Anekdota: Natyralisti
1. ASTROLOGJIA
Dhashë dorëheqje prej pozitës së oficerit në armatë, – tregoi oficeri i armatës.
Pse dhe dorëheqje? – e pyeti miku i tij.
Dhashë dorëheqje, sepse ushtarët e mi fitoren e parashikonin me anën e soditjes së yjeve në qiell, jo me anën e tytës së pushkëve, – tregoi oficeri i dëshpëruar.
– Nuk thonë kot të vjetrit se kush sodit yjet në qiell, e pëson në tokë, – e nderoi miku i tij.
2. NATYRALISTI
A më mirë është që njeriu të ketë origjinën prej majmunit, apo prej luanit? – e pyeti një mik natyralistin.
Krenohem që jam me prejardhje të majmunit, qoftë edhe topall të jetë, se me prejardhje të luanit, qoftë edhe mbret të jetë, – u përgjigj natyralisti.
3. JETA NË MARS
Çka mendon për jetën në planetin Mars? – e pyeti një mësues kolegun e tij.
Uroj të mos ketë jetë në planetin Mars, përndryshe të parët do të shkonin hajdutët dhe kriminelët, – u përgjigj i dyti.
4. ISHUJT E BOTËS
Në pyetjen e arsimtarit se cili ishull është më i madh në botë, Grënlanda apo Britania e Madhe, nxënësi përgjigjet që është Britania, prandaj arsimtari ia kthen:
Kujdes, djalosh, me 2.100.000 km2 Grënlanda i ha dhjetë Britani të Mëdha.
5. ORIGJINA
Unë e kam origjinën prej majmunit, – tha një nxënës në mesin e shokëve.
Ndryshe me ty, unë e kam prejardhjen prej luanit, – ndërhyri shoku që deshi të tregohej trim.
Domethënë qenke me origjinë të familjes së maceve, – ia priti i pari.
6. MREKULLIA
Duam të themelojmë shoqatën e prindërve të ndarë, – e hapi bisedën në bashkësinë lokal përfaqësuesi i shoqatës në Kosovë.
Na vjen keq, në fshatin tonë nuk gjendet asnjë rast i tillë, të gjithë janë të lumtur me martesën që e kanë bërë me shkuesi, – ia kthyen fshatarët.
7. VDEKJA E PENSIONIT
Ka ardhur një kohë e vështirë, edhe për humbjen e pensionit njerëzit po shprehin ngushëllime, – e hapi bisedën një burrë.
Nuk është fjala për vdekjen e pensionit, por për vdekjen e babait me gjithë pensionin, – tregoi miku i tij.
8. PËR FSK-në
Baba, a di të lexosh në mes rreshtave? – e pyeti i biri babain veterani të arsimit.
Si nuk di, të tillët që ankohen për mungesën e ushqimit në FSK, janë milionerë që me dekada e kanë shfrytëzuar Kosovën, tani mundohen të tregohen bujarë, – tregoi babai veteran.
9. ZJARMIA E VOTIMIT
Ju lutem analist, çka mendoni për deklaratën e deputetes, e cila thotë se LDK-ja duhet t’i ketë 61 ulëse në kuvend nëse populli dëshiron që Kosova të jetë e zhvilluar, me spitale, me çerdhe fëmijësh, me rini të shkollar e të punësuar? – e pyeti gazetari analistin.
Shyqyr që nuk e përmendi hapjen e fabrikës së traktorëve në Kosovë, – ndërhyri një tjetër.
10. LËKURA E ARIUT
Qysh bëhet mohimi i frazeologjisë “Duhet shitur lëkurën, para se të vritet ariu”, – e pyeti arsimtari nxënësi.
“Nuk duhet shitur lëkurën, para se të vritet ariu”, . u përgjigj nxënësi.
11. FUNKSIONI I VESHËVE
Cilat funksione i kryejnë veshët e njeriut? – e pyeti arsimtari nxënësin.
Veshët i mbajnë vëthët, syzat, kapelën dhe lapsin, janë të mirë për pamje estetike, – u përgjigj nxënësi.
Harrove të tregosh që veshët janë organe që kryejnë funksionin e dëgjimit, – e korrigjoi arsimtari.
12. TELESKOPI
– Me teleskop i shikova të gjitha planetët: Merkurin, Venerës, Marsin, Saturnin, Jupiterin, Neptunin dhe Uranin, mirëpo askund nuk e pashë Tokën – tha studenti i astronomisë.
– Djalosh, duke se ke harruar se ku po shkel, – e qortoi arsimtari.
13. MUQIBABA
Prej nga je, djalosh? – e pyeti plaku shokun e djalit në studime.
Jam prej Muqibabës, – u përgjigj djaloshi.
Nuk ka burrë më i mirë se baba yt, djalosh, nderoje babën! – e këshilloi plaku që nuk dinte për katundin me emër të pistë.
14. INVERSIONI
Si bëhet inversioni i deklaratës populiste të kryetari rus, Vladimir Putin: “Volimo Srbiju kao Rusiju” (E duam Serbinë sikur Rusinë)? – e pyeti gazetari analistin.
“Do t’i vrasim kush nuk e do Serbinë”, – u përgjigj analisti.
15. ANKESA FETARE
Ky mësues është i poshtër, në kohën e komunizmit djalit tim në shkollën fillore ia ka ndaluar të agjërojë ramazanin, prandaj kërkoj ta dënoni me burg të përjetshëm, – u ankua një qytetar.
E, sa për këtë unë ia puth dorën mësuesit, që nxënësve ua ka ndaluar të rrinë pa ngrënë. I lumtë mësuesit, pa bukë nuk mësohet matematika shqiptare, – ndërhyri veterani i arsimit.
16. KRYETARI
Si bëhet mohimi i fjalisë së deputetes Musliu: “Qytetarët kanë filluar t’ia shohin hairin Bedri Hamzes, ende pa u bë kryeministër”, – e pyeti deputeti kolegun e tij.
Shumë lehtë: “Qytetarët kanë filluar t’ia shohin sherrin Bedri Hamzes, ende pa u bë kryeministër”, – u përgjigj kolegu i tij.
17. GJENDJA FAMILJARE
Si i ke në shtëpi? – e pyeti njëri mikun e tij.
Korrupsioni është i shëndoshë si molla, ndërsa populli është bërë asht e lëkurë, – u përgjigj miku i tij.
18. KUSHTIMI
Kujt ia kushton këtë poezi kaq të bukur, – e pyeti njëri mikun e tij poet.
Zotit ministër me pallate shumë, përndryshe buzëqumështit më të korruptuar në pushtetin burokratik, – tregoi poeti.
19. KURESHTJA
A e di pse vonohet hapja e instagramit të bukurosheve? – e pyeti njëri kolegun e tij.
Për shkak të vëllimit të madh të fotos, – u përgjigj kolegu i tij.
Jo, për shkak se kërkesat kureshtarëve janë të shumtë, prandaj duhet pritur në radhë, – tregoi i pari.
20. LUMTURIA
Së shpejti do të kemi mjedis të pastër, – e hapi bisedën gruaja.
Nga e di ti që do të kemi mjedis të pastër? – e pyeti burri.
Po shtrenjtohet duhani, prandaj mjedisi do të jetë i pastër, – ia ktheu gruaja.
Suedi, 1 nëntor 2024
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!