ENVER HOXHA INTERVISTË DHËNË GAZETËS «BASHKIMI» …

14
Aug
2023

ENVER HOXHA INTERVISTË DHËNË GAZETËS «BASHKIMI» RRETH PRETENDIMEVE GREKE NË KËSHILLIN E SIGURIMIT KUNDËR PRANIMIT TË
SHQIPERISË NË OKB
10 mars 1946
PYETJE: Cila është arësyeja që z. Rendisi kërkon ta paraqesë Shqipërinë në radhë të agresorëve, kurse Shqipëria zë një vend të parë në radhët e atyre që luftuan kundër agresorëve?
(1-Rendis, Ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë monarko–fashiste në këtë kohë dhe kryetar i delegacionit grek në OKB.)
PËRGJIGJE: Qëllimet e z. Rendis, qëllimet e kësaj manovre të fashistëve grekë, të ndihmuar nga reaksioni ndërkombëtar, ka kohë që po i vë në dukje shtypi reaksionar grek me metodat më të poshtra. Këto qëllime
janë pretendimet e tyre mbi Shqipërinë e Jugut.
Argumenti i z. Rendis, paraqitur OKB-së për mospranimin e Shqipërisë në këtë organizatë,
argument mbështetjeje për pretendimet e tyre imperialiste, është aq qesharak sa edhe preteksti i Italisë fashiste kur i deklaroi luftë Greqisë dhe që konsistonte në «vrasjen e Daut Hoxhës». (Daut Hoxha, në verën e vitit 1940 u gjend i vrarë nëkufirin me Greqinë. Vrasja e tij u përdor si pretekst për sulmin e Italisë fashiste kundër Greqisë në tetor 1940.) Me argumentin e tij z. Rendis përpiqet ta paraqesë Shqipërinë dhe popullin shqiptar si të lidhur ngushtë me agresionin që ju bë Greqisë nga ana eItalisë fashiste, ta konsiderojë Shqipërinë në një plan,dhe fajtore si Italinë fashiste dhe këtej të mbështetë tezën e tij imperialiste për pretendime tokësore dhe për reparacione. Kur qeveria e Athinës, me anën e letrës së z. Rendis, thotë se -«pret që të vendosen marrëdhënjet normale në mes të dy vendeve•, shfaq sa thashë më lart. Z. Rendis, qeveria e tij dhe gjithë fashistët grekë
duhet të dinë një gjë, se atë që pësoi Greqia më 1940
nga ana e Italisë, vendi ynë e pësoi që më 7 prill 1939.
Dhe, kur populli shqiptar luftonte më 7 prill dhe në
fillim të okupacionit, miqtë e z. Rendis, Metaksas me
shokë jo vetëm nuk e ngritën zërin kundër kësaj katastrofe që po i ndodhte fqinjës së tyre të vogël, po as që ekonsideruan këtë agresion si një rrezik iminent që i kanosej Greqisë dhe gjithë Ballkanit. (Metaksas (1871-1941), gjeneral fashist grek, kryesoi diktaturën fashiste në Greqi në vitet 1936-1941.)
Urrejtja e popullit shqiptar për Italinë imperialiste dhe fashiste është e njohur në gjithë botën. Këtë urrejtje populli ynë e ka
manifestuar në Luftën e Vlorës (1920), në përpjekjet kundër regjimit të Zogut, vegël e fashistëve italianë dhe më në fund në epopenë e tij të madhe që filloi më 7 prill1939 dhe mbaroi me shkatërrimin e Gjermanisë naziste.
Duhet të kesh gjykimin dhe qëllimet e z. Rendis që të përpiqesh të mbulosh diellin me shoshë, të fshehësh të vërtetën e madhe. Ngjet një gjë te z. Rendis dhe shokët e tij: ata s’mund të dallojnë dot kuislingët nga populli dhe prova është se në Greqi kuislingët janë në fuqi dhe populli po shtypet. Në gjithë botën përparimtare dhe antifashiste është bërë dallimi i kuislingëve nga populli. Në Shqipërinë tonë ky dallim u bë që më 7prill, u bë me armë dhe me luftë të pamëshirshme, të paprerë e pa kompromis. Greqisë nuk ja deklaroi luftën populli shqiptar, por Italia fashiste dhe kuislingu Shefqet Vërlaci me shokët e tij. Se qysh e filloi dhe e mbaroi luftën e tij heroike populli shqiptar kundër Italisë fashiste,
zoti Rendis dhe shokët e tij le të informohen më mirë, le të këqyrin më së afërmi përpjekjet e përgjakshme të popullit tonë, le të studjojnë më mirë deklaratat që kanë bërë ministrat e jashtëm të aleatëve të mëdhenj Mollotov, Hull dhe Iden, le të studjojnë deklaratat e oficerëve aleatë kur ndodheshin në vendin tonë gjatë kësaj lufte.Se ç’përfaqësonin kuislingët në vendin tonë dhe ç’dënim u dha këtyre populli, pseudodemokrati Rendis, po të
interesohet t’i mësojë, do t’i copëtohet zemra për fatin që pësuan këta tradhëtarë.
Përsa i përket shpalljes së luftës Greqisë nga ana e
Italisë fashiste dhe kuislingut Shefqet Vërlaci dhe përsa i përket zhvillimit të vetë luftës, jo vetëm që popullishqiptar s’ka asnjë përgjegjësi, por populli ynë ishte kundër luftës italo-greke, ishte me popullin heroik grek që vritej dhe futej në një robëri të rëndë, sikundër që u fut edhe ai vetë që më 7 prill të 1939-s. Populli ynë, këto
ndjenja që ushqente kundrejt fqinjit të tij, i manifestoi
duke luftuar kundër italianëve. Zoti Rendis duhet të dijë
se, kur Italia fashiste i deklaroi luftë Greqisë, burgjet u mbushën me patriotë shqiptarë që manifestonin nëpër rrugët e qyteteve dhe gjakoseshin me karabinierinë italiane. Me mijëra patriotë shqiptarë mbushën kampet e përqëndrimit në Itali. Luogotenenca u përpoq të shtypte shpirtin patriotik e kryengritës të të rinjve shqiptarë duke i dërguar ata në kampe përqëndrimi, pse rezistenca e popullit tonë kishte marrë hov. Zoti Rendis duhet të
dijë se muret e Tiranës u mbushën me afishe kundër
luftës italo-greke, se grupet e rezistencës me trakte dhe me propagandë, bënë të dezertonin nga radhët e ushtrisë
kuislinge ushtarët shqiptarë. Shumë nga ata u internuan
në fushat e përqëndrimit të fashizmit. Zoti Rendis duhet
të dijë se çetat e lëvizjes nacional-çlirimtare goditën me
armë në Shqipërinë e Mesme italianët dhe furnizimet e
tyre që shkonin në frontin grek dhe se dëshira e popuIlit tonë për të luftuar krah për krah me ushtrinë greke kundër italianëve u refuzua kategorikisht nga komanda greke; jo vetëm kaq, por edhe u çarmatos populli i
Shqipërisë së Jugut. Simpatinë për popullin grek dhe
solidaritetin në luftën për kauzën e përbashkët, populli
shqiptar e vazhdoi edhe nën okupimin gjerman. Batalionet e brigadave tona, të vëllazëruar me ushtrinë e ELAS-iti (ELAS — Ushtria Nacional-Çlirimtare Greke.) dhe me gjithë popullin grek, kanë kaluar
kufirin dhe kanë goditur në tokat greke okupatorin e
përbashkët gjerman. Këto i di populli i ndershëm grek, po këto i di edhe banditi Zerva dhe shokët e tij.
Ç’po ngjet tani në Greqi, e di gjithë bota, dhe ç’përfaqëson zoti Rendis, edhe këtë e di gjithë bota antifashiste. Provokacionet e panumërta dhe të përditshme, që fashistët grekë po bëjnë në kufirin tonë, fushata e shtypit reaksinar grek me pretendimet e kota dhe me
shpifjet e poshtra, pretendimet e zotit Rendis dhe tëqeverisë së tij përpara Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, të gjitha këto janë një vepër e tërë e denjë përdishepujt e vërtetë të dr. Gëbelsit. Populli shqiptar nuk u trembet këtyre kërcënimeve, as pretendimeve të tipit fashist, sepse ai e provoi përpara gjithë botës si luftoi
fashizmin dhe agresionin, si luftoi kuislingët e vendit tëtij, si shqelmoi dhe çori vendimet e këtyre të fundit, që s’kishin të bënin aspak me ndjenjat e popullit, por ishinbnë kundërshtim flagrant me to.
Do të jetë mohimi i gjithë luftës së madhe antifashiste, ku u vranë me miliona njerëz, po të ketë njerëz dhe shtete që të lejojnë persona të tillë, si zoti Rendis dhe shokët e tij, të vazhdojnë veprën e fashistëve gjermanë e italianë dhe të turbullojnë paqen. Sa për popullin tonë, ai, ashtu si ishte i ndërgjegjshëm për të luftuar
fashizmin okupator, ashtu është edhe sot i ndërgjegjshëm dhe i vendosur të mbrojë paqen dhe të drejtat e tija që kërkojnë t’ja shkelin ose t’ja grabitin banditëtfashistë të tipit të ri.
Botuar për herë të parë në gazetën «Bashkimi ». , Nr.369,10 mars 1946

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk