E ripostoj me foton e gjithe trevave shqipfolese. Festojmë Shqiptarisht

20
Oct
2024
/ Mar nga FCB e Nijazi Xhelos/


1 I
Jam prej Skampe,prej Shkumbini
Prej Vjose edhe Drini,
Flasim nje gjuhe te bukur shume,
Ashtu si ti edhe une.
2 II
Te festojme bashke ai,ti dhe une !
Gazi e hareja t’rrjedhin lume !
Pres me gaz edhe me shprese,
Jashte k’saj Feste askush mos t’mbese !
3 III
Jam Kosove e jam malesor,
Rritur ne male me bore,
Kosovar ne Dardani,
Bir i nenes Shqiperi,
4 IV
Une jam nga Çameria,
Nga Filati,Param’thia
Zot,me ndihmo
Te shoh,Trojet e mia !
4* IV*
Nga Saranda une jam
Emrin çam e kam
Nga Konispoli e Butrinti
Ku dragonj nena rriti !
5 V
Une jam nga Laberia,
Mbi keto viset e mia,
Kendon Shqipja trimeria,
Atje ku shtrihet Iliria !
6 VI
Jam nga Plava nga Gucia,
Nga Ulqini,Podgorica
Rroj me gaz e rroj me shprese,
Per shqiponjat di te vdese.
7 VII
Une jam nga Presheva
Nga Ternoci,Malisheva,
Nga Pazari e Lugina
Shqipetar jam,thirra!
8 VIII
Jam trimosh nga malesia,
Permbi shkemb ku shkrep liria,
Me shqiponjen fort ne duar,
Permbi male fluturuar.
9 IX
Jam prej Skampe prej Shkumbini,
Zog I shqipes me I miri,
Qe kam drite e dituri,
Qe prej votres Iliri.
10 X
Jam nga Lezha,
Jam nga Durresi
Atje ku piqet rrushi
Afer detit,qe plazhet mbushi.
11 XI
Jam edhe nga Gramshi
Nga Cerriku e nga Librazhdi
Nga Permeti Leskoviku
Ku piqet dardha e fiku.
12 XII
Jam nga Gjirokastra e gurte
Ku burrat jane trima e te urte.
Nga Libohova e Sopiku
Ku pritet mire edhe miku !
13 XIII
Jam nga Shkodra,
Jam nga Vlora,
Isa e Ismaili
Ja bene fora
Shpetuan Trojet Tona !
14 XIV
Jam nga Korça nga Devolli,
Ketu shqipja bukur foli,
Me mesoi diturine,
Drite ta shihja Shqiperine.
15 XV
Jam nga fusha me e madhe,
Myzeqeja plot hambare,
Qe ushqeva shqipen time,
Here me buke here me therrime,
16 XVI
Jam nga Dibra nga Kerçova
Gostivari dhe Tetova,
Zog i shqipes larg ne lindje,
Dhe ne zemer kam nje dhimbje,
17 XVII
E s’harrohet Manastiri
Ku lindi alfabeti,me i miri.
Me shperngulje e pa njeri
Sot asnje shqiptar,per habi !
18 XVIII
Jam shqipetar e jam Ilir,
Me nje gjuh’ shum’ te d’lir,
Jam nje popull 20 milione ,
Qe shqiponjen kam per fron !

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 20/10/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk