Enver Hoxha :”Këmbana për mbrojtjen e Atdheut le të bieri edhe një here më shumë”!

07
Jun
2024
Shkruan: Bardhyl Hazizaj

E vërteta është se sa ishte në krye të Partisë Komuniste (PPSH) ai zbatoi Marksizëm Leninizmin në kushtet e vendit .Në luftën e-II- boterore Shqipëria u rreshtua me Koalicionin me te madh Antifashist të udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik,SHBA, Anglia,ku zuri vëndin e saj të merituar të vulosur me gjakun e bijëve më të mirë të kombit!?!
Nën udhëheqjen e PPSH dhe Enver Hoxhës -Mbrojti Atdheun nga synimet e veprimtaria armiqësore e imperialisteve, socialimperialistëve dhe veglave të tyre. Për mbrojtjen e vëndit :Vetëm gjatë viteve 1949-1954 përballuan 2.334 provokacione të armikut, asgjësuan 110 diversantë e shkelës kufiri dhe u kapen 964 të tjerë, përbërës të 300 grupeve e organizatave kriminale, të stërvitura e të paguara nga agjenturat e huaja. Presidenti Nishani- dt 22.02.2017,dekoroi 400 diversantët që hodhi CIA në Shqipëri në vitet ’50! (Lexo Frank Shkreli dokumenata e CIA per te rrezuar E.Hoxhen! Tani gjykoni vet!)
– U Farkëtua aleanca e klasës punëtore me fshatarsinë punonjëse dhe me masat e tjera të popullit nën udhëheqjen e vetme të saj. -Vendosi forcimin e persosjen e parreshtur të pushtetit popullor si formë e diktaturës së proletariatit. -Zhduku prapambetjen shekullore ekonomike, shoqërore, kulturore e teknike të vëndit duke kapërcyer fazën e kapitalizmit të zhvilluar; -Ngriti industrinë socialiste si forme drejtuese në ekonominë popullore; -Kolektivizoi, mekanizoi e zhvilloi bujqësinë, duke kaluar nga bujqësia ekstensive në bujqësi intensive ; -Zhduku si klasë çifligarët dhe borgjezinë dhe shfrytëzimin e njeriut nga njeriu si në fshat edhe në qytet; -Krijoi inteligjencën e re e përparimtare; -Vendosi marrdhënie të reja mbi bazën e barazisë, respektimit të pavarsisë dhe tërësisë teritoriale mosndërhyrjen në punët e brëndëshme dhe dobisë reciproke; -Ruajti unitetin ideologjik dhe organizativ të radhëve të Parti -Vendosi marrdhënie vllazërore me partite e tjera Marksiste Leniniste mbi bazën e internacionalizmit proletar! Këto arritje duheshin ruajtur ,fatkeqësusht u shkatërrua gjithëçka! Shumë gjëra gjatë ndërtimit e zhvillimit të vëndit ,nuk u bënë ashtu siç dëshironim, por shumë gjëra u realizuan në mënyrën më të mrekullueshme.Ky
ishte roli i Tij! Ne i referohemi te kaluares jo të për ta gjykuar Enver Hoxhen apo PPSH por për tu orientuar.Na
kanë akuzuar si izolacionist, por s’është e vërtetë! Nën udheheqjen e PPSH gjithë ai zhvillim i vëndit mos valle u bë pa ndihmën e huaj? Kur të huajt ja e paten me hile PPSH, ajo u tregoi vendin, Titos, Hurshovit, edhe perendimit! Ne e pranuam ndihmen e huaj por luftuam hegjemonizmin se nëqoftëse do të mbylleshim nuk do të zhvilloheshim kaq shpejtë! Pas kësaj Perëndimi e izoloi Shqipërinë ne ndërtuam Socializmin me forcat tona , pa ndihmën nga jashtë.Tani dyert janë hapur,por a e shikoni se ku kemi arritur! Sot Krimi,korrupsioni, mashtrimi, fatkeqesite natyrore, rrëmbimi i 357 km 2 det nga Greqia me 2009, kur fqinjet armatosen deri ne dhembe ne skemi as arme gjahu ,e as kova uji per te shuar zjarret ne Sazan jo mandej ne Munellë, apo Breki pas Gjalicës !Në vitin 1979 u ngriten ne alarm dy njesi ! Dikush nga udheheqja tha se ishte alarm i rremë! E.Hoxha tha:” Këmbana për mbrojtjen e Atdheut le të bieri edhe një here më shumë!”! Labi nga Miçigani për Enver Hoxhën shkruan:
” Dallgët deti do t’i ndalë,Dielli do të ndrisë ngadalë, E verteta në dritë do të dale, kush na ishte ai djalë.O Enver Ylli me nur,Populli s’të harron kurrë. Do ta ngrejmë kalanë me gurë,do të qëndisim me flamur!
Lavdi veprës së PPSH dhe Enver Hoxhës!Ripostim!
Tiranë më 07.06.2024

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/06/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk