Ende të tronditur dhe në vazhdën e një epidemie

28
Jun
2024
Nga Valbona Xibri & Petrit Aliaj.


Brënda në një sallë, ulur në bankat e një kishe në Brescia me shumë interes dhe me një pjesëmarrje të admirueshme,ndoqëm performancën teatrale të ideuar nga regjisorja Valbona Xibri me titullin e dy kuptimtë” Brënda Formave dhe Brënda Gjurmëve”
.
Ende të tronditur dhe në vazhdën e një epidemie që na la të hutuar dhe të paaftë për ti dhënë përshëndetjen e fundit dhe një varrim dinjitoz njerëzve që humbën jetën, ne duhet të mblidhemi më shumë se kurrë për të reflektuar mbi një temë të vështirë dhe shpesh tabu, por thelbësore për të jetuar jetën në maksimum: tema e vdekjes dhe çfarë ajo përfshin nga pikëpamja personale, fetare dhe shoqërore.
“Dentro le (f)orme” (“Brenda formave” por edhe “Brenda gjurmëve”) është demonstrimi i një vepre të realizuar në kuadër të laboratorit teatral per gra e vajza, propozuar nga Shoqata Dosti dhe drejtuar nga Valbona Xibri.
Laboratori ishte një mundësi për të krijuar një grup te bashkuar, pa kufizime të origjinës, moshës apo fesë dhe i aftë për të ndarë dhe përpunuar ndjenja dhe përvoja. Mund të thuhet se lärmia e prejardhjes se pjesëmarrësve ishte pika e fortë e krijimit, duke pasur parasysh se si ndryshojnë ndjenjat e njerëzve ndaj vdekjes dhe rilindjes. Qëllimi ishte eksplorimi i ritualeve dhe zakoneve që në fe të ndryshme kanë të bëjnë me humbjen dhe zinë.
Nëpërmjet këngëve, lutjeve, vallëzimit, lëvizjes dhe improvizimit teatral, pjesëmarrëset krijuan një botë integrale duke ri-interpretuar traditat popullore dhe fetare. Një botë që nuk bën dallim mes këngës dhe vallëzimit, ashtu siç nuk ndan jetën nga vdekja.
Një temë aktuale në kohët mbas-pandemike e mbështetur nga një ndjenjë rilindjeje dhe një dëshirë e fortë për të përqafuar dhe festuar jetën.
Regjisore Valbona Xibri,
Dentro le (f)orme
Performance teatrale
Ancora frastornati, sulla scia di un’epidemia che ci ha lasciati increduli e ci ha resi incapaci di dare l’ultimo saluto a chi abbiamo perso e anche una degna sepoltura ai nostri morti, abbiamo più che mai bisogno di riunirci per riflettere su un argomento difficile e molto spesso tabù, ma essenziale per vivere a pieno la vita: l’argomento della morte e di ciò che comporta dal punto di vista personale, religioso e comunitario.
“Dentro le (f)orme” è la dimostrazione di un lavoro svolto all’interno del laboratorio teatrale rivolto a donne italiane e straniere, proposto dall’Associazione Dosti e condotto da Valbona Xibri.
L’obiettivo era quello di esplorare i rituali e le usanze che nelle diverse religioni hanno a che fare con la perdita e il lutto.
Il laboratorio è stato l’occasione per creare un gruppo coeso, senza vincoli di provenienza, età o religione e capace di condividere ed elaborare emozioni ed esperienze. Si potrebbe dire che l’eterogeneità è stato il punto di forza del laboratorio, visto come cambiano i sentimenti delle persone nei confronti della morte e della rinascita. L’obiettivo era quello di esplorare i rituali e le usanze che nelle diverse religioni hanno a che fare con la perdita e il lutto.
Attraverso canti, preghiere, danza, movimento e improvvisazione teatrale le partecipanti hanno creato un mondo integrale reinterpretando le tradizioni popolari e religiose. Un mondo che non distingue tra canto e danza, così come non divide vita e morte.
Un argomento attuale in tempi post pandemici, sostenuto dal senso di rinascita e dal forte desiderio di abbracciare e celebrare la vita.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/06/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk