Shkruan: Akademik Abdulla Mehmeti
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Shpalime
Nën ndikimin e propagandës së huaj, edhe shumica e studiuesve shqiptarë i kanë falsifikuar faktet, duke përhapur idenë se shqiptarët kanë pretenduar t’i bashkojnë 4 vilajetet me shumicë të popullsisë shqiptare në një shtet të vetëm shqiptar.
Sipas shumë burimeve, siç është edhe ky tekst i rilindësit shqiptar nga Ohria, Dervish Hima, i botuar në gazetën Lajme (Vjesti) në gjuhën sllave (bullgare), e cila botohej në Konstandini, në numrin e datës 20 maj 1910, ai shkruan se, synimi i shqiptarëve është t’i bashkojnë në një shtet të vetëm pesë (5) vilajetet e tyre, jo katër vilajete siç thonë disa studiues, edhe atë: Vilajeti i Shkodrës, i Shkupit (Kosovës), i Manastirit, i Janinës dhe i Selanikut, ku bënin pjesë territoret deri te qyteti i Konstandinisë (Stambolli i sotëm).
Zvogëlimi (tkurrja e trojeve etnike shqiptare), edhe nga vetë shqiptarët, për interesa të huaja, greke, bullgare dhe turke, nga 5 vilajete me shumicë të popullsisë shqiptare në fillim të shek. XX, i zvogëluan në 4 vilajete, duke kontribuar më vonë një numër i madh edhe i mercenarëve shqiptarë që edhe këta katër vilajete të mos bashkoheshin kurrë në një shtet të vetëm shqiptar!
(27 janar 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!