Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
1. SHOVINISTI
Çka domethënë fjala shovinist? – e pyeti gazetari analistin politik.
Sipas FGjSh shovinist është njeriu që urren e përbuz popujt tjerë dhe përpiqet t´i shtypë ata, ndërsa sipas opozitës, shovinist është kur për inat të Albin Kurtit e do fashizmin serb, – u përgjigj analisti.
2. METONIMIA
Si quhet shprehja “Fabrikën e fitova me anën e trashëgimit”? – e pyeti arsimtari studentin.
Metonimi, pasi që trashëgimi i paligjshëm kryen efektin e plaçkitjes, – u përgjigj studenti.
3. MOSEDUKATA
Edukatore, fëmijët e mi po shajnë serbisht e turqisht! – i tha e ëma edukatores duke ia lënë fëmijët në parashkollore.
Eee, për këtë e keni fajin vetë, po e shikoni programin e pistë “Big brather”, – ia ktheu edukatorja.
4. GURI I SIZIFIT
Gazetari prej analistit politik kërkoi mendimin për kryeministrin shumëvjeçar, Edi Ramën:
Merita më madhe e Edi Ramës është largimi i dy kryeministrave prej qeverisë shqiptare – Sali Berishën me Fatos Nanon, të cilëve ua dha gurin e Sizifit. Prandaj sa herë që mundohen të vijnë në pushtet, do të rrokullisen tatëpjetë, – tha analisti politik.
5. BARIU
Dajë, ta kam gjetur një bari për ruajtjen e deleve, – i tha nipi dajës së tij në stane.
Duhet të jetë ndonjë çun, apo? – e pyeti daja.
Jo, është burrë, ka qenë deputet në Kuvendin Republikan, tani kërkon punë, – tregoi nipi.
Nuk e pranoj, një njeri që nuk është i zoti të mbrojë vendin, delet e mia i çon në gojë të ujkut, – ia ktheu bariu i zgjuar.
6. VEGIMI
Si shpjegohet ëndrra e Isa Mustafës, për rënien e qeverisë së Albin Kurtit? – e pyetën disa të rinj plakun.
Ndonjëherë njeriu sheh ëndërr që fluturon, ndonëse është e pamundur, ngjashëm edhe Isa Mustafa sheh ëndërr për rënien e Qeverisë Kurti, ndonëse është e pamundur, – tregoi plaku.
7. TRADHTARI
Kush është tradhtari më i madh i Shqipërisë? – e pyeti njëri mikun e tij në prani të Sali Berishës në prag të zgjedhjeve.
E di kush është, por mos më pyet në prani të Sali Berishës, se më zë belaja, ai vdes për Ahmet Zogun, – ia tërhoqi vërejtjen tiranasi.
8. VLERA KOMBËTARE
A më mirë është të thuhet që Edi Rama me Sali Berishën janë vëllezër apo miq me kryetarin e Serbisë? – e pyeti gazetari politikanin.
Më mirë të mos jenë asnjëri prej tyre, – ia ktheu me nervoz politikani.
9. MASHTRUESIT
Cilët janë më të rrezikshëm, mashtruesit apo mashtruesit e mashtruesve? – e pyeti njëri mësuesin veteran.
Mashtruesit, pasi që këta të fundit janë shkaktarë të plaçkitjes, – u përgjigj shkurt mësuesi veteran.
10. BUJARIA E DEPUTETIT
Çka mendoni për bujarinë e deputet Lutfi Hazirit, që thotë se Kosova duhet t’i japë diçka Serbisë për ta njohur Pavarësinë? – i pyeti gazetari gjilanasin.
Unë as shtëpinë e tij nuk ia kisha dhënë Serbisë, jo më trojet tona autoktone, – u përgjigj gjilanasi i revoltuar.
11. VARREZA
Kur po hyj në seancë të Kuvendit, po më duket sikur po hyj në varreza, – u shpreh deputet Haziri.
– Po të duket si në varreza, pasi që me dekada vitesh gropat i ke hapur me miqtë e tu, – ia ktheu deputeti i Vetëvendosjes.
12. BEREQETI
Nëse bie shi, të korrat do të jenë me bereqet, – tha fshatari optimist.
Nëse bie Albin Kurti prej qeverisë së Kosovës, në zabel mbi arën tënde do të ndërtoj fermën time, – tha opozitari.
13. AFRIMI I HËNËS
Një qytetar astronomin e pyeti se a është më mirë që Hëna t’i afrohet Tokës për të shndritur më shumë natën.
Më mirë është të mos luaj kurrë prej vendit, – u përgjigj astronomi që i dinte pasojat.
14. INATI
Po e teprojnë opozitarët, shumë po i shajnë kryeministrin me kryetaren, besa edhe po i kërcënojnë! – tha një prishtinas.
Shajnë dhe kërcënojnë prej zemër plasjes, pasi nuk e kanë votën e popullit, – shtoi i dyti.
Kurrë nuk do ta kenë votën e popullit, kanë me cofë, – ndërhyri i treti me duf.
15. SHQIPTARIA
I nderuari mësues, si thuhet shqip “Mëso veten duke përmendur Allahun”? – e pyeti njëri mësuesin veteran.
Mëso veten duke përmendur SHQIPTARINË, – u përgjigj mësuesi.
Ju lumtë, pasi që Zoti ka folur dhe përherë do të flasë shqip! – e miratoi i pari.
16. KËSHILLA E BABAIT
Baba, burri më ka vdekur, tani më duhet të kujdesem për vogëlushin, – u ankua e bija para babait.
Bijë, nëse dëshiron të dish se çfarë do të jetë i biri, në oborr mbaje një automobil dhe një traktor, nëse i biri magjepset pas traktorit, rri dhe kujdesu për djalin, do të bëhet i vyeshëm, nëse magjepset pas automobilit, eja në shtëpi, – e këshilloi babai.
17. ANKESA
Mama, si është mundur që ti ke lindur shtatë fëmijë, ndërsa unë nuk mund të lind fare? – u ankua e bija e martuar para nënës.
Eee, bija ime, kam lindur shtatë fëmijë si drita, për shkak se babi yt ka veshur rroba prej zhguni, kurse sot ti me burrin tënd visheni me rroba najloni, – tregoi e ëme.
18. PARAGJYKIMI
A beson se femra që ha kumbulla dynjake, lind fëmijë dynjakë? – e pyeti gazetarja një grua.
Unë kam ngrënë me dhjetëra herë kumbulla dynjake, por një nga një i kam lindur fëmijët, – tregoi gruaja.
19. HOMOSEKSUALI
Djalosh, kam një çikë, ta jap për grua, – kështu i tha fqinja djaloshit.
Më vjen keq, zonjë, jam homoseksual, – ia ktheu djaloshi me mospërfillje.
T’hangt dreqi, pse s’bëhesh burrë të martohesh, – e qortoi fqinja.
Më ka hangër dreqi, prandaj jam bërë homo… – tha fatkeqi homoseksual.
20. MESAZHI NË QIELL
Në qiellin e vrenjtë vërejta retë e zgjatura në formë gjarpri, pas pak u shndërrua në mjellme, pastaj mjellmës iu zgjat bishti dhe doli të jetë dhelpra… – kështu e hapi bisedën fallxhesha.
Pastaj çka ndodhi?
Kur Zoti në qiell e pa lojën e reve, e solli diellin dhe retë u zhdukën, – e përmbylli tregimin fallxhesha.
Suedi, 21 maj 2025
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!