ELEGJI PER ENVER HOXHEN (Gjatë prillit 1985)

11
Apr
2025
Zgjodhi: Dilaver Goxhaj


BIR, O BIR, TË DESHËM GJALLË
Moj natyra, kaq e mirë,
Që lind maj e që lind prillë,
Lule me er’ e me shijë,
Pse shëmtove bukurinë,
E bëre këtë mënxyrë!
Ah, moj shkencë, a gjeç belanë,
që s’gjete ilaç të rrallë!
Bir, o bir, të deshëm gjakllë,
Enver Hoxha mëndjerrallë!
Golem – Gjirokastër.
PUSHOI ZEMRA E MËSUESIT TONË
Kreshat e Vela ulën kryet,
dielli u ndal e s’po bën dritë,
njimbëdhjetë prilli, e zeza ditë,
lajm më të hidhun, s’kena pritë.
Pushoi zemra e mësuesit tonë,
lumenj lotësh zemrat lshojnë.
Gjasdri e drini kur I panë,
si me dek’ Enveri – thalë.
Nalt e ngriti fukaranë,
i sull bukën, jetën, dritën.
Me ket’ burr’ san alt u ngritëm!
Mësimet busull t’ Enverit
na orientojn në rrugën e nderit. tën.
Dajç – Lezhë
PSE VAJTON NJI ÇIFTELI
Pyesin malet bri më bri:
_ Pse vajton nji çifteli?
Çifteli, kupa t’u çaftë,
pse loton, gjuha t’u thaftë!
_ Lajm i zi ma kputi telin,
nuk e kemi maEenverin,
at që plagën na shërroi,
at që jetën na zgjatoi
Çahu mal!, me plas hidhnimi!
Ku i shkoi diellit rrezatimi?
Hapu ti, kapak mermerit!
Dua dorën e Enverit.
Koplik – Shkodër.
NGREU ENVER BUKURIA
Ç’u këput lisi e ra,
mbenë motrat pa vëlla!
Ngreu, Enver bukuria,
të qan gjithë Shqipëria,
të qan plaku si fëmia!
O i mënçuri në botë,
ule mal e ngrite tokë,
ngrite në këmbë rininë,
e çlirove Shqipërinë!
Bëre Shqipërinë nure,
e bëre baçe me lule,
asnjëherë s’u përkule.
Gjirokastër
PSE KAQ ZYMT’ SOT NJËMBËDHJETË PRILLI
Pse kaq zymt’ sot njëmbëdhjetë prilli?
Syt’ pse erren e u nxi dielli?
Pse pushoi këngën bilbili?
Pse n’flamur sot randon dora?
Ka vdek shoku Enver Hoxha.
Tan’ Shqipnia vesh me t’zi.
Rrjedhin lot ma shum’ se shi,
lajm i zi i kaloi caqet,
s’e nxan ‘ udht, s’e nxan sokaqet;
s’e nxan’ fushat, rënkojin’ malet,
dallgt e dhimbjes marrin botën,
ndjen trishtim për Enver Hoxhën.
Golaj – Kukës
ZEMËRZJARRTI I PARTISË
U ndal rrotullim’ i botës,
se u ndal zemr’ e Enver Hoxhës.
Ky vigan i vegjëlisë,
ky tribun i trimërisë,
ky tmerryes i tradhëtisë,
ky pishtar i diturisë,
u bë këngë e s’pusghon kurrë,
u bë shqipe në flamur.
Lot kristali derdh fëmia,
qan e gjithë Shqipëria.
Tiranë
QAN KOSOVA BYTEVI
Qan Shqipnia shpi për shpi,
qan Kosova bytevi!
Ato zemra kosovare,
karafilat që t’i dhanë,
t’i prej zemre kurr’ s’i ndave,
trim vigan gjitmon’ të kanë.
“Bajram Curri”
DHËMBJA JONË ËSHTË E MADHE
Dat’ e prillit njëmbëdhjetë,
tunder vëndi si tërmet,
kokën ul Mali i Gjërë,
dhëmbje ndjen Shqipri’ e tërë!
Prongji – Gjirokastër
KANGAT MAL T’I NGREN KY POPULL
N’muejn prill më njëmbëdhjetë
Enver Hoxha, thon’, ka vdekë.
U ulën malet’ e puthën tokën,
tan’ pikëllim për Enver Hoxhën.
Burrel
(Përzgjedhur prej 429 elegjive, prej librit “Enver Hoxha në këngët e popullit”, Akademi e Shkencave e RPSSH, Tiranë, 1985, v.1)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria: ,

Botuar: 11/04/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk