Shpalime historie
Ne sot nuk zbulojmë asgjë të re, e kanë thënë studiuesit, kronistët, historianët dhe dijetarët e mëdhenj të botës shumë para neve, që fiset pellazge-ilire kanë qenë banorët më të hershëm të Gadishullit Ilirik dhe të gjithë Evropës.
Ne e ripërsëritim dhe riafirmojmë këtë të vërtetë historike, të cilën gjatë shekujve të fundit janë munduar ta shtrembërojnë, falsifikojnë dhe përvetësojnë popujt dhe shtetet tona fqinje të rajonit, të krijuara nga Fuqitë e Mëdha dhe Rusia gjatë dy shekujve të fundit, për interesat e tyre, duke e luftuar deri në shfarosje, të vërtetën dhe qenien ilire-shqiptare në Evropë.
Nuk ka dëshmi më të madhe se emrat e lashtë të vendbanimeve, qyteteve dhe krahinave, që janë të njëjtë në hapësirën ku kanë jetuar fiset e lashta pellazge-ilire dhe sipas këtyre emrave banorët e tyre kanë folur gjuhë të njëjtë, atë pellazge-ilire të lashtë, gjuhën amtare të shqiptarëve të sotëm, në hapësirën nga pellgu i Detit të Zi (nga vargmalet e Kaukazit) deri përtej Jonit, Adriatikut dhe Alpeve evropiane.
Më herët ju kemi paraqitur me dhjetëra qytete dhe vendbanime me emra të njëjtë në këto hapësira. Kësaj radhe ju përkujtojmë se nga lashtësia e hershme ekzistojnë së paku dy qytete të lashta me emër të njëjtë: EMONA; njëri në brigjet e Detit të Zi në Bullgarinë e sotme* dhe tjetri në shtetin e sotëm të Sllovenisë, në themelet e kryeqytetit të saj – Lubjana.
Populli i sotëm slloven me popullin e sotëm bullgar gati sa nuk kanë asnjë pikë takimi në histori dhe në të kaluarën e tyre, të ndodhur larg njëri-tjetrit; njëri në skajin perëndimor dhe tjetri në skajin lindor të Gadishullit Ilirik, ndërsa ilirët, banorët e lashtë autoktonë dhe pronarë historikë të këtyre territoreve sigurisht katërçipërisht dëshmohet se kanë pasur etnogjenezë, identitet, qytetërim, histori, kulturë dhe gjuhë të njëjtë, me të cilën nuk kanë asnjë lidhje historike sllovenët e sotëm dhe sllovenishtja, bullgarët e sotëm dhe gjuha bullgare.
Qytetin e lashtë Emona në shtetin e sotëm të Sllovenisë me qytetin e lashtë Emona në brigjet e Detit të Zi, në Bullgarinë e sotme, aktualisht i ndan një hapësirë gjeografike e madhe mes tyre, ku ndodhen gjashtë shtete të tjera: Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Maqedonia Veriore. Kjo është hapësira gjeografike e Ilirisë së dikurshme!
Një porosi humane drejtuar brezave të ri të këtyre popujve:
Jetoni të lumtur në vendet tuaja, në vendlindjet tuaja dhe në atdheun tuaj, që e keni të vetëm, siç e kemi edhe ne shqiptarët. Jetoni krenarë, me edukatë dhe bindje qytetëruese, si të gjithë popujt e lirë të botës, sepse ju atdhe tjetër nuk keni, siç nuk kanë as popujt tjerë. Jetoni të lumtur, sepse ju nuk jeni fajtorë pse të parët tuaj pushtues, gjyshërit dhe baballarët i kanë sjellë familjet tuaja në këto vise para se të lindni ju, por mos e mashtroni veten dhe botën asnjëherë, se jeni autoktonë në trojet e lashta etnike që nuk kanë qenë tuajat. Shkruajeni dhe mësojeni historinë sipas parimeve shkencore, jo sipas përrallave që ua ka mësuar pushteti dhe politika deri më sot! Vendlindja është e shenjtë për secilën qenie njerëzore, pa dallim të përkatësisë etnike, fetare apo gjuhësore, por edhe e vërteta historike është po aq e shenjtë për popujt autoktonë, që i kanë eshtrat dhe gjakun në çdo pëllëmbë të kësaj toke ndër mijëvjeçarë, ku sot jetojmë të gjithë së bashku, ku duhet të jetojmë në paqe dhe ta ndërtojmë të ardhmen e lumtur, për të gjithë njësoj!
* Emona (bullgarisht: Емона, greqisht: Αίμος) është një fshat dhe vendpushim bregdetar në Bullgarinë juglindore, në komunën Nesebar të provincës së Burgasit. Plazhi Irakli (Heraklea) është 5 km nga Emona. Emona ndodhet afër Kepit Emine (Emona). Aty pranë janë rrënojat e kalasë antike trake-ilire.
Emona është e njohur si vendlindja e mbretit trak Rezus (Rhesus), i cili mori pjesë në Luftën e Trojës. Sipas Iliadës së Homerit, ai u vra nga Odiseu dhe Diomedi, në bazë të legjendës, për t’ia rrëmbyer kuajt e tij të zgjedhur, të dëgjuar atëkohë për luftë.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!