Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime historie
Nga kush* dhe pse në të njëjtën kohë lindën, plani sekret “Naçertania”, më 1843, për krijimin e “Serbisë së madhe” dhe “Megali Idea”, për krijimin e “Greqisë së madhe”, më 1844, në territoret etnike historike shqiptare (ilire-dardane)?!
“MEGALI IDEA” DHE ZGJERIMI TERRITORIAL I GREQISË, 1832 – 1947
(Harta e “Megali Hellas”, Greqia e Madhe, siç u propozua në Konferencën e Paqes në Paris e vitit 1919, nga Eleftherios Venizelos, përkrahësi kryesor i Megali Idea në atë kohë.)
Ideja Megali (greqisht: Μεγάλη Ιδέα, romanizuar: Megáli Idéa, lit. ‘Idea e Madhe’) është një koncept shovinist dhe ekspansionist, që shpreh kinse qëllimin e ringjalljes së Romës Lindore (greqisht: Bizanti), me krijimin e një shteti të madhe grek, i cili do të përfshinte popullsinë “e madhe greke” (lexo: ortodokse, jo greke), që ishte ende nën sundimin e Perandorisë Osmane pas përfundimit të Luftës për Pavarësinë e Greqisë* (1821–1828) (kryengritja është organizuar nga shqiptarët, banorët vendës Arvanitë) dhe të gjitha rajonet që kishin popullsi shumicë greke, sipas ideologëve të këtij koncepti (pjesë të Ballkanit Jugor, Anadollit dhe Qipros).
Termi (ideja) u shfaq për herë të parë gjatë debateve të kryeministrit Ioannis Kolettis (shqiptar ortodoks) me mbretin Otto (gjerman), që i paraprinë shpalljes së kushtetutës së vitit 1844. Ajo dominoi marrëdhëniet e jashtme dhe luajti një rol të rëndësishëm në politikën e brendshme për pjesën më të madhe të shekullit XIX, pas pavarësisë së Greqisë. Shprehja ishte e re në 1844, por koncepti kishte rrënjë në psikikën popullore greke, e cila kishte shpresa për kinse “lirimin nga sundimi osman” dhe rivendosjen e Perandorisë Bizantine (shqip: e Buzanës).
Megali Idea nënkupton krijimin e një shteti ekspansionist grek, i cili do të ishte një territor që do të përfshinte kryesisht ish-tokat bizantine*, nga deti Jon në perëndim deri në Anadoll dhe Detin e Zi në lindje; nga Trakia, Maqedonia dhe Epiri në veri, deri në Kretë dhe Qipro, në jug.
Ky shtet i ri do të kishte si kryeqytet Kostandininë (qytetin antik Buzana të Dardanisë, kurse nga viti 1930, qyteti Stamboll i Turqisë): do të ishte “Greqia e dy kontinenteve dhe pesë deteve” (Evropa dhe Azia, deti Jon, Egje, Marmara, Deti i Zi dhe Libian). Nëse do të realizohej, kjo do të zgjeronte Greqinë moderne në afërsisht të njëjtën madhësi dhe shtrirje të Perandorisë Bizantine* (Roma Lindore, pas restaurimit të saj në vitin 1261 të erës sonë.
Megali Idea dominoi politikën e jashtme dhe politikën e brendshme të Greqisë nga Lufta e Pavarësisë në vitet 1820 deri në Luftërat Ballkanike në fillim të shek. XX. Filloi të zbehet pas Luftës Greko-Turke (1919–1922), e ndjekur nga shkëmbimi i popullsisë midis Greqisë dhe Turqisë në vitin 1923 (kryesisht popullsi shqiptare, e besimit islam nga Greqia dhe e besimit ortodoks nga Turqia).
Pavarësisht përfundimit të projektit “Megali Idea”, në 1922, deri atëherë shteti grek ishte zgjeruar katër herë, ose nëpërmjet pushtimit ushtarak ose përmes diplomacisë (shpesh me mbështetjen britanike, franceze, dhe kryesisht nga Rusia). Pas krijimit të Greqisë në 1830, ajo aneksoi Ishujt Jon (Traktati i Londrës, 1864), Thesalinë (Konventa e Kostandinisë (1881)), Maqedoninë Jugore, Kretën, Epirin Jugor dhe Ishujt e Egjeut Lindor (Traktati i Bukureshtit, 1913), dhe Trakinë Perëndimore (Traktati i Neuilly, 1920). Ishujt Dodekanezë në Detin Mesdhe u aneksuan nga Greqia pas Luftës së Dytë Botërore (Traktati i Paqes me Italinë, 1947).
(20 mars 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!