mohohet ajo kohë, kur njerëzit kanë aktgjykime, vuajtur denimin për veprimtari të LPRK-së. LPRK-ja gjatë kohës së vet ka pasur çalime, por lufta i ka mobilizuar të gjithë, edhe ata të cilët kanë qenë në LPK, ashtu edhe ata të cilët kanë qenë, qoftë në struktura polike, organizata të ndryeshme ilegale dhe ajo ëshë kulmuar në levizje kombëtare

Në këtë levizje kombëtare, përsëri sot kemi injorime.

Unë, Baliun, (vrej. imja: Bali Muharremi është kryetar i Komunës së Therandës) nuk e kam njohur përpara, por në Drenovcë të Zatriqit e kam takuar si ushtar, çfarë grade ka pasur nuk e di. Nuk ka qenë në Levizje

Do të thotë, kështu duhet të jemi deshmitar serioz për historinë. Historia është shkruar dhe shkruhet përmes referimeve, po pse kanë qendruar, se, nuk ka pasur kundërshtime të referimeve.

Tash të flasim për kriteret

Çfarë kriteri është përzgjedhur, që dikush të jetë i merituar, e dikush tjetër jo. Me një veprimtari ndoshta më të madhe politike, me një veprimtari të plagosurish, e mjeshtrër të penës. Mjeshtrit e penës e kanë mobilizuar masën. Jo unë si Afrim, por ai që ka shkruar dhe ka ditur me i thurr problemet, e ka ushqyer masën për një të vertetë, për një revolucion, për baskim kombëtar

Dhe së fundmi

Ata që janë deshmor, nuk guxon kjo shoqatë, për t’i dhënë mirënjohje. A ka titull më të lartë se deshmori?! Një veteranit, nuk guxon t’i ndahet, se ia heq vlerën. Pse ia heq vlerën(?), se shoqata nuk është mekanizëm institucional dhe nuk ka kredibilitet me dhënë kësi mirënjohjesh. Vullneti është deshira, ndodhja është diçka tjetër.

Për fund, Suhareka (vrej. imja:- Theranda) ka mbi 400 (katërqindë) të burgosur politik dha ka ndodhur, për shkak të moshës, për shkak të kyçjes së herëshme në ilegale, gjatë viteve shtatëdhjetave, me i njoht familjet me aktivitete, e me të gjitha. Ne kemi pasur, viteve të tetëdheta (80-ta) e nëntëdhjeta (90-ta), njerëz që kanë marrë dollar, nga Kanadaja e Amerika, nga Legaliteti e Balli komëtar, për të penguar levizjen. Ne që kemi qenë këtu i kemi ndal dhe si kemi lejuar të veprojnë.

Diaspora, për çdo respekt, ka qenë një zëdhënëse, ambasadore, ka qenë një mbledhëse e mjeteve materiale me miliona, por pak punë bëjnë, nëse nuk ke ku i dërgon. Ata që kanë përgaditur masën kanë mbetur jashtë loje! Mu për këtë nuk pajtohem dhe unë si Afrim e refuzojë mirënjohjen!

Nuk e kam pasur ndërmend ta publikoj këtë, por më ka shtyrë një kritikë:- “Mjerimi intelektual” nga Ibrahim Xhemajli, me datën 06.11.2022, të cilit ia kam dhënë përgjigjën që mund ta lexoni në shkrimin e kaluar “Fshehja e duarve që të gjuajtën, paraqet mjerim kolektiv”, që nderlidhet me diskutimin tim, të datës 31.10.2022.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/12/2022

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk