EMRAT “MALI BALLKAN” DHE “GADISHULLI I BALLKANIT” E KANË PREJARDHJEN NGA GJUHA E LASHTË SHQIPE

19
Feb
2023

Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime
Ajo që është shqiptare, e bardhë si drita, mos lejoni ta falsifikojnë, përvetësojnë dhe nxinë të huajit!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Në gjuhën shqipe: BAL dhe BALË, e ka kuptimin i/e bardhë; në gjuhën latine është përvetësuar kjo fjalë përmes metatezës: nga BALA – në ALBA, ALBI, ALPI (ALPET) etj., nga më vonë ka hyrë në përdorim kjo fjalë edhe në gjuhët sllave: BEL-A/I (nga gjuha shqipe BALA: i/e bardhë), në sllavishte: BEL-I/A (i/e bardhë).
1.
Këtë fakt e ka pranuar edhe shivinisti më i madh serb, Jovan Cvijiq, gjeograf dhe etnolog i shquar i shek. XX, i cili ndër të tjera thotë: “Nyja qendrore topografike, Mali Sharr, është quajtur Scardus. Kurora që shkon prej andej (nga Mali Sharr) në Detin e Zi është quajtur Orbelus, Rodope dhe Hemus. Ajo nga Sharri e deri në Alpe quhet Rebii Montes, Albanus Mons, Peone Alpes.”
– Jovan Cvijiq, Gadishulli Ballkanik dhe vendet sllave të jugut, Beograd, 1922.
2.
“Malet Ballkan ose Malet e vjetra shtrihen prej “Porteve të Hekurta” deri në Detin e Zi. Janë sistem malor me vargje paralele dhe të larta me pellgje tektonike. Këtë lartësi ata e ruajnë gati në të gjithë shtrirjen e tyre, duke u ulur në skajin lindor afër Detit të Zi. Malet Ballkan janë rrudhosur në oligomiocen. Fundamentin e kanë prej formacioneve të vjetra të paleozoikut, mbi të cilat shtrihen rendimentet e mesozoikut. Diferencohen nga malet Dinarite për shtrirjen e tyre në drejtim paralel, përkatësisht nga perëndimi në lindje.” (nga Enciklopeditë)
3.
Përderisa Malet Alpe të Evropës, me emër të prejardhur nga gjuha shqipe, janë quajtur sipas variantit në gjuhën latine: ALBA, ALBI, ALPI, sikurse janë qujtur edhe Malet Dinarike në Ballkanin Perëndimor, edhe mali në Italinë e sotme Albanus Mons (nga periudha e hershme etruske dhe romake), kurse varianti më i lashtë në gjuhën shqipe ka mbetur deri në ditët e sotme në emrin e Maleve Ballkan, në Bullgarinë dhe Serbinë lindore të sotme.
4.
Shpjegimet që kanë dhënë studiuesit e derisotëm për prejardhjen (etimologjinë) e emrit Ballkan, të malit dhe të gadishullit me këtë emër, janë joshkencore, jobindëse, folklorike dhe joserioze, që si të tilla më tepër i kanë shërbyer propagandës politike të shteteve të rajonit, se sa të vërtetës shkencore.
Në vazhdim i japim të plota në gjuhën angleze këto shpjegime të studiuesve për prejardhjen e emrit Ballkan:
“Etymology
Balkan Mountains, Rhodope, Rila and Pirin Mountains
It is believed[by whom?] the name was brought to the region in the 7th century by Bulgars[citation needed] who applied it to the area, as a part of the First Bulgarian Empire. [citation needed] In Bulgarian, the archaic word balkan (балкан) was borrowed from Turkic and means “mountain”. It may have ultimately derived from the Persian bālkāneh or bālākhāna, meaning “high, above, or proud house.” The name is still preserved in Central Asia with the Balkan Daglary (Balkan Mountains) and the Balkan Province of Turkmenistan. In Turkish balkan means “a chain of wooded mountains.”
In Antiquity and the Middle Ages the mountains were known by their Thracian name: the Haemus Mons. Scholars consider that the name Haemus (Αἷμος) is derived from a Thracian word *saimon, ‘mountain ridge’. The name of the place where the range meets the Black Sea, Cape Emine, is derived from Aemon. A folk etymology holds that ‘Haemus’ derives from the Greek word “haima” (αἵμα) meaning ‘blood’, and is based on Greek mythology. During a fight between Zeus and the monster/titan Typhon, Zeus injured Typhon with thunder; and Typhon’s blood fell on the mountains, which were then named for this battle.
Other names used to refer to the mountains in different time periods include Aemon, Haemimons, Hem, Emus, the Slavonic Matorni gori and the Turkish Kocabalkan.”
5.
Sa për shpjegim, në lidhje me këto teza të autorëve të huaj, të cilët prejardhjen e emrit Ballkan mundohen ta sjellin përmes gjuhës turke, persiane ose greke, ju bëjmë me dije se, asnjëherë në hapësirat e Malit Ballkan në Gadishullin Ilirik (në Bullgarinë e sotme veriore dhe Serbinë verilindore), as përkohësisht nuk ka jetuar ndonjëherë popullsi TURKE, PERSIANE APO GREKE, për më tepër se kaq, edhe në territoret ku sot jetojnë këta popuj shumica e toponimeve janë në gjuhën e lashtë shqipe, ose mund të shpjegohen vetëm përmes kësaj gjuhe.
Shih në hartë, qytetin antik Artana në Malin Ballkan, Bullgaria veriperëndimore e sotme!
(19 shkurt 2023)
* * *
Në vazhdim, lexoni:
SI U NDRYSHUA EMRI I GADISHULLIT ILIRIK NË GADISHULLI BALLKANIK?
August Cojne/Johann August Zeune, profesor gjerman i gjeografisë dhe i gjuhës gjermane, i cili për herë të parë e përdori në literaturën shkencore emrin Gadishulli Ballkanik, në vitin 1808.
Gadishulli Ilirik/Gadishulli i Ballkanik është një rajon gjeopolitik dhe kulturor në Evropën juglindore. Rajoni e merr emrin nga malet e Ballkanit, që shtrihen nga mesi i Bullgarisë deri në Serbinë lindore. Rajoni ka një hapësirë të përbashkët prej 550.000 km² dhe një popullsi rreth 55 milionë banorësh, me dendësi prej 110.7 banorë/km².
Sipas shumicës së studiuesve, emri “Ballkan” vjen nga fjala osmanishte, që do të thotë “brez malor i pyllëzuar”, por kjo nuk është e saktë sipas mendimit tonë, nuk janë të sakta as tezat për prejardhjen (etimologjinë) e këtij emri nga gjuha greke ose gjuha persiane.
Emri i Gadishullit është ndryshuar disa herë, varësisht nga sunduesit e tij gjatë historisë. Më i përhapur në lashtësi ka qenë “Gadishulli Haemus (Χερσόνησος τοῦ Αἵμου, Chersónēsos tou Haímou)”. Ballkanit i janë referuar edhe si Evropa Juglindore. Nga banorët shqiptarë vendës dhe shumica e studiuesve të huaj eminentë, në vazhdimësi është njohur si Gadishulli Ilirik.
August Cojne/Johann August Zeune (1778 – 1853) profesor gjerman i gjeografisë dhe i gjuhësisë gjermane, në fillim të shekullit të 19-të duke hulumtuar mësoi se mali Hemus në lashtësi quhej Ballkan. I frymëzuar nga ky mendim (i gabuar), gjeografi August Cojne i dha këtë emër të ri: Gadishulli Ballkanik, në vitin 1808. (Ballkanhalbinsel ose Haemushalbinsel. Gea. Versuch einer Wissenschaftlichen Erdbeschreibung, 1808).
Emri Ballkan, në vend të Hemus, nuk është plotësisht i saktë. Ky emër në turqisht do të thotë mal në përgjithësi. Popullsia turke e pjesës lindore të Gadishullit ende e quan Ballkan pjesën lindore të Hemusit të vjetër, pjesën më të ulët dhe më të parëndësishme.
Vlen të përmendet fakti që, edhe studiuesi serb Jovan Cvijiq, gjeograf dhe etnolog i shquar në fillim të shekullit XX, ndër të tjera thotë: “Nyja qendrore topografike, Mali Sharr, është quajtur Scardus. Kurora që shkon prej andej në Detin e Zi u quajt Orbelus, Rodope dhe Hemus. Ajo nga Sharri e deri në Alpe quhet Rebii Montes, Albanus Mons, Peone Alpes.”
– Jovan Cvijiq, Gadishulli Ballkanik dhe vendet sllave të jugut, Beograd, 1922.
(3. XI. 2020)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 19/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk