EMRAT E QYTETEVE BERNA* DHE THUNI TË ZVICRËS

28
Apr
2023


Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
*Beria-Beroia: Veria-Veroia, Verona etj.
Prej kohësh është konsideruar e mundshme që “qyteti të ketë marrë emrin e qytetit italian të Veronës, i cili në atë kohë njihej si Bern në gjermanishten e mesme të lartë”. Qyteti u referua ndonjëherë si “Bern im Üechtland to distinguish it from Verona”.
Emra qytetesh me këtë emër ekzistojnë nga parahistoria, antikiteti dhe mesjeta, në gjithë hapësirën ku kanë jetuar pellazgët-ilirët e lashtë. Domethënia e këtij emri lidhen me fjalën shqipe Veri, qyteti verior, shpeshherë me forma të ndryshuar, me zëvendësimin e shkronjës V me B: Veria-Veroia; Bero-Beroia-Borea etj.
Edhe emri i qytetit të sotëm Thuni (Tuni) i Zvicrës, padyshim që lidhet me emrin e fisit të njohur dardan të Thunatëve (Thunët).
Disa studiues kanë thënë se emri i qytetit Thuni e ka prejardhje nga fjala e gjuhës kelte “danum”:
“The name of the town derives from the Celtic term Dunum, meaning (fortified town). It fell to Rome in 58 BC, when Roman legions conquered almost all of Switzerland, and it soon became one of the main centers of Roman administration in the region. The Romans were driven out of Thun, and out of the rest of Switzerland, by the Burgundians around 400 AD.”
Kjo tezë për prejardhjen e emrit të qytetit Thuni është tepër e zbehtë dhe e paargumentuar sa duhet.
Këto le të shërbejnë si orientim për thellimin e studimeve në bazë të burimeve historike, shkrimeve arkivore dhe gjetjeve arkeologjike në të ardhmen, që ne konsiderojmë se nuk janë bërë fare, ose nuk janë hulumtuar mjaftueshëm nga studiuesit, sidomos ata shqiptarë.
Edhe shumë vendbanime të tjera, katunde, qytete, male, fusha, lumenj etj., dhe jo vetëm në territorin e Zvicrës së sotme, mbajnë emra me rrënjë nga gjuha e shqipe, përkatësisht nga ilirishtja.
Këto janë dëshmi se në lashtësi, qytetërimi evropian ka qenë pjesë e pendarë e kulturës dhe qytetërimit të lashtë pellazg-ilir-arbëror, jo siç kanë shpifur deri më sot studiuesit, se ky qytetërim e ka djepin në kulturën dhe qytetërimin e lashtë grek, i cili nuk ka ekzistuar asnjëherë me këtë emër të shpifur e falsifikuar.
* Për krahasim i kemi paraqitur emrat dhe vendndodhjet e dy qyteteve: Verona në Itali dhe Berova në Maqedoninë Veriore.
(27 prill 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/04/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk